• Kontakt
Sunday, May 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

‘Ballkani i Hapur’, hambar me grurë për ta ushqyer Shqipërinë dhe kazermë ushtarake për ta vrarë Kosovën

09:35 : 31/03/2022
në AKTUALITET, BOLD BLOG, RAJONI

Nga Kim Mehmeti

Nëse një ditë do bëhej zgjedhja e burrështetasit më të ndershëm e më të suksesshëm të Shqipërisë gjatë tri dekadave të fundit dhe, nëse do kërkohej nga gjithë ata që deri tani e kanë drejtuar vendin të mblidheshin te sheshi Skënderbe, edhe atë  të shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tyre më të ngushtë e më të besueshëm, pa dyshim se Piktori do ishte nga të parët që do ngjitej në tribunën e konkurruesve. Por, për dallim nga gjithë të tjerët, ai do ishte i vetëm, pa asnjë shoqërues, ngaqë thuajse të gjithë bashkëpunëtorët e tij më të afërt dhe më me vlerë, do ishin në burg.

Por edhe vetminë e vet, ai do e arsyetonte ashtu siç e mbron sot çdo vepër kriminale të bashkëpunëtorëve të tij: duke shpjeguar se ai as që e dinë pse shërben leku dhe se, i verbuar nga pasioni dhe vullneti i papërmbajtur për t’i shërbyer popullit dhe vendit, nuk ka mundur ta dallojë hajdutin nga i ndershmi.

Dhe nga ky këndvështrim duhet parë edhe të akuzuarit e fundit lidhur me inceneratorët, lidhur me këtë aferë të paimagjinueshme, por e cila nuk e bëri Piktorin as të skuqej deri sa përgjigjej përpara komisionit parlamentarë, e le më të pranonte fajësi. Aferë që sipas Kryeministrit të Shqipërisë është stërmadhuar, ngaqë nuk janë keqpërdorur mbi katërqind milion euro, sa thonë kundërshtarët e tij politik, por as njëqind milion euro të plotë?

Po pra, siç duket, shumë nga pushtetarët e sotëm do përfundojnë në burg, por shefi i tyre do mbetet ky që është: faqebardhë dhe shëmbëlltyra e ndershmërisë?!  E kjo do ndodh sepse Kryeministri i sotëm i Shqipërisë arriti diçka thuajse të paimagjinueshme: ia doli që interesin partiak të barazojë me atë të grupit të ‘Rilindjes’ dhe, përfitimet e ‘Rilindësve’ t’i shpallë si interes strategjik të shtetit, e me çka e përbuzi dhe e asgjësoi vullneti e popullit të vet.

Lexo edhe:

Shqiptarët ndërtojnë Maqedoninë që nuk i do ata si muratorë të saj!

SPAK-u po bën çdo gjë për të mbrojtur pronarin e Shqipërisë, Edi Ramën

Si do qoftë, Shqipëria e sotme vazhdon ta shkruajë kapitullin më interesant të tri dekadave të saja të fundit, kapitullin e zhbërjes së saj si shtetit, atë kur burrërinë e Kryeministrit e mbronin gratë e shtrenjta ministresha. Gratë që me veshjet e veta firmato, e zbukuronin armatën e ‘evet efendive’ të rrëgjimit, të cilët paguheshin shtrenjtë vetëm për të shëtitur nëpër studiot televizive, ku hanin atë që nuk e hanë as qentë e uritur, për të dëshmuar sa e rëndë është ta kuptosh urrejtjen e ngrohtë ndërshqiptare që shpërndan Piktori.

Po pra, kur një ditë do shkruhet historia e tri dekadave të fundit të Shqipëria, aty nuk do mungojnë as shenjat njohëse të drejtuesve të saj të kësaj periudhe. Pra aty nuk do mungojë as portreti i Kryeministrit të sotëm, të cilin mbase të gjithë do e kujtojnë nëpërmjet pikturave të tij. E të cilat, të pikturuara kryesisht mbi fletë të shkruara, të lënë përshtypjen se nuk kanë për qëllim të shpalosin prirjet artistike të autorit, por të shlyejnë atë që dikush ka shkuar në letër.

Dhe pikturat e tilla ndoshta më së miri do e shpalosin fytyrën e vërtet të rrënuesit të Teatrit Kombëtarë, të njeriut që pa dyshim se di ta pikturojë harresën e së shkuarës dhe urrejtjen ndaj lavdisë së të tjerëve, por jo edhe përkrahjen e vet të projekteve serbe. Të projekteve si ai për ‘Ballkanin e Hapur’, e që është emri ndryshe për ‘Botën Serbe’, botë që donë të tregohet hambar me grurë për ta ushqyer Shqipërinë, e në të vërtetë është vetëm kazermë ushtarake, kazermë e gatshme për ta vrarë Kosovën.

Etiketa: kim mehmeti

Lajme të lidhura

BOLD BLOG

Shqiptarët ndërtojnë Maqedoninë që nuk i do ata si muratorë të saj!

21:48 : 03/12/2024
AKTUALITET

SPAK-u po bën çdo gjë për të mbrojtur pronarin e Shqipërisë, Edi Ramën

17:33 : 22/10/2024
AKTUALITET

Shqipëria duhet të përbëhet nga sa më shumë shtete?!

14:13 : 25/09/2024
AKTUALITET

Dy shqiptarët dhe thesi me pleshta!

16:01 : 02/07/2024
AKTUALITET

Piktorin duhet përçmuar, Albinin duhet respektuar!

10:05 : 29/06/2024
BOLD BLOG

‘Shqipëritë’ tona kalben nga brenda!

20:33 : 24/05/2024
Para

Replika mes Berishës dhe Alibeajt/ Zbardhen debatet në mbledhjen e grupit parlamentar

TË GJITHA

Helmimi me salmonelë i fëmijëve të kopshtit në Gramsh, mjekja: Situata jo e lehtë

14:22 : 25/05/2025

Plani i transferimeve, Tirana “piketon” afrime cilësore në merkato

14:09 : 25/05/2025

“11 maji farsë politike”, PL: Të ndëshkohet çdo zyrtar që ka keqpërdorur detyrën për përfitime

14:09 : 25/05/2025

Turi i 82-të çiklistik i Shqipërisë/ Policia plan masash: Akset rrugore që do të bllokohen

13:44 : 25/05/2025

U përfol për një skandal seksual me Tërmet Peçin, reagon aktivistja e PS: Ishte situatë pune

13:42 : 25/05/2025

Miqësoret kundër Hungarisë dhe Turqisë, trajneri Bushi publikon listën e Kombëtares U21

13:25 : 25/05/2025

Në kërkim ndërkombëtar për vjedhje, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë/ EMRI

13:25 : 25/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com