• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Degradimi i Vetting, si u shndërrua lufta ndaj korrupsionit në gallatë nga ONM dhe komisionerë të “majmur”

21:48 : 02/04/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE, VETTING

Nga Boldnews.al

Më 10 shkurt 2022, Kuvendi votoi me 118 vota pro zgjatjen e afateve të organeve të Vetting, duke ndryshuar Kushtetutën, proces që u nxitua të përshëndetej nga diplomatë në Tiranë, Bruksel apo Uashington.

Nisur nga reagimet e menjëhershme ndërkombëtare për shtimin me dy vjet të mandatit të anëtarëve të KPK, u krijua përshtypja se tashmë procesi i vetting do të hynte në një etapë apo fazë të re, larg degradimit.

Por faktet e publikuara së fundmi duket se tregojnë të kundërtën.

Përfundimi i mandatit të 12 anëtarëve të KPK ishte një mundësi e mirë që ky Komision të ribëhej me njerëz me integritet, shumë më të aftë se subjektet e tyre të vlerësimit, larg ndikimeve të politikës, veçanërisht të Qeverisë, dhe vite drite larg çdo dyshimi për ndonjë korrupsion të mundshëm.

Lexo edhe:

A duhet të ishin bashkuar partitë e reja? Alibeaj: Faji është te sistemi, PS mori 10 mandate tepër

Mziu komenton humbjen: Çfarë të bënim?! Rama bleu 300 euro votën, ne i dënoncuam

Kjo mundësi u dogj dhe i gjithë ndryshimi Kushtetues u përkthye në një zgjatje konkrate pune për një grup personash që po lënë një shije të hidhur.

Në media janë publikuar mesazhet e një anëtareje të KPK, Genta Bungo, e cila për një prej subjekteve të vlerësimit, prokuroren Elisabeta Imeraj, shprehet se është “maloke, që duhej larguar”.

Si të mos mjaftonte kjo, publikohet një informacion ku vëzhguesi i ONM, Theo Jacobs i drejtohej SPAK-ut me disa informacione rrjetesh sociale, po për prokuroren Imeraj, kërkesë kjo që është kthyer në objekt barcaletash, dhe po vendos në dyshim seriozitetin e gjithë strukturës monitoruese ndërkombëtare të Vetting. Dhe kjo ndodh pasi ONM pa analizuar, verifikuar apo i bërë edhe një ekspertizë të thjeshtë, denoncimin në fjalë, ia nis si provë SPAK për ta hetuar.

Në të dy rastet, si për komisioneren Bungo, ashtu edhe për vëzhguesin e ONM, Theo Jacobs, deri tani nuk ka asnjë reagim, qoftë edhe një ndjesë, për të mos thënë masë disiplinore, apo “largqoftë” dorëheqje.

Nëse zgjatja e afateve të organeve të Vetting do të kishte ndodhur pas një analizimi të punës së tyre, të paktën sot do të ishin shmangur shumë gafa apo precedentë, ose minimalisht nuk do të krijohej ideja që 118 deputetë, burra dhe gra, përfaqësues të popullit në tempullin e demokracisë, ngritën votat pro ndryshimit kushtetues për të mbajtur në punë edhe dy vjet Pamela Qirkon, motrën e Belinda Ballukut, dhe kolegët e saj të KPK-së.

Nëse para 5 vitesh anëtarët e KPK u përzgjodhën nën “kujdesin e veçantë” të Fatmir Xhafajt, i cili mori flamurin e reformës në drejtësi, Kuvendi e pati mundësinë që të përmirësonte jo vetëm cilësinë e vetting, por të rriste edhe besueshmërinë, duke i hyrë një procesi të ri përzgjedhjeje. Kuptohet kjo s´do të thotë që emrat e rinj të kishin bekimin e Ulsiut të Drejtësisë, pasi 5 vitet ishin mëse të mjaftueshme për të përfunduar eksperimentin me ca komisionerë, që ndoshta në fund të procesit mund të ndjehen më të majmur se subjektet e tyre.

Po çfarë ndodhi me Vetting?

Në pak kohë, sistemi i drejtësisë u fut në kolaps, pasi metoda “jakobinë” e zyrtarëve të Vetingut, të mbështetur apo nën heshtjen e vëzhguesve ndërkombëtarë në disa raste, eliminuan nga sistemi këdo gjyqtar që nuk ndiqte “linjën e qeverisë” dhe promovuan, megjithë problemet e shumta, disa të tjerë që i kishin “shkelur syrin” Edi Ramës.
Rastet janë të shumta dhe në hapësirën on-line të “Boldneës.al” gjenden raportime të shumta mbi standartet e shumëfishta të ndjekura nga “Vetingas-it”.

Një subjekt u shkarkua nga detyra se kishte marrë kredi për të paguar një kredi. Dhe kjo, për trupën e Vetingut dhe vëzhguesit ndërkombëtarë, ishte “cënim i besimit të publikut”.

Një tjetër nuk justifikonte dot pak milionë lekë, të cilat, në bazë të një tradite të hershme shqiptare, miqtë e familjes, ia kishin dhënë në mortin e babait të tij. Ato para duheshin kaluar nëpërmjet llogarive bankare që të quheshin të ligjshme.

Një tjetër, nuk arriti të siguronte pagesat e taksave për të ardhurat që partneri, kur ende nuk ishin martuar, kishte fituar si i punësuar në një kompani ndërkombëtare në vendet e Lindjes së Afërt.

Një gjyqtar, në 30 vite karrierë në sistemin e drejtësisë, me një pasuri që llogaritej në total rreth 100 milionë lekë të vjetra, u shkarkua se “Vetingas-it” konstatuan se nuk i kishte deklaruar saktë, sipas rregullave strikte të formularit.

