• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

FOTO/ Arrestimet në Morinë, reagon Agjencia e Mbikqyrjes Policore

16:26 : 08/04/2022
në AKTUALITET, KRONIKE

Lexo edhe:

Nga Mirosh Hoxhaj te Sokol Hodaj e Engjëllush Bellaj/ Berisha: Ja EMRAT që po blejnë vota për Vullnet Sinajn

Denoncimi i PD: Broz Pjetrani, Melazim Mustafa dhe Ditier Draga po blejnë vota në Shkodër

Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka reaguar për operacionin në Pikën Kufitare të Morinës. Në një deklaratë, AMP bën të ditur se me urdhër të Prokurorisë së Posaçme janë ekzekutuar masat ndaj 34 persona, përkatësisht; 15 punonjës policie me masën “Arrest në burg” e 1 i shpallur në kërkim; 12 punonjës policie “Arrest në shtëpi”; 4 punonjës policie “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe 2 shtetas me masën “Arrest në shtëpi”.

Hetimi ka nisur mbi bazën e materialit kallëzues të referuar nga AMP (ish-SHÇBA), mbi dyshimet se disa punonjës policie të PKK Morinë, në bashkëpunim me shtetas të ndryshëm, brenda e jashtë vendit, kanë favorizuar kalimin e mallrave kontrabandë me qëllim përfitimin monetar.

Deklarata e plotë:

PKK Morinë, Kukës – Drejtoria e Përgjithshme e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Departamentin e Policisë Kufitare ka ekzekutuar Urdhrin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për zbatimin e vendimit penal të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndaj 34 shtetasve, përkatësisht 15 punonjës policie me masën “Arrest në burg” e 1 i shpallur në kërkim; 12 punonjës policie “Arrest në shtëpi”; 4 punonjës policie “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe 2 shtetas me masën “Arrest në shtëpi”.

Veprimet u kryen në kuadër të procedimit penal 272 të vitit 2020, i filluar mbi bazën e materialit kallëzues të referuar nga AMP (ish-SHÇBA), mbi dyshimet se disa punonjës policie të PKK Morinë, në bashkëpunim me shtetas të ndryshëm, brenda e jashtë vendit, kanë favorizuar kalimin e mallrave kontrabandë me qëllim përfitimin monetar; persona që trafikonin automjete, sende të tjera të kundraligjshme; ndihmonin për të kaluar kufirin persona të ndryshëm me problematika ligjore për hyrjen dhe daljen e tyre në vendet e BE-së, sa i përket regjistrimeve fiktive për hyrjen dhe daljen në territorin shqiptar si dhe ndihmonin persona të tjerë që kishin probleme me ligjin, të cilët nuk regjistroheshin në sistemin TIMS, pasi nuk lejohej udhëtimi i tyre për në Kosovë dhe anasjelltas.

Si rezultat i një hetimi proaktiv 1-vjeçar me metoda speciale të hetimit, u arrit dokumentimi me prova ligjore i veprimtarisë së kundraligjshme të punonjësve të Policisë së Shtetit në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës, gjatë kryerjes së shërbimit në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë.

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur masat e sigurimit personal “Arrest në burg” ndaj 16 punonjësve të policisë:

  1. Inspektor A.K., me detyrë Nd/Specialist Kontrollor në PKK Morinë me masë të sigurimit personal “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
  2. Inspektor F.I., me detyrë Nd/Specialist Kontrollor në PKK Morinë me masë të sigurimit personal “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” e kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
  3. Inspektor R.D., me detyrë Nd/Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
  4. Inspektor A.G., me detyrë Nd/Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
  5. Inspektor B.D., me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
  6. Inspektor Y.H., me detyrë Nd/Specialist Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim (i shpallur në kërkim);
  7. Inspektor V.N., me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
  8. Inspektor U.L.(E.), me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
  9. Inspektor M.C., me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
  10. Inspektor K.D., me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
  11. Inspektor F.B., me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
  12. Inspektor A.S., me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
  13. Nënkomisar H.Sh., me detyrë Përgjegjës Turni në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” e kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
  14. Nënkomisar E.A., me detyrë Përgjegjës Turni në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në burg”, , si i dyshuar për “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
  15. Nënkomisar A.H., me detyrë Përgjegjës Turni në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në burg”, si i dyshuar për “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
  16. Komisar L.S., me detyrë Shef i Stacionit të PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në burg”, si i dyshuar për “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur masat e sigurimit personal “Arrest në shtëpi” ndaj 12 punonjësve të policisë:

