• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shpallet fajtore kosovarja që tentoi ta vrasë burrin me helm

15:39 : 30/03/2022
në AKTUALITET, KRONIKE

Gjykata e Lartë (Kantonale) e Kantonit të Cyrihut ka shpallur të martën fajtore një grua 55-vjeçare për tentim të vrasjes së bashkëshortit të saj dhe për vepra të tjera.

Në fillim të prillit të vitit 2018, ajo kishte tentuar të helmonte burrin e saj, transmeton albinfo.ch. Pasi kjo nuk funksionoi, ajo pati provuar ta mbyste atë me një kabllo.

Gjykata i ka shqiptuar asaj një dënim me burg prej 14 vjetësh, një dënim me kusht me para prej 130 njësish ditore prej 10 CHF dhe një gjobë prej 1000 CHF. Ajo ka vendosur gjithashtu edhe dëbimin 12-vjeçar nga Zvicra, të gruas së shpallur fajtore.Ndalimi i hyrjes në Zvicër është futur në sistemin e informacionit Shengen dhe në këtë mënyrë ai vlen për të gjithë zonën Shengen.

Gjykata e Lartë e ka dënuar edhe bashkëshortin 50-vjeçar  me pesë muaj burg, ndër të tjera, për mashtrim, shkruan sda.ch. Ai, në të dhënat për zyrën e mirëqenies sociale nuk kishte deklaruar pasurinë e paluajtshme që kishte në Kosovë. Megjithatë, ai u lirua nga akuzat kryesore për përdhunim dhe sulm seksual. Gjykatës i mungonin prova të mjaftueshme për ta dënuar atë.

Aktgjykimi i Gjykatës së Lartë nuk është ende i plotfuqishën kështu që mund të bartet në Gjykatën Federale. Prokurori kishte kërkuar 16 vite burg për gruan, transmeton albinfo.ch. Për burrin kishte kërkuar një dënim me katër vjet burg për përdhunim, sulm seksual dhe vepra të tjera. Avokatët e të dy palëve në proces kanë kërkuar lirimin e klientëve të tyre.

Lexo edhe:

Korçë/ Gruaja plagos burrin, e godet me hekur në kokë

Itali/ Tre punëtorë sezonalë nga Kosova dënohen për p*rdhunimin në grup të një vajze

Me vendimin e saj, Gjykata e Lartë ka korrigjuar vendimin e shkallës së parë të Gjykatës së Qarkut të Cyrihut të nëntorit 2020, i cili nuk e kishte shpallur fajtore gruan për tentim vrasjeje të rëndë, por “vetëm” fajtore për tentim vrasjeje me paramendim. Ajo ishte dënuar me tetë vjet e gjysmë burg dhe ishte vendosur të dëbohej nga vendi për shtatë vjet.

Shkalla e parë, për shkak të mungesës së provave, e kishte liruar burrin nga akuzat për përdhunim dhe detyrim . Ai qe dënuar vetëm me gjobë, për mashtrim.

Deklaratat e gruas nuk janë të besueshme, është shprehur kryetari i trupit gjykues në aktgjykimin gojor. Megjithatë, as burri ndoshta nuk është “engjëll” i pafajshëm siç paraqitej, transmeton albinfo.ch. Nuk mund të përjashtohet që të ketë pasur dhunë në martesë. Megjithatë “nuk ka asnjë provë absolute”, ka thënë kryetari.

Gjykata nuk beson “historinë e vetëmbrojtjes” së gruas

Një mbrëmje në fillim të prillit 2018, gruaja i kishte shërbyer burrit të saj një pije në të cilën kishte përzier një sasi të madhe ilaçesh. Sipas akuzës, për ta helmuar. Pasi në mëngjesin e nesërm ai ishte ende gjallë, ajo i lidhi atij nga pas rreth qafës, një kabllo karikimi të telefonit celular. Ajo kishte ndërprerë shtrëngimin e kabllit vetëm pasi fëmijët e rritur kishin hyrë në dhomë.

Avokatja e gruas në mbrojtjen e saj ka thënë se të gjitha janë bërë për vetëmbrojtje. Sipas saj, gruaja i kishte rezistuar edhe burrit të dhunshëm atë mëngjes.

“Historisë së sulmit në vetëmbrojtje” nuk i ka besuar gjykata, siç tha gjyqtari. Sipas mjekësisë ligjore, burri, në mëngjes ishte ende në gjendje të rëndë nga barnat. Ai nuk mund të mbrohej. Për shkak të ngufatjes që kishte pësuar, ai ishte “shumë afër vdekjes”.

Burri ishte larguar nga shtëpia e familjes disa kohë përpara krimit. Spiralja e përshkallëzimit qe kthyer poshtë. “Nuk kishte më kërcënim” prandaj gruaja nuk ka vepruar në vetëmbrojtje.

Në favor të gruas, gjykata supozon se ajo me të vërtetë kishte vuajtur prej vitesh në martesën e saj, përcjell albinfo.ch. Dhe më pas burri i kishte thënë se do të transferonte një pjesë të pasurisë te dashnorja e tij në Kosovë. Aty asaj i ishin “fikur siguresat”.

Por nuk kishte asnjë arsye pse ajo e ajo e kishte thirrur burrin në banesën e familjes me pretekstin për të marrë disa gjëra. Gjykata “për pak” i kishte besuar asaj se ajo nuk i ka përzier ilaçet me qëllimin për ta mbytur burrin me pije. “Por, jo më larg se të nesërmen në mëngjes, qëllimi për ta vrarë ishte bërë tashmë fakt”.

Etiketa: burrinhelmoikosovare

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Korçë/ Gruaja plagos burrin, e godet me hekur në kokë

20:26 : 29/09/2025
BOTA

Itali/ Tre punëtorë sezonalë nga Kosova dënohen për p*rdhunimin në grup të një vajze

19:04 : 24/09/2025
AKTUALITET

I riu nga Kamza përplas makinën me shtetas kosovarë në aksin Milot – Morinë, 6 të plagosur

14:04 : 30/06/2025
SHOW BIZ

“Më mirë thuaj jam serb, se kosovar”/ Aktori ndez debatin: S’ka kosovarë, ka vetëm shqiptarë

09:35 : 25/06/2025
AKTUALITET

Turizmi/ Kosova “ikën” pas heqjes së vizave, “mërziten” polakët dhe spanjollët

08:13 : 25/06/2025
AKTUALITET

“Nuk e kam fëmijën me burrin tim”/ Historia e pazakontë, nëna e djalit 6-vjeç: Dua t’ia heq mbiemrin…

20:57 : 09/06/2025
Para

Broja nën lupën e Milanit dhe Napolit

TË GJITHA

36-vjeçarja në Maliq tenton të vrasë veten në banesën e saj

11:39 : 09/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Berisha: Urrejtja e shqiptarëve është për drejtësinë e Koçiut, jo për individin

11:36 : 09/10/2025

Besnik Brahimi merr mandatin pas dorëheqjes së Tom Doshit në Shkodër

11:31 : 09/10/2025

Porositi vrasjen e Klevis Lleshit, sekuestrohen 5 milionë euro pasuri të Aurel Hoxhës

11:26 : 09/10/2025

“Ka rënë shteti”, Bardhi: Në Aruba, qeveritarët biseduan me krimin për të pastruar para në ndërtim

11:15 : 09/10/2025

U fut në berberhane dhe sulmoi me mjet prerës 23-vjeçarin, arrestohet i riu pas 9 muajsh në kërkim

11:13 : 09/10/2025

Minatorët në protestë përpara Parlamentit: Ne vritemi për bukë, deputetët marrin 4 000 €

11:05 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com