Momenti kur Will Smith qëllon me shuplakë komedianin Chris Rock, teksa ky i fundit bëri shaka më qethjen e flokëve të gruas së tij, ka bërë xhiron e botës prej disa ditësh.
Kjo nuk është hera e parë që çifti Smith bëhet pjesë e diskutimeve në media. Që nga dita kur marrëdhënia e tyre u bë publike ata janë përfolur gjatë për uljet dhe ngritjet në çift.
Will dhe Jada u martuan në një ceremoni të fshehtë në vitin 1997 ku një vit më pas mirëpritën në jetë djalin e tyre Jaden dhe në vitin 2000 lindi vajza Willow.
Para disa muajsh, aktori ka shokuar të gjithë opinionin publik me një rrëfim sa i përket jetës së tij martesore. Ai ka treguar që ata në një moment kanë vendosur të mos kenë një lidhje monogame dhe pranoi që kanë pasur lidhje me njerëz të tjerë, ndërsa ishin të martuar.
“Ne i kemi dhënë besim dhe liri njëri -tjetrit, me besimin se secili duhet të gjejë rrugën e vet. Dhe martesa për ne nuk mund të jetë burg. Dhe unë nuk e sugjeroj rrugën tonë për askënd. Por përvojat dhe liritë që ne i kemi dhënë njëri -tjetrit dhe mbështetja pa kushte, për mua, janë përkufizimi më i lartë i dashurisë”, tha ai.
Jada sërish ‘pushtoi’ rrjetin kur u përfol se kishte patur një romancë me shokun e të birit ndonëse ishte e martuar me Will Smith.
Rikujtojmë gjithashtu se gjatë vitit që lamë pas Jada rrefeu se kishte pasur një lidhje me reperin August Alsina.