• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Raporti i BSH: Çmimet e banesave u rritën me 9% vitin e kaluar, për Tiranën shtrenjtimi ishte 12.3%

13:33 : 29/04/2022
në AKTUALITET, EKONOMI

Çmimet e banesave kanë vijuar rritjen edhe në gjysmën e dytë të vitit të kaluar.

Sipas Bankës së Shqipërisë, Indeksi Fischer i çmimit të banesave u rrit me 8.4%% krahasuar me gjashtëmujorin e parë dhe me 9% me bazë vjetore. Ky ndryshim tregon se, sidomos gjatë gjysmës së dytë të vitit 2021, rritja e çmimeve të banesave në vend është përshpejtuar ndjeshëm. Megjithatë, duke iu referuar vrojtimit periodik të Bankës së Shqipërisë, rritja vjetore e çmimit të banesave rezultoi më e ngadalësuar, krahasuar me nivelin 11.3% të vitit 2020.

Tendenca e rritjes së çmimeve të banesave ka vijuar edhe për tregun më të madh të pronave në vend, atë të Tiranës. Çmimet e banesave në kryeqytet u rritën me 8.5% krahasuar me 6-mujorin e dytë 2020 dhe me 12.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për Tiranën, rritja vjetore e çmimeve rezultoi më e lartë krahasuar me nivelin 8.9% që ishte regjistruar gjatë vitit 2020. Numri i njësive të shitura në zonat më të preferuara të kryeqytetit ishte dy herë më i lartë në krahasim me vëllimin e shitjeve të realizuara gjatë gjysmës së parë të viti. Për shkak të çmimeve më të larta të kësaj zone, ky zhvillim përfaqëson edhe faktorin kryesor pas rritjes së ndjeshme të çmimeve të banesave gjatë periudhës.

Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë konfirmon se çmimet e pronave vazhdojnë të rriten, ndonëse me ritme disi më të ngadalta krahasuar me vitin 2020. Pritshmëritë e agjentëve të tregut janë përsëri optimiste për të ardhmen e afërt, pavarësisht zhvillimeve inflacioniste. Agjentët presin gjithashtu rritje të çmimeve të pronave të paluajtshme për banesat dhe pronat tregtare. Sidoqoftë, vrojtimi i këtij gjashtëmujori është kryer para shpërthimit të luftës në Ukrainë dhe nuk përfshin ndikimin e mundshëm të këtij faktor në perceptimin dhe pritshmëritë e aktorëve të tregut. Informacioni mbi ecurinë e çmimeve dhe vlerësimin e situatës në tregun e pasurive të paluajtshme merret nëpërmjet vrojtimit në terren të një kampioni të përbërë nga 230 subjekte, që kanë si aktivitet kryesor tregtimin e pronave të paluajtshme dhe ndërtimin, shitjet e të cilave përfaqësojnë rreth 75%-80% të xhiros së tregut.

Në perceptimin e aktorëve të tregut, kredia bankare ngelet një faktor i rëndësishëm në mbështetjen e kërkesës. Sipas agjentëve, ashtu si periudhën e kaluar, rreth 30% e pronave për banim dhe e atyre për përdorim tregtar të shitura prej tyre janë blerë me hua bankare. Nga këto, në gjysmën e rasteve kredia ka mbuluar deri në 60% të vlerës. Edhe statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë një rritje me ritme të shpejta të kredisë për blerjen e pronave nga individët. Vitin e kaluar, portofoli i kredisë hipotekare për individët arriti vlerën e 146 miliardë lekëve, në rritje vjetore me 13%.

Lexo edhe:

BSH kërkoi që pagesat të kryehen në lekë, bizneset dalin kundër: Dëmton aktivitetin

Raporti i BB: Shqipëria e para për lejet e ndërtimit

Oferta e bankave në këtë segment të tregut vazhdon të jetë mjaft e lartë, sepse kredia për banesa vlerësohet si një nga produktet që mundëson rritjen afatgjatë të portofolit dhe një shpërndarje të mirë të rrezikut. Për më tepër, kredia për blerje banesash vazhdon të jetë një ndër produktet më cilësore të kredisë, e ilustruar nga raporti i ulët i kredive me probleme. Raporti i kredive me probleme për këtë produkt zbriti në 3.1% në fund të 2021, në rënie të mëtejshme nga niveli 4.3% i fundit të vitit 2020.

Edhe për sa i takon ofertës, Banka e Shqipërisë evidenton se kredia për ndërtim shënoi ritme të larta rritje, duke u zgjeruar me 27% krahasuar me vitin 2020. Një tjetër tregues i ofertës, numri i lejeve të ndërtimit, shënoi rritje të shpejtë vitin e kaluar. Mbështetur në të dhënat e Instat, gjatë 2021 u dhanë pothuajse 1400 leje të reja ndërtimi, në rritje me 45% krahasuar me një vit më parë.

/monitor.al/

Etiketa: BSHcmimi i banesavepër Tiranën shtrenjtimi ishte 12.3%Raporti i BSH: Çmimet e banesave u rritën me 9% vitin e kaluar

Lajme të lidhura

AKTUALITET

BSH kërkoi që pagesat të kryehen në lekë, bizneset dalin kundër: Dëmton aktivitetin

16:09 : 23/07/2024
AKTUALITET

Raporti i BB: Shqipëria e para për lejet e ndërtimit

15:31 : 12/04/2024
AKTUALITET

Dokumentet/ A është i përfshirë Guvernatori Sejko në skandalin e zhvatjeve të MCA?

19:48 : 14/03/2024
AKTUALITET

Kartëmonedhat e vjetra në qarkullim, BSH njofton afatin përfundimtar të këmbimit

17:36 : 12/12/2023
AKTUALITET

Inflacioni bie brenda objektivit, por ushqimet mbeten të shtrenjta

08:00 : 08/11/2023
AKTUALITET

Kredia në rritje për të dytin muaj radhazi, 9-mujori me vlerën më të lartë në 8 vite

16:41 : 30/10/2023
Para
Foto: Instagram

Gafa e Arbana Osmanit, u sugjeron besimtarëve myslimanë për iftar makarona me mish derri e verë të bardhë

TË GJITHA

Video/ “Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri”, banderola e tifozëve kuqezi mbulon Piramidën!

18:40 : 07/06/2025

UEFA nuk i “ndan sytë” sfidës Shqipëri-Serbi, dërgon në Tiranë një ish-shef policie!

18:31 : 07/06/2025

Kush po e mban shishen me benzinë te landfilli i Vlorës?

18:22 : 07/06/2025

Artikulli i “The Guardian”: Shqipëri-Serbi, ngjall kujtime të përplasjes kaotike të vitit 2014

18:21 : 07/06/2025

FOTO-LAJM/ Me flamurin kuqezi mbi shpinë, tifozi afrikan mbështet Kombëtaren shqiptare

18:01 : 07/06/2025

Virusi HIV në rritje në Kosovë, 10 raste të reja në pesë muaj

17:52 : 07/06/2025

Legjenda e Kombëtares, Lorik Cana: Emocion i madh, e mundim Serbinë NUK KANË SHANCE…

17:49 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com