• Kontakt
Monday, August 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Rrëfimi i Piro Milkanit: Si e pajtova Kadarenë me Dritëroin, takimi pas shumë kohësh i kolosëve

09:20 : 06/02/2017
në KRYESORE

Jo të gjithë e dinin se mes tyre krushqit kishin ngrirë. Një duel i heshtur që kishte nisur në kohërat e çuditshme të tranzicionit.

Do të duhej që njëri prej tyre të ikte nga kjo botë, fizikisht, që të rrëfehej edhe ky episod nga trillet e shkrimtarëve të mëdhenj, raporton “Panorama”. E nëse deri më tani kemi mbajtur dorështrëngimin Nano¬Berisha si pajtimin e shekullit, pa dyshim që ajo mes Kadaresë dhe Agollit ka të tjera përmasa. Dhe për këtë meritë ka regjisori Piro Milkani. Dje, në ceremoninë e lamtumirës së shkrimtarit Dritëro Agolli, ai do të zbulonte një sekret, atë se si arriti të ulte në të njëjtën tryezë, ashtu si dikur, në rini, dy prej emrave më të mëdhenj të letërsisë shqipe.

KINEMAJA E PENAVE TË MËDHA
Milkani e ka thënë qysh herët se kinemaja shqiptare nuk është aspak inferiore, ashtu si shumë rreken ta quajnë. Për regjisorin, kinemaja shqiptare nuk mund të jetë e tillë, kur me të kanë bashkëpunuar emra të mëdhenj, si Kadare e Agolli. Me këtë të fundit ai nuk pati fatin të zhvillonte ndonjë skenar filmi, por jeta e solli të përballeshin sa herë. Sigurisht ai nuk mund ta fshehë se ndiente një lloj keqardhjeje për këtë shans të munguar, që e pati me shumicë kolegu i tij, Viktor Gjika.
“Atje lart në Kinostudio, më i privilegjuari ishte i ndjeri Viktor Gjika. Ai realizoi me Dritëroin më shumë filma se gjithë të tjerët: ‘Horizonte të hapura’, ‘I teti në Bronz’, ‘Njeriu me top’, ‘Yjet e netëve të gjata’. Dhe ishte pikërisht ky bashkëpunim dhe kolegëve të tjerë, që na dha mundësinë të krijonim filma që as sot nuk na skuqet faqja. E kam thënë shpesh kur më është dhënë rasti se kinemaja shqiptare nuk është kinema provinciale, pasi në të kanë kontribuar aktorë të mrekullueshëm dhe pena, si Dritëroi, Ismail Kadare, Vath Koreshi, Teodor Laço, Nasi Lera, Ruzhdi Pulaha etj. Unë e kisha pak zili Viktorin që pati mundësi të bashkëpunojë, por jeta është e gjatë, 50 vjet jetuam dhe bashkëpunuam me Dritëroin”, tregon Milkani.

PAJTIMI
Gjatë këtyre 25 viteve demokraci, shqiptarët gjithnjë i kanë pasur veshët e ngritur mbi atë çka do të thoshte Ismaili apo Dritëroi për aksh çështje, qoftë ajo kulturore e aq më tepër politike. Fjala e tyre zinte vend, te të gjithë, si majtas e djathtas. Që kryekreje, të gjithë e kanë ditur se mes tyre ekzistonte një lloj rivaliteti për “majën e piramidës” së letërsisë shqipe, por shumë pak e dinin se do kohë dy korifenjtë ishin grindur.

