Partizani ka marrë avantazhin përballë Vllaznisë, ndeshja e dytë gjysmëfinale e Kupës së Shqipërisë.
Në ndeshjen që po zhvillohet në “Loro Boriçi”, rezultati u zhbllokua në minutën e 4-t. Aksion i shpejtë në krahun e majtë për Kallakun, pasim në qendër të Skuka i cili e kthen për Malën. Ky i fundit gjuan me shpejtësi dhe gjen rrjetën.