• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Turizmi ende nuk kap ritmin e para pandemisë/ Bien vizitorët nga Kosova, mbi 1 mln shqiptarë ikën jashtë

15:37 : 26/04/2022
në AKTUALITET, EKONOMI

Turizmi edhe pse po shënon rikuperim të vazhdueshëm në raport me periudhën e pandemisë ende nuk po kap shifrat e normalitetit që njihnim para COVID-19.

Statistikat e fundit për Lëvizjet e Shtetasve në mars 2022 të publikuara nga INSTAT tregojnë për një rritje të numrit të vizitorëve në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë por sërish nën nivelin e vitit 2019 që merret si referencë e një viti normal. Konkretisht hyrjet për janar-mars 2022 janë 671.210 një shifër kjo 5.8 për qind më e ulët sesa hyrjet e të njëjtës periudhë në vitin 2019.

Ndërkohë që në raport me vitin 2021 ka përmirësim të dukshëm teksa numri i vizitorëve është rritur në janar mars 2022 me rreth 30 për qind.

“Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Mars 2022, janë 632.961. Krahasuar me Mars 2021, ky tregues rezulton me një rritje 60,5%. Në Mars 2022, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 275.976. Krahasuar me Mars 2021, ky numër është rritur me 62,1%.

Gjatë tre muajve të parë 2022, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Greqia ka pasur rritjen më të madhe me 5 herë, ndërsa Kosova ka pasur rënien më të ndjeshme me 9,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021”, thuhet në publikimin e INSTAT.

Lexo edhe:

No Content Available

Turizmi patriotik ishte ai që dominoi gjatë periudhës së pandemisë ku shqiptarët e Kosovës rritën në mënyrë të ndjeshme vizitat drejt Shqipërisë duke tejkaluar edhe shifrat para pandemisë por duket se viti 2022 ka shfaqur një tendencë të kundërt. Numri i vizitorëve nga Kosova ka pasur rënie dhe kjo nga turoperatorët lidhet me dy aspekte: së pari me kushtin e certifikatës së vaksinimit dhe tamponët që kërkoheshin në kufi dhe së dyti me faktin që tashmë shumica e vendeve kanë hequr kufizimet duke lënë më shumë hapësira zgjedhjeve për vizitorët.

Nga grupet që vihet rritje gjatë vitit 2022 janë polakët që janë dyfishuar në raport me janar mars 2019 kohë kur ende pandemia nuk ishte shkak frenues ndërkohë që rritja është e dukshme edhe në raport me vitin 2021.

Daljet e shtetasve

“Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Mars 2022, janë 689.064, duke shënuar një rritje me 66,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Mars 2022 janë 388.067. Krahasuar me Mars 2021, ky numër është rritur me 51,7%. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Mars 2022, janë 300.997. Krahasuar me Mars 2021, ky numër është rritur me 90,9%. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë tre muajve të parë të 2022, është 1.053.690, duke u rritur 39,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare”, thuhet në publikimin e INSTAT.

/Monitor.al/

Etiketa: mbi 1 mln shqiptarë ikën jashtëTurizmi ende nuk kap ritmin e para pandemisë/ Bien vizitorët nga Kosova

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Akuzohet se ka përdhunuar një vajzë të mitur, reperi Gjiko del sot para Gjykatës

TË GJITHA

Nën masa të forta sigurie, ekipi serb largohet nga Tirana drejt Beogradit

10:59 : 08/06/2025

I ngordhin 7 dele pasi i zu korrenti, bariu nuk merr shpërblimin e dëmit të përcaktuar nga akt-ekspertimi

10:55 : 08/06/2025

I kishte mbaruar afati i vizës, ndalohet në SHBA ylli i TikTok Khaby Lame

10:50 : 08/06/2025

Trump angazhon Gardën Kombëtare pas protestave kundër dëbimeve të emigrantëve të paligjshëm

10:42 : 08/06/2025

‘Profesorë’ që mbrojnë narko-qeverinë në emër të Shqipërisë!

10:36 : 08/06/2025

Mediat serbe e bëjnë dramë, harrojnë çfarë ndodhi në Beograd! Kurir: I mbijetuam ferrit në Tiranë!

10:24 : 08/06/2025

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, shkrumbohet nga flakët një automjet – VIDEO

10:11 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com