  1. Inspektor S.I., me detyrë Trup Shërbimi në Komisariatin Rajonal të Kufirit Dibër me masë të sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, si i dyshuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”;
  2. Nënkomisar Sh.C., me detyrë Specialist i Emigracionit në DRKM Kukës, me masë të sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
  3. Nënkomisar A.J., me detyrë Specialist për Hetimin e Krimit në DVP Kukës, me masë të sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
  4. Inspektore V.S., me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, si e dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
  5. Inspektor G.D., me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
  6. Inspektore Xh.M., me detyrë Kontrollore në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
  7. Inspektore R.L., me detyrë Kontrollore në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, si e dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
  8. Inspektore M.Sh., me detyrë Kontrollore në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, si e dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
  9. Inspektor H.H., me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
  10. Inspektor E.U., me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
  11. Inspektore E.T., me detyrë Kontrollore në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, si e dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
  12. Inspektor D.B., me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim.

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur masat e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj 4 punonjësve të policisë:

  1. Inspektor S.O., me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
  2. Inspektor A.T., me detyrë Trup Shërbimi në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
  3. Nënkomisar A.Rr., me detyrë Përgjegjës Turni në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, si i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”;
  4. Drejtues F.K., me detyrë Drejtor i DRKM Kukës, me masë të sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, si i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur masat e sigurimit personal “Arrest në shtëpi” ndaj 2 shtetasve:

  1. Shtetasi Xh.E., me masë të sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, si i dyshuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”;
  2. Shtetasi K.S., me masë të sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, si i dyshuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

*Sqarim: Masat e sigurimit janë pjesë e ushtrimit të ndjekjes penale. Gjithkush prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës prerë.

AMP shpreh gjithë vendosmërinë për të luftuar pa kompromis dhe goditur korrupsionin, në përpjekjen e pandalshme për të ndërtuar një trupë policore profesionale e me integritet të lartë.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga Mirosh Hoxhaj te Sokol Hodaj e Engjëllush Bellaj/ Berisha: Ja EMRAT që po blejnë vota për Vullnet Sinajn

19:56 : 10/05/2025
AKTUALITET

Denoncimi i PD: Broz Pjetrani, Melazim Mustafa dhe Ditier Draga po blejnë vota në Shkodër

19:40 : 10/05/2025
BOTA

Ishte nisur për të eksploruar Venusin në vitin 1972, anija kozmike sovjetike kthehet në Tokë

19:26 : 10/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Kalemaj: Rama luan poker politik, deklaratat për mandatet tregojnë pasiguri

19:14 : 10/05/2025
SPORT

Premier League/ Southampton ndal Manchester City-n

19:01 : 10/05/2025
AKTUALITET

Ndryshon ligji i koncesioneve dhe PPP-ve/ Ministritë, jo më autoritete kontraktore

18:56 : 10/05/2025
Para

Merrnin deri në 100 euro rryshfet, GJKKO jep vendimin për 34 policët e arrestuar/ Detajet

TË GJITHA

Nga Mirosh Hoxhaj te Sokol Hodaj e Engjëllush Bellaj/ Berisha: Ja EMRAT që po blejnë vota për Vullnet Sinajn

19:56 : 10/05/2025

Denoncimi i PD: Broz Pjetrani, Melazim Mustafa dhe Ditier Draga po blejnë vota në Shkodër

19:40 : 10/05/2025

Ishte nisur për të eksploruar Venusin në vitin 1972, anija kozmike sovjetike kthehet në Tokë

19:26 : 10/05/2025

Zgjedhjet/ Kalemaj: Rama luan poker politik, deklaratat për mandatet tregojnë pasiguri

19:14 : 10/05/2025

Premier League/ Southampton ndal Manchester City-n

19:01 : 10/05/2025

Ndryshon ligji i koncesioneve dhe PPP-ve/ Ministritë, jo më autoritete kontraktore

18:56 : 10/05/2025

U denoncua i humbur, gjendet i vdekur në kanal 65-vjeçari

18:45 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com