• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama: BE-ja? Nëse nuk pranon martesë, do të jemi murgeshat e Europës

16:56 : 20/04/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kryeministri Edi Rama i kërkoi Gjermanisë gjatë vizitës që pati, mbështetje në Bruksel për procesin e Integrimit. Në një intervistë për gazetën gjermane ”WELT”, Rama shpjegon pse Ballkani ka një rëndësi qendrore për Europën dhe se çfarë do të thotë lufta në Ukrainë për rajonin.

“Nëse BE-ja nuk pranon të martohet, ne do të plakemi pa u martuar kurrë. Ne do të jemi murgeshat e Evropës. Por ne kurrë nuk do të heqim dorë nga përpjekjet për t’u martuar me BE-në dhe me askënd tjetër”,-tha Rama.

Katër vjet më parë, në një intervistë për WELT, ju thatë se ishte paradoksale që Shqipëria nuk ishte ende anëtare e BE-së. Deri më sot, negociatat e anëtarësimit nuk kanë filluar. Ku qëndron problemi?

M’u desh ta pësoja për të marrë këtë mësim: nuk mjafton ta duash e t’i përkushtohesh BE-së, nuk mjafton që të bëjmë gjithçka që ajo kërkon për të dhënë pëlqimin e saj për martesë. Sepse nuk ka të bëjë me ne, por me ta. Komisioni Evropian ka katër vjet që ka dhënë dritën jeshile, por dikush në Këshillin e BE-së vazhdon të thotë jo dhe procesi ngrin sërish.

Pse ndodh kjo?

Lexo edhe:

Zbatimi i masës së sigurisë, Ajola Xoxa paraqitet në SPAK

Skandali me biletat/ Modelja: Ma siguroi Armando Duka, i bëra një telefonatë!

Kjo ndodh për shembull, kur afrohen zgjedhjet kombëtare. Disa qeveri në BE janë pengje të narrativave nacional-populiste, si përshembull nëse BE-ja pranon një anëtar të ri, do shtohen gjithnjë e më shumë anëtarë të tjerë. Është një manovër taktike sepse kanë frikë nga opinioni publik.

Lufta kundër korrupsionit është një nga parakushtet për anëtarësimin në BE. Transparency International e rendit Shqipërinë ndër të fundit për Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International, në vendin e 110 nga 180 në 2021. A është vërtet vendi juaj gati për BE?

Nuk i besoj kësaj transparence, sido që të jetë, asnjë sekondë. Ne kemi bërë kaq shumë përparim. Vetëm një shembull: Shqipëria ka dixhitalizuar tashmë 95 për qind të shërbimeve të saj. Kur u futa në politikë, asnjë shërbim nuk menaxhohej në mënyrë dixhitale. Njerëzit duhej të qëndronin në radhë për orë të tëra për të marrë një dokument. Gjithçka ishte e korruptuar. Si ka mundësi që kjo ecuri të mos përmirësojë renditjen tonë? Le të mos harrojmë edhe reformën tonë në drejtësi.

BE po diskuton borxhet e përbashkëta. Edhe në këtë kuadër, disa vende mund të hezitojnë të pranojnë një vend ekonomikisht të dobët si Shqipëria, veçanërisht pas pasojave ekonomike që la pandemia dhe tani lufta në Ukrainë…

Shqipëria mund të mos jetë e pasur, por nuk duhet harruar se si të gjitha vendet e Ballkanit është vend i vogël. Ballkani ka shumë rëndësi gjeostrategjike. Është e rrezikshme për BE-në që vendet e Ballkanit të mos jenë anëtare. BE-ja do të ishte më e sigurt dhe më e fortë me to si pjesë e saj. Për momentin, BE-ja është i vetmi realitet gjeografik me një kufi të brendshëm, është si një njeri që vjen rrotull me plagën hapur. Kjo e bën të dobët dhe i duhet ta mbyllë këtë plagë për të mbrojtur veten. Një shembull: Gjatë krizës së refugjatëve në 2015, njerëzit erdhën nga Turqia në Greqi në BE, pastaj u larguan përsëri nga Bashkimi Europian përmes Maqedonisë, hynë në BE përmes Serbisë dhe më pas përmes Kroacisë. Nëse vendet e Ballkanit do të kishin qenë anëtarë të BE-së, do të kishte qenë shumë më e lehtë për të zbutur fluksin e refugjatëve, sepse Ballkani mund të ishte përdorur si një zonë parandalimi. Aplikimet do të ishin përpunuar atje dhe njerëzit do të ishin penguar të hynin në BE në mënyrë të rregullt.

Po sikur BE – e thënë me fjalët tuaja – të mos pranojë kurrë të martohet me Shqipërinë? Kur t’ju shterojë durimi dhe të filloni të kërkoni për një partner të ri, ndoshta pak më në lindje…

Nëse BE-ja nuk pranon të martohet, ne do të plakemi pa u martuar kurrë. Ne do të jemi murgeshat e Evropës. Por ne kurrë nuk do të heqim dorë nga përpjekjet për t’u martuar me BE-në dhe me askënd tjetër.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zbatimi i masës së sigurisë, Ajola Xoxa paraqitet në SPAK

11:15 : 09/06/2025
AKTUALITET

Skandali me biletat/ Modelja: Ma siguroi Armando Duka, i bëra një telefonatë!

11:09 : 09/06/2025
SPORT

Ndeshja në Tiranë/ Federata serbe falenderon Dukën, shan tifozët dhe quan organizatë terroriste UÇK

11:04 : 09/06/2025
AKTUALITET

Gjykata dënon me 55 vite burgim në total autorët e vrasjes së Edmond Papës

10:37 : 09/06/2025
BOTA

Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska

10:18 : 09/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi javor, 9-15 qershor 2025/ Ja cila shenjë do të jetë më me fat

10:06 : 09/06/2025
Para
Foto: FSHF.org

Miqësorja “brenda grupit”, mbyllet sfida mes Kombëtares U-19 dhe U-18

TË GJITHA

Zbatimi i masës së sigurisë, Ajola Xoxa paraqitet në SPAK

11:15 : 09/06/2025

Skandali me biletat/ Modelja: Ma siguroi Armando Duka, i bëra një telefonatë!

11:09 : 09/06/2025

Ndeshja në Tiranë/ Federata serbe falenderon Dukën, shan tifozët dhe quan organizatë terroriste UÇK

11:04 : 09/06/2025

Gjykata dënon me 55 vite burgim në total autorët e vrasjes së Edmond Papës

10:37 : 09/06/2025

Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska

10:18 : 09/06/2025

Horoskopi javor, 9-15 qershor 2025/ Ja cila shenjë do të jetë më me fat

10:06 : 09/06/2025

“I nxehti afrikan”/ Meteorologia: Ja se si do të ndryshojnë temperaturat gjatë kësaj jave

10:05 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com