Por, një tjetër gjyqtar, shumë i lartë dhe shumë pranë qeverisë “Rama”, siç është Ardian Dvorani, kishte “harruar” një shumë të tillë-pra 100 milionë lekë- e megjithatë ai e kaloi me sukses Vetingut, me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, të cilët madje e graduan edhe “Kalorës të Antikorrupsionit”.

Një tjetër, e cila aksidentalisht u emërua Prokurore e Përgjithshme, sipas vëzhguesit ndërkombëtar kishte nivel aq të ulët profesional, sa nuk krahasohej edhe me prokurorët bazë. Por ajo sërish u kualifikua për të vijuar detyrën.
Një “Zonjë e Rëndë”, që do të bënte namin në luftën kundër krimit të organizuar, vetë kishte bërë “namin” nëpërmjet skemës “bli lirë e shit shtrenjtë”.

Goja e vëzhguesve ndërkombëtarë “u hidhërua” nga kjo skemë, por, mesa duket, pinë një gotë ujë dhe shija e keqe humbi efektin dhe ajo “Zonja e Rëndë”, kaloi me sukses fazën e parë.

Një tjetër subjekt, që sot është në krye të sistemit të drejtësisë, kaloi filtrat pa u përfshirë në “darën e Vetingut”. Bashkëshortja e tij, po gjyqtare, u përball me problemet e mëdha financiare të bashkëshortit. Por, “Vetingas-it”, së bashku me ndërkombëtarët, mbyllën të dy sytë.

Një gjyqtar tjetër, Kastriot Gramshi, kaloi pa probleme fazën e parë të vetting, ku trupa Gjykuese e përbërë nga Suela Zhegu, Brunilda Bekteshi, Firdes Shuli, vendosi konfirmimin në detyrë të tij, edhe pse mjafton të bësh një kërkim të thjeshtë në “google” dhe gjen një mori denoncimesh, të cilat me siguri janë fshirë me një të rënë të lapsit nga 3-ja e vetingsave.

***

Këto standarte u ndoqën nga individë, të cilët edhe vetë nuk shquhen për korrektësi maksimale përballë ligjit.
Njëri prej këtyre vetinga-sve u dënua me burgim për falsifikim të dokumentave, me të cilët kishin marrë postin e lartë në procesin e rivlerësimit. Një tjetër koleg i tij e pret i njëjti fat, ndërkohë që për momentin është pezulluar nga detyra.

Disa prej vetingas-ve të shkallës së parë janë nën hetim për pasurinë e tyre.

Deklaratat e tyre të pasurisë, dallohen me sy të lirë, janë të mbushura me non-sense logjike e financiare.
Krijojnë dyshime se kanë tentuar të fshehin e të mbulojnë pasuritë e pajustifikuara, duke paraqitur situata më të rënda se ato për të cilat kanë shkarkuar shumë e shumë gjyqtarë e prokurorë.

Por ata vijojnë detyrën të pashqetësuar. Madje, për merita të veçanta, morën edhe një shtyrje mandati deri në fund të vitit 2024.

Natyrisht, me mbështetjen e ndërkombëtarëve të Tiranës dhe atyre të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, të cilët marrin rreth 20 mijë euro në muaj për të bërë “gallatë” me subjektet e për të mbyllur sytë, gojën e mendjen kur vetingas-it shqiptarë veprojnë sipas vullnetit politik mbi karrierën e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

A duhet të ishin bashkuar partitë e reja? Alibeaj: Faji është te sistemi, PS mori 10 mandate tepër

22:04 : 14/05/2025
AKTUALITET

Mziu komenton humbjen: Çfarë të bënim?! Rama bleu 300 euro votën, ne i dënoncuam

22:03 : 14/05/2025
SPORT

Milan-Bologna/ Start i vrullshëm dhe pastaj kujdes, mbyllet pjesa e parë e finales

21:54 : 14/05/2025
AKTUALITET

Berisha: Edhe ndërkombëtarët pranuan se zgjedhjet ishin një farsë

21:45 : 14/05/2025
SPORT

Goli i Albion Rrahmanit nuk mjafton, Sparta e Pragës humbet finalen e Kupës

21:40 : 14/05/2025
AKTUALITET

Berisha: I them Edi Ramës se gjysmë milioni shqiptarë të lirë nuk mund të shtypen kurrë

21:28 : 14/05/2025
Para

E bleu vetëm 1 euro, 58 vjeçari heq dorë nga shtëpia në Itali

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

A duhet të ishin bashkuar partitë e reja? Alibeaj: Faji është te sistemi, PS mori 10 mandate tepër

22:04 : 14/05/2025

Mziu komenton humbjen: Çfarë të bënim?! Rama bleu 300 euro votën, ne i dënoncuam

22:03 : 14/05/2025

Milan-Bologna/ Start i vrullshëm dhe pastaj kujdes, mbyllet pjesa e parë e finales

21:54 : 14/05/2025

Berisha: Edhe ndërkombëtarët pranuan se zgjedhjet ishin një farsë

21:45 : 14/05/2025

Goli i Albion Rrahmanit nuk mjafton, Sparta e Pragës humbet finalen e Kupës

21:40 : 14/05/2025

Berisha: I them Edi Ramës se gjysmë milioni shqiptarë të lirë nuk mund të shtypen kurrë

21:28 : 14/05/2025

Spaho njofton fundin e karrierës politike: Jam i shokur, PD të gjejë forcë për të kaluar këtë gjendje të rëndë

21:25 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com