• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Satelitët” e Lefter Kokës, SPAK sekuestron kompanitë e përdorura për korrupsion

23:50 : 01/04/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) njoftoi sekuestrimin e 8 kompanive private, në kuadër të hetimeve të nisura për aferën e inceneratorëve.

Më shumë se gjysma e këtyre kompanive janë me aktivitet të pezulluar apo pa aktivitet prej të paktën tre vitesh.

Hetimet e ngadalta të SPAK-ut, nga ana tjetër, i kanë dhënë mundësinë kompanisë kryesore të skemën, “Integrated Technology Service” të Klodian Zotos, që, nëpërmjet koncensionarit të Fierit, të marrë mbi 650 milionë lekë të vjetra, ndërkohë që pronari i saj ishte në arrati.

“Boldnews.al” kreu verifikimet mbi statusin e 8 shoqërive private të sekuestruara së fundmi, të cilat dyshohet se kanë shërbyer si ‘satelitë’ për të qarkulluar mbi 3 milionë euro nga kompanitë e inceneratorëve tek bizneset familjare të ish-Ministrit të Mjedisit, Lefter Koka.

Lexo edhe:

No Content Available

Tre prej këtyre kompanive janë me statusin “pezulluar” prej disa vitesh, ndërkohë që dy të tjera nuk dorëzojnë bilancet financiare që prej vitit 2019.

Kompanitë e sekuestruara

  1. Integrated Technology Waste Treatment

Kompania kryesore e vendosur nën sekuestro preventive gjatë në 29 Mars 2022 është “Integrated Technology Waste Treatment”, e cila zotëron kontratën koncensionare të landfillit të Fierit.

Kompania koncensionare zotërohet në 70 përqind nga “Integrated Technology Services-ITS” e Klodian Zoto.

Ky i fundit gjendet në arrati prej mesit të Dhjetorit 2021, pasi SPAK-u e kërkon ta arrestojë nën dyshimet se ka kryer korrupsion dhe pastrim parash, në bashkëpunim me zyrtarë shtetërorë, për çështjen e inceneratorëve.

Në foto: Ekstrakti i shoqërisë “Integrated Technology Waste Treatment, Fier”

Bashkë me kërkesën për arrest, SPAK-u vendosi në atë kohë nën sekuestro “ITS”, por nuk bllokoi aksionet e saj në shoqëri të tjera, siç ishte rasti i kompanisë koncensionare të Fierit.

Për shkak të kësaj “vonese”, Zoto, nëpërmjet koncensionarit të Fierit, ka përfituar 650 milionë lekë të vjetra nga Ministria e Infrastrukturës, gjatë kohës që ai ishte në arrati.

  1. Pivot 04

Kompania “Pivot 04”, e dyshuar si e përfshirë në skemën e qarkullimit të parave të inceneratorëve, është vendosur nën sekuestro së fundmi nga SPAK-u.

Në foto: Shoqëria “Pivot 04” është “Në likujdim e sipër”

Sipas të dhënave zyrtare, shoqëria në pronësi të Arbër Denizi rezulton të jetë me statusin “Shoqëri në likujdim e sipër” prej muajit Nëntor 2021.

  1. R.B-General Services

Shoqëria “R.B General Services” është gjithashtu një prej kompanive që dyshohet nga SPAK-u se është përfshirë në skemën abuzive financiare.

Në foto: Shoqëria “R.B –General Services” është e pezulluar prej vitit 2017

Kjo kompani ka pezulluar aktivitetin e saj që në vitin 2017.

  1. TVG & T-2014

Shoqëria “TVG & T-2014” është krijuar në Korrik të vitit 2014. Ajo dyshohet se ka qenë pjesë e qarkullimit të parave të inceneratorëve dhe për këtë arsye është vendosur nën sekuestro preventive.

Në foto: Shoqëria “TVG &T-2014” është e pezulluar prej vitit 2017

Shoqëria rezulton të jetë me statusin “e pezulluar” që prej vitit 2017.

  1. Sili shpk

Kompania “Sili” shpk është një prej kompanive të vendosura nën sekuestro nga SPAK-u, nën dyshimet se, ashtu si të tjerat, është përfshirë në skemën e qarkullimit të parave të djegësave.

Në foto: Kompania “Sili” shpk ka dorëzuar bilancin e fundit tregtar në vitin 2018

Shoqëria ka statusin “aktiv”, por bilanci financiar i fundit, i dorëzuar prej saj, daton në Korrik 2018.

  1. J.P.Y

Kompania “J.P.Y” shpk është krijuar në vitin 2016. Ajo gjendet në listën e shoqërive të vendosura së fundmi nën sekuestro nga Prokuroria Speciale.

Në foto: Kompania “J.P.Y” shpk ka dorëzuar bilancin e fundit tregtar në vitin 2020

Shoqëria vijon të ketë statusin “aktiv”, megjithëse bilanci i fundit tregtar i saj është dorëzuar pranë autoriteteve tatimore në vitin 2020.

  1. “Deto” shpk

Kompania “Deto” shpk është vendosur nën sekuestro nga SPAK-u. Ajo vijon të jetë me statusin “aktiv”.

Në foto: Kompania “Deto” është aktive

Pronari i saj, Denis Tola, është zëvendësuar së fundmi nga administratorë shtetërorë.

  1. “Bio Blend Fruit”

Kompania “Bio Blend Fruit” është krijuar në vitin 2016 me emrin “Bellar Inert”.

Shoqëria është vendosur nën sekuestro, ndërkohë që statusi i saj është “Aktiv”.

Në foto: Kompania “Bio Blend Fruit” është aktive

Pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për vendosjen nën sekuestro të këtyre kompanive, ato tashmë menaxhohen nga tre administratorë shtetërorë-Farudin Arapi, Arjan Baçi dhe Bedri Buzi.

Etiketa: "Satelitët" e Lefter KokësSPAK sekuestron kompanitë e përdorura për korrupsion

Lajme të lidhura

No Content Available
Para
Getty Images

Tri arsye pse Real Madrid nuk mund ta marrë Haaland-in verën e ardhshme

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com