• Kontakt
Wednesday, November 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rritja e çmimeve, Braçe kujtohet se në Shqipëri nuk ka treg të lirë: Ja pse ka abuzime

18:29 : 19/04/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, POLITIKE

Deputeti socialist Erion Braçe gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë tha se në Shqipëri janë vetëm 2 brokera që sjellin dhe shpërndajnë karburante, nga të cilat furnizohen të gjitha pikat e tjera.

Ish-zv.Kryeministri në Qeverinë Rama, është shfaqur mjaft kritik për disa nga politikat qeveritare, edhe pse kur mbante postin e numrit 2 të qeverisë, mund të ketë firmosur me dhjetra vendime qeverie, në kundërshtim me shfaqjet që jep sot.

Gjithsesi Braçe duket se ka kapur momentin për të shprehur të gjitha kritikat e tij, duke shfrytëzuar këtu edhe faktin se rritja e çmimeve prek të gjithë shoqërinë dhe po prodhon një reaksin zinxhir, që në fund të ditës ka rritur kostot e jetesës në Shqipëri, ndërkohë që s´ka një indeksim të pagave dhe pensioneve në përputhje me inflacionin.

Duke folur sot për çmimin e karburanteve Braçe tha se abuzimi me naftën në Shqipëri ndodh për shkak se mungon tregu i lirë.

“Sa brokera janë që sjellin naftën në Shqipëri, se në dijeninë time janë vetëm dy. Vetëm këta po e shesin me shumicë. Po t’i konsultosh bursat, bursat nuk shesin sot për nesër. Po të doni, e hap tani dhe ua them sa janë çmimet deri në janar. Patjetër që bursa bast është, edhe del edhe nuk del, por ata që po shesin me shumicë në këtë vend janë këta brokerat, dhe këta nuk kanë blerë sot për nesër.

Lexo edhe:

“Shqipëria shumë pranë BE-së”/ Gonzato i ‘tregon vendin’ Ramës: Korrupsioni i përhapur në shumë sektorë

Rama tha se do rrisë pensionet, ironzion Tabaku: Një kafe 60 lekë në ditë nuk mjafton për dinjitet

Tregu ynë është i deformuar, ka probleme të mëdha të konkurrencës, janë evidente, përsa kohë që ne shkojmë krijojmë një bord për të kontrolluar abuzimin. Por nga se vjen abuzimi? Nga mungesa e lirisë në tregti. Bordi do e humbë funksionin e tij, çfarë do bëjmë? Do e lëmë në dorën e 2-3 tregtarëve?

Unë dua që çmimi të jetë i drejtë, të jetë produkt i kërkesës dhe ofertës, dhe jo i këtyre që janë bërë bashkë. Shpenzimet e tyre janë ato të njohurat nga ligji i procedurave tatimore, asgjë tjetër. Referenca është vetëm ligjore, jo ato që duan ata. Ne kompanive të shumicës u kemi dhënë leje me ligj që të krijojnë pikat e tyre të pakicës, ndaj është deformuar ligji.

Tani t’u bëj disa llogari. Po marr një karburant të vogël, që shet 500 litra naftë në ditë, 25 makina nga 20 litra. 250 litra benzinë, 15 makina nga 16.6 litra. 150 litra gaz, 10 makina nga 15 litra. Të gjitha bashkë shpenzime që ju i njihni shkojnë 405 mijë lekë. Tani vijmë te shpenzimet. 2 punëtorë ka një pikë e tillë, po të doni dalim dhe i shikojmë.

Hajde i shikojmë, se në rrugë janë pompat nuk janë në ministri. Paga dhe sigurime shoqërore, 100 mijë lekë, se me pagën minimale janë, po hajde se po t’i quaj me 500 mijë lekë. Kur e merr me qira 200 mijë lekë, energji elektrike 28 mijë lekë, të gjitha bashkë bëjnë 328 mijë lekë kur e merr me qira dhe 128 mijë lekë kur e ka pikën e vet. Tani e bën pak diferencën, ja po u shtoj edhe 200 mijë lekë për ato që u keni njohur juve. E bëni dot diferencën tani, po flasim për pikë të vogël.

