Prokuroria dhe policia pritet ta dërgojnë jashtë shtetit telefonin e Nuredin Dumanit me qëllim zbardhjen e komunikimeve të tij pasi në celular është gjetur programi “EncroChat” që përdoret për komunikimet e koduara.
Ndërkohë grupi i hetimit është në pritje të analizës së ADN-së së personit të dyshuar për të paktën 7 ngjarje, e cila po ballafaqohet me provat e gjetura në disa ngjarje kriminale.
Hetimet për zbulimin e autorëve të plagosjes së Nuredin Dumanit po vijojnë dhe krahas tyre edhe për ngjarjet e tjera ku 37-vjeçari është akuzuar nga prokuroria si autor apo bashkëpunëtor.
Deri në këtë fazë hetuesit kanë në duar një profil gjenetik të Dumanit por edhe telefonin e tij i cili po mendohet të dërgohet drejt shteteve të tjera më qëllim zbërthimin e tij dhe përfitimin provave të tjera.
Tri ditë pas arrestimit të Nuredin Dumanit, i cili dyshohet për të paktën shtatë ngjarje të rënda, prokuroria e Elbasanit po shqyrton mundësinë e bashkëpunimit me autoritetet e huaja më qëllim zbërthimin e telefonit të 37-vjeçarit.
Pas këqyrjes së telefonit të të riut nga Dibra, hetuesit kanë konstatuar se i dyshuari ka përdorur programin “EncroChat” i cili lejon shkëmbimin e mesazheve të koduara që lexohen vetëm nga dhënësi e marrësi dhe më pas fshihen për disa sekonda.
Për këtë arsye nga hetuesit po shikojnë mundësinë e dërgimit të telefonit të Dumanit në Belgjikë ose Itali në mënyrë që specialistët e huaj të rigjenerojnë mesazhet e shkëmbyera nga 37-vjeçari me qëllim zbardhjen e aktivitetit të tij kriminal.
Programi “EncroChat” përdoret nga persona me rrezikshmëri të lartë shoqërie apo grupe kriminale më qëllim shmangien e përgjimeve dhe gjurmimin nga organet e policisë.
Po ashtu prokuroria është në pritje të përgjigjes së analizave nga profil gjenetik i AND që i është marrë Nuredin Dumanit i cili do të krahasohet me provat biologjike të gjetura në ngjarje të ndryshme kryesisht ne Durrës dhe Elbasan.
I arrestuari ndodhet në spitalin ushtarak e ndërsa mjeket janë rekomanduar që 37-vjeçari të këtë kujdes të veçantë nga bluzat e bardha pasi gjendja e tij mbetet e rënduar nga plumbi në mushkëri.
Të premten pritet që në spitalin e Traumës të mbahet seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj Nuredin Dumanit i cili ra në pranga në Fier pas atentatit të ndodhur tri ditë më parë në Elbasan ku 37-vjeçari mbeti i plagosur. Për hetuesit ai ende nuk dhënë asnjë detaj për atentatin dhe as për akuzat e ngritura ndaj tij.
Hetuesit dyshojnë se Dumani ka pasur njohje të mëparshme me autorët e sulmit dhe se dëshmia e tij do t’i ndihmojë në arrestimin e tyre, por edhe kapjen e Talo Çelës.
Ky i fundit besohet se është kthyer në rivalin numër një të Nuredin Dumanit pas konfliktit mes tyre për fshehjen e miliona eurove të grabitura në aeroportin e Rinasit në vitin 2019./Oranews.