Enkelejd Alibeaj i kërkoi nën kryetares së Kuvendit, Ermonela Felaj që të mos provokojë debate të brendshme.
Po ashtu një thirrje, Alibeaj iu bëri deputetëve të PD që të mos përfshijnë në Kuvend debatet e brendshme të partisë.
“Nuk duhet të provokoni debate në natyrës së brendshme. Për gjithë qytetarët dhe kolegët që kanë respektin tim maksimal, familja jonë ka rregullat e veta, ka kontributin e vete gjithsecili. Edhe deputetëve miq të mi, kolegë të mi që çështje të brendshme të mund t’i nxjerrim. Në mbledhjet e grupit ku të gjithë së bashku jemi kemi të gjitha mundësitë për të bërë kërkesat. E megjithë këtë sipas procedurës sekretari i grupit u ka dhënë mundësinë të gjithë deputetëve që të flasin. Një kërkesë për këdo në një familje serioze në respekt të njëri tjetrit që primare është që ky parlament ka synimin kryesor mbrojtjet dhe të jetë protektor i interesave të qytetarëve. Të mbrojmë interesat e qytetarëve shqiptarë me të gjithë mundësitë. Ky është synimi që kemi ne. Kjo nuk ishte për ju, por për ju meqë jeni ulur aty mos krijoni asnjë lloj provokimi për të krijuar skenarë të tilla. S’keni të drejtë të gajaseni me këto skena”, tha Alibeaj.