• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali i Syrit të Kaltër i denoncuar nga Boldnews.al, shkarkohet Zamir Dedej

21:34 : 30/03/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Disa orë pas publikimit të skandalit të Syrit të Kaltër nga BoldNeës.al, kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Zonave të Mbrojtura, Zamir Dedej. Ky i fundit, në detyrë prej vitit 2015, ndërsa për vite me radhë ka qenë krahu i djathtë i ish-ministrit Blendi Klosi. Por, skandali i fundit pasoi ato të mëparshmit, duke filluar me parqet kombëtare, të cilat kanë filluar të degradojnë, apo edhe me lejet skandaloze për HEC-e brenda këtyre zonave. Por, Dedej do të mbahet mënd edhe për tenderat që i ka dhënë shoqatës së tij, apo edhe për tenderin e famshëm për parkimin e automjeteve në hotel “Plaza”.

Por, gjatë detyrës së tij në krye të Zonave të Mbrojtura, Dedej dha leje për HEC-e në Valbonë, në kanionet e Llëngës, Holtës apo edhe në Tepelenë. Për këtë të fundit, ai u padit në SPAK nga kreu i Bashkisë së Tepelenës. Por, ka dhënë leje edhe në kanionet e Osumit, apo edhe në parqet Shebenik-Jabllanicë, Korab-Koritnik, apo në Kune Vain në Lezhë. Me vendime tepër të dyshimta, Dedej, në vend që të mbronte këto pasuri, arriti që të shkatërronte këto vende.

Por, skandali më i fundit ishte ai i Syrit të Kaltër, një nga zonat më të bukura të Shqipërisë. Zona, po qepet e shqepet nga firma të kontraktuara nga AKZM-ja, e cila ka bërë disa tendera për ta kthyer Syrin e Kaltër në “pronë” të firmave apo individëve privatë. BoldNeës.al denoncoi në vijimësi për këtë skandal, që e quajtëm “biznesi” Kumbaro-Dedej. Ata tenderuan plot 300 mijë USD, për një projekt që parashikon ndërtimin e një parkimi, por jo në afërsi të vendburimit, por disa kilometra më larg.

Më saktësisht, në afërsi të rrugës nacionale Gjirokastër-Sarandë. Por, nëse qytetarët parkojnë në vendin e përcaktuar, si do të shkojnë deri te vendburimi?! Natyrisht, në këmbë, rruga përshkruhet për rreth 35-40 minuta, ndërkohë që në këtë zonë, me këto investime, parashikohet të lulëzojnë bizneset e para. Apo më saktë, firma apo individë të caktuar do ta administrojnë! Sërish në kurriz të shqiptarëve, të cilët po shohin dita-ditës që pasuritë publike po i marrin oligarkët.

Lexo edhe:

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

Horoskopi, e hënë, 9 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Sipas dokumenteve që disponon Boldneës.al, kompania “Fusha”, e njohur fillimisht për lidhjet me kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka fituar tenderin 300 mijë USD për ndërtimin e parkimit te Syri i Kaltër. Sipas dokumentit, drejtori i AKZM-së, Zamir Dedej, ka firmosur shpalljen e fituesit të tenderit “ndërtimi i hapësirave publike për akomodimin e automjeteve dhe aksesimin e tyre në zonën e mbrojtur ‘Syri i Kaltër’”.

Vlera e tenderit ishte 333 milionë lekë të vjetra, ndërsa kompania “Fusha” ka ofruar 283 milionë lekë të vjetra pa TVSH, ose me TVSH rreth 300 mijë USD. Por, aferta e kompanisë “Fusha” nuk ka qenë më e ulët, pasi kompania “Mane/s” ka ofruar 275 milionë lekë. Por, ashtu si edhe skema me tenderët e fituar në Bashkinë e Tiranës, Zamir Dedej ka s’kualifikuar ofertën më të ulët, duke shpallur fitues kompaninë “Fusha”. Arsyeja ishte se s’ka punë të ngjashme!

Syri i Kaltër në Sarandë, një nga zonat më atraktive në Shqipëri po shndërrohet në një biznes të mirëfilltë privat. Para disa muajsh, Ministria e Mjedisit e nxori në ankand këtë pasuri për t’ia dhënë privatit. Por, pas bërjes mediatike të ankandit, ish-ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, tha se “shpallja ishte një gabim njerëzor”.

Më pas, kjo ministri tenderoi bërjen e rrugës, teksa pas shumë vitesh e vitesh premtime do të bëhej rruga deri te Syri i Kaltër. Por, pas rrugës, u tenderua edhe parkimi. Sipas dokumenteve që disponon Boldneës.al, parkimi do të vendoset në rrugën Qafa Muzinë-Sarandë, disa kilometra larg Syrit të Kaltër. Pra, disa kilometra larg Syrit të Kaltër. Por, si do të shkojnë turistët te Syri i Kaltër? Me tren, furgonë apo autobusë? Do t’i marrë AKZM-ja apo ndonjë subjekt privat që ka kontraktuar AKZM-ja? Duket se edhe Syri i Kaltër është kthyer në një burim fitimi, pasi pritet që t’i jepet totalisht privatit.

Lexo edhe:

“Biznesi” Dedej-Kumbaro me Syrin e Kaltër, firma “Fusha” fiton tenderin 300 mijë USD

Lajme të lidhura

SPORT

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

23:01 : 08/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e hënë, 9 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 08/06/2025
RAJONI

Reforma, Mali i Zi së shpejti me ditë pune 7-orëshe

22:52 : 08/06/2025
BOTA

Autoritetet kufitare akuzojnë policinë e Los Angelesit: Iu dëshën më shumë se 2 orë për t’u përgjigjur

22:52 : 08/06/2025
AKTUALITET

Avokati: Ilir Meta do të lirohet shumë shpejt, është ezauruar çdo afat

22:42 : 08/06/2025
BOTA

Klima e Antarktidës varet nga jashtëqitjet e pinguinëve, thonë shkencëtarët

22:38 : 08/06/2025
Para

Çfarë thotë Ukraina për miliarderin rus Roman Abramovich?

TË GJITHA

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

23:01 : 08/06/2025

Horoskopi, e hënë, 9 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 08/06/2025

Reforma, Mali i Zi së shpejti me ditë pune 7-orëshe

22:52 : 08/06/2025

Autoritetet kufitare akuzojnë policinë e Los Angelesit: Iu dëshën më shumë se 2 orë për t’u përgjigjur

22:52 : 08/06/2025

Avokati: Ilir Meta do të lirohet shumë shpejt, është ezauruar çdo afat

22:42 : 08/06/2025

Klima e Antarktidës varet nga jashtëqitjet e pinguinëve, thonë shkencëtarët

22:38 : 08/06/2025

Mesazhi në një shishe, amaneti që preku zemrat në bregun britanik dhe u bë virale

22:29 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com