“Këto vitet e turbullta, që quhen të tranzicionit apo të demokracisë, ndodhi një fenomen. Dy kolosët e mëdhenj, Dritëroi e Ismaili, për ndonjë arsye absurde, pothuajse nuk flisnin me njëri¬tjetrin, nuk komunikonin. Më trokiti edhe mua fati të realizoja dokumentarë për Dritëroi dhe Ismailin. E fillova me Ismailin dhe zbatova së bashku me djalin tim, Enon, parimin e mësuar nga mësuesit e mi, të nxitoja me ngadalë. Dhe kështu, për 6 muaj e ndoqa Ismailin në aktivitete të ndryshme, por diçka nuk shkonte. U detyrova t’i them: Ismail, ky dokumentar nuk mund të jetë i plotë pa Dritëroin. Dua t’ju kem të dyve bashkë. U mendua, e kuptoi që ishte e drejtë. Shkova te Dritëroi dhe Sadija dhe arritëm që, pas kaq kohësh, këta dy kolosë t’i takoja bashkë, te “Juvenilja”. U takuan me një dashuri dhe emocion të jashtëzakonshëm. Dëshmitar është filmi për të dy”, zbulon këtë moment të veçantë regjisori, i cili do të realizonte një tjetër dokumentar, kësaj here për flokëbardhin Dritëro.

Lexo edhe:

Pesë gazetarë në mesin e 20 të v*arëve nga sulmet izraelite në Gaza

U kap me një automjet të vjedhur, arrestohet italiani në Portin e Durrësit

“Kur bëra filmin për Dritëroin, shkrova dhe skenarin dhe mes të tjerash shkrova: qoftë bekuar ai kumbar që aty në Menkulas më 13 tetor 1931, pati idenë t’ia vërë emrin këtij djali Dritëro, i cili vërtet u bë dritë për ne të gjithë, na mësoi shumë dhe jemi krenarë që ishim bashkudhëtarë dhe bashkëpunëtorë të këtij njeriu të madh. Sikur në një kodër të Tiranës të ishte një panteon, Dritëroi patjetër do të zinte një vend të rëndësishëm, si një vlerë e madhe e kombit tonë”, u shpreh regjisori Piro Milkani, që për do vjet do të ruante sekretin e përplasjes së titanëve

Lajme të lidhura

BOTA

Pesë gazetarë në mesin e 20 të v*arëve nga sulmet izraelite në Gaza

15:51 : 25/08/2025
AKTUALITET

U kap me një automjet të vjedhur, arrestohet italiani në Portin e Durrësit

15:41 : 25/08/2025
AKTUALITET

Bardhi publikon PAMJET: Korrupsioni dhe krimi i organizuar lidhin Ballukun me terroristët elektoralë

15:27 : 25/08/2025
RAJONI

Pesë gazetarë në mesin e 20 të vrarëve nga sulmet izraelite në Gazë

15:11 : 25/08/2025
AKTUALITET

“Jam shoferi i kancelares së SPAK-ut”, kërcënoi inspektorët e IMT-së, arrestohet një person në Tiranë

15:01 : 25/08/2025
AKTUALITET

Tender 3 mln euro për roje private! AKSHI rrit masat e sigurisë pas zhdukjes së Daniel Shimës?

14:58 : 25/08/2025
Para

Shkatërrohet rrjeti i protitucionit, 11 persona në pranga. Ja si rekrutoheshin vajzat

TË GJITHA

Pesë gazetarë në mesin e 20 të v*arëve nga sulmet izraelite në Gaza

15:51 : 25/08/2025

U kap me një automjet të vjedhur, arrestohet italiani në Portin e Durrësit

15:41 : 25/08/2025

Bardhi publikon PAMJET: Korrupsioni dhe krimi i organizuar lidhin Ballukun me terroristët elektoralë

15:27 : 25/08/2025

Pesë gazetarë në mesin e 20 të vrarëve nga sulmet izraelite në Gazë

15:11 : 25/08/2025

“Jam shoferi i kancelares së SPAK-ut”, kërcënoi inspektorët e IMT-së, arrestohet një person në Tiranë

15:01 : 25/08/2025

Tender 3 mln euro për roje private! AKSHI rrit masat e sigurisë pas zhdukjes së Daniel Shimës?

14:58 : 25/08/2025

Himara, drita me orar! Ku shkuan 20 mln eurot e Damian Gjiknurit? Gati tenderi i ri 2 mln euro

14:55 : 25/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com