Doni dhe një pikë të madhe, që shet 5000 litra naftë në ditë, 2500 litra benzinë dhe 1000 litra gaz. Shpenzimet që i njihni ju shkojnë 38 milionë lekë të vjetra, dhe shpenzimet për pikat e brenduara shkojnë 1.1 milionë lekë, 1.4 për variantin kur e kanë energjinë me 18.8 lekë. Doni t’u shtoj edhe 2 milionë lekë për shpenzimet e tjera, po nuk arrijnë te 3.8 milionëshi.

Nuk jam i varfër, nuk jam as i pasur, por ka njerëz të tjerë që e kanë naftën element pune. Për ta mbyllur, ajo që unë mendoj është që duhet bërë betejë, të pranosh se çfarë thotë një shoqatë nuk është puna e duhur. Do vijmë te akti tjetër normativ me të njëjtat parametra. Duhet të bëjmë çmos që ky treg të çlirohet, të ketë hyrje të reja. Zinxhiri i transaksionit ka shkuar vetëm tek dy njerëz. Ti ketë e njëjta dorë të vetat apo me qira deri te pompimi, pa dyshim që ajo e ka zbehur konkurrencën. Këtu duhen mbyllur sytë, i kujt është ky apo ai. Kur këta marrin 1 mijë lekë për litër për buxhetin e shtetit, pse të mos marrim edhe ne 500, kjo është ajo që thonë. Kur merr qeveria kaq shumë pse mos të marrim dhe ne që e kemi biznes këtë punë, por nuk funksionon kështu”, tha Braçe.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Shqipëria shumë pranë BE-së”/ Gonzato i ‘tregon vendin’ Ramës: Korrupsioni i përhapur në shumë sektorë

11:51 : 05/11/2025
AKTUALITET

Rama tha se do rrisë pensionet, ironzion Tabaku: Një kafe 60 lekë në ditë nuk mjafton për dinjitet

11:45 : 05/11/2025
SHOW BIZ

Divorci me Ogren Ballukun/ “Kunja” mes Nedës dhe Rozanës: Po mbiemrin do e mbash?

11:32 : 05/11/2025
AKTUALITET

Vijon skandali te Onkologjiku, një tjetër medikament në mungesë për të sëmurët me kancer

11:32 : 05/11/2025
AKTUALITET

Goditet banda shqiptare në Spanjë, shkatërrohen 4 plantacione marijuane, 6 në pranga

11:19 : 05/11/2025
AKTUALITET

Gjykata e Lartë rrëzon Kodin e ri Penal të Arben Rakipit dhe Ulsi Manjës: Është jo human!

11:14 : 05/11/2025
Para

“Ik o debile”/ Fansat ‘masakrojnë’ moderatoren e njohur shqiptare

TË GJITHA

“Shqipëria shumë pranë BE-së”/ Gonzato i ‘tregon vendin’ Ramës: Korrupsioni i përhapur në shumë sektorë

11:51 : 05/11/2025

Rama tha se do rrisë pensionet, ironzion Tabaku: Një kafe 60 lekë në ditë nuk mjafton për dinjitet

11:45 : 05/11/2025

Divorci me Ogren Ballukun/ “Kunja” mes Nedës dhe Rozanës: Po mbiemrin do e mbash?

11:32 : 05/11/2025

Vijon skandali te Onkologjiku, një tjetër medikament në mungesë për të sëmurët me kancer

11:32 : 05/11/2025

Goditet banda shqiptare në Spanjë, shkatërrohen 4 plantacione marijuane, 6 në pranga

11:19 : 05/11/2025

Gjykata e Lartë rrëzon Kodin e ri Penal të Arben Rakipit dhe Ulsi Manjës: Është jo human!

11:14 : 05/11/2025

Depo armësh dhe bazë droge, përgjimet zbulojnë familjen kriminale në Gjirokastër. 3 në pranga, 2 në kërkim

11:08 : 05/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com