Sot në Faxnews në një lidhje “Skype” ka qenë nënkryetari i LSI për të folur rreth zhvillimeve më të fundit në vend.
Vasili tha se situata politike në vend është e rënduar ndërsa u ndal edhe tek vendimi i DASH, që sanksionoi ish-deputetin e LSI Aqif Rakipi. Vasili tha se është një vendim i DASH, të cilët kanë dhe motivet e tyre .
Më tej, Vasili u ndal edhe te Ballkani i hapur dhe legalizimi i kanabisit. “Situata politike e rënduar, që nga abuzimet që kemi dëgjuar përditë. Muajt e ardhshëm do të jenë intensive. Kryemadhi do të diktuojë me delegatët për këto moment që po kalon vendi dhe qëndrimin e LSI.
Strukturat mblidhen në mënyrë periodike. Jemi në syrin e ciklonit të krizës së cmimeve, të ushqimeve dhe karburanteve, ka zhvillime të rëndësishme dhe shumë të shpejta. Është në përgjigje me ritmin politik, ku LSI ka përgjegjësi të dukshme”.
Sanksionet ndaj Aqif Rakipit?
“Janë vendime të DASH, kanë motivet e tyre. Mua më cudit në drejtësinë shqiptare kanë ikur fjalët. Unë kam shkruar për reformën në drjetësi. Druaj dyshimeve të hëmendjeve të mia se po shkonim drejt një drejtësie kolaps, kjo po ndodh.
Edi Rama nuk është se nuk e di qëndrimin e Gjermanisë. Por gjuha e përdorur nga Merkel i priste punë në këtë cështje. Opozita ka qenë kundër Ballkanit të hapur. Pengu ku është kapur Rama nga Vucic është aq i fortë dhe litari është kaq i fortë sa që nuk del dot. Ky Edi Rama që nuk kontrollon dot cmimet e karburanti, do ti bëj karshillëk botës. Legailizimi i kanabisit, hapi final që shënon fillimin e mbarimit politik të Rilindjes”.