• Kontakt
Saturday, August 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zogaj: Nuk humbi Yuri Kim në 6 mars, Basha e ka bonus suportin amerikan

18:13 : 18/03/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Analisti Preç Zogaj, i cili në daljet publike është shfaqur si një prej mbështetësve të Lulzim Bashës në përballjet e tij me ish-Kryeministrin Sali Berisha, së fundmi është kthyer në një mbrojtës edhe të ambasadores amerikane Yuri Kim, ndaj kritikave që janë hedhur drejt saj, pas rezultatit të zgjedhjeve të 6 marsit.

Në këto zgjedhje, kandidatët socialistë të Kryeministrit Edi Rama fituan 5 nga 6 bashkitë, ndërsa humbën në Shkodër, ku fitoi Bardh Spahia që garonte në siglën e koalicionin “Shtëpia e Lirisë” të ish-Kryeministrit Berisha. Ndërsa kandidatët e PD së Lulzim Bashës u renditën të 3-ët në 5 nga 6 Bashkitë, përveç Rrogozhinës ku dolën në vendin e dytë.

Në mesin e fushatës, diplomatja amerikane bëri një ndërhyrje, duke bërë thirrje që të mos votoheshin kandidatët e mbvshtetur nga Berisha, i cili është shpallur “non grata” nga Departamenti amerikan i Shtetit. Ndërhyrja e Kim u konsiderua si një mbështetje më shumë në favor të Lulzim Bashës në garën mes kandidatëve të tij dhe atyre që mbështeteshin nga Sali Berisha.

“Pyetje për kandidatët: Nëse sponsori juaj kryesor është dikush i caktuar nga SHBA për korrupsion domethënës, çfarë saktësisht po u premtoni votuesve? Kush do t’ju drejtojë nëse fitoni dhe çfarë do t’i detyroheni atyre? Çfarë duhet të presin shqiptarët? Çfarë duhet të presin SHBA?”, do të deklaronte Kim pak përpara zgjedhjeve të 6 marsit.

Ndërkohë pas zgjedhjeve, ku Basha mori një nga humbjet më të thella elektorale që PD ka pasur në 31 vite, diplomatja amerikane nuk bëri asnjë reagim apo koment.

Lexo edhe:

6 gola në ndeshjen hapëse të Premier League, Liverpool ia del përballë Bournemouth (Video)

Horoskopi, e shtunë, 16 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Në shkrimin në gazetën Panorama, Zogaj jo vetëm nuk e quan fitoren e Berishës, por aq më pak e shef atë si një sfidë ndaj politikave të gabuara të Yuri Kim.

“Duan t’i ngarkojnë në kurriz të gjitha fitoret që kishte e ka në mendje Sali Berisha, përfshirë fitoren ndaj SHBA-ve. Është kjo që kanë në majë të gjuhës mbështetësit e tij. E dëgjojmë nëpër emisione, e lexojmë nëpër komente, ku militantët i shkojnë në thelb gjuhës së rrumbullakosur të liderëve kur reklamojnë “humbjen e SHBA-së”, “disfatën e ambasadores” a thua se SHBA dhe ambasadorja Kim kanë marrë pjesë në këto zgjedhje. SHBA, siç e kemi nënvizuar disa herë, mbajnë qëndrime politike në përputhje me përparësitë e politikës së tyre të jashtme dhe me vlerat që mbrojnë. Por nuk ndërhyjnë në zgjedhje, nuk i mbajnë dorën njeriu. Mbështetja amerikane për parti dhe drejtues politikë është premisë për sukses, por jo vetë suksesi. Është një bonus për ata që e kanë. Varet prej tyre ta shndërrojnë në sukses ose jo. Sakaq ata që janë shpallur të padëshirueshëm nga SHBA nuk kanë asnjë shans të fitojnë shumicën për një arsye të thjeshtë: shumica dërmuese e qytetarëve shqiptarë janë proamerikane. Jo vetëm për mirënjohje, por edhe sepse e shohin të lidhur ngushtë me SHBA sigurinë, pavarësinë dhe prosperitetin e tyre”, shkruan Zogaj.

Lajme të lidhura

SPORT

6 gola në ndeshjen hapëse të Premier League, Liverpool ia del përballë Bournemouth (Video)

23:02 : 15/08/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e shtunë, 16 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 15/08/2025
AKTUALITET

Korçë/ U plagos me thikë, 27-vjeçari niset drejt Spitalit të Traumës

22:43 : 15/08/2025
SPORT

Video/ Tirana feston 105 vjetorin e themelimit, shfaqje e veçantë dronësh mbi “Selman Stërmasin”

22:22 : 15/08/2025
BOTA

Çfarë mesazhi të ‘koduar’ dha gjuha e trupit mes Trump dhe Putinit gjatë takimit të parë?

22:19 : 15/08/2025
RAJONI

Kosova furnizohet me autoblinda nga SHBA-ja

22:16 : 15/08/2025
Para

Lavrov: Rusia do të synojë çdo dërgesë armësh që hyn në Ukrainë

TË GJITHA

6 gola në ndeshjen hapëse të Premier League, Liverpool ia del përballë Bournemouth (Video)

23:02 : 15/08/2025

Horoskopi, e shtunë, 16 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 15/08/2025

Korçë/ U plagos me thikë, 27-vjeçari niset drejt Spitalit të Traumës

22:43 : 15/08/2025

Video/ Tirana feston 105 vjetorin e themelimit, shfaqje e veçantë dronësh mbi “Selman Stërmasin”

22:22 : 15/08/2025

Çfarë mesazhi të ‘koduar’ dha gjuha e trupit mes Trump dhe Putinit gjatë takimit të parë?

22:19 : 15/08/2025

Kosova furnizohet me autoblinda nga SHBA-ja

22:16 : 15/08/2025

Zyrtare/ Leipzig prezanton zëvendësuesin e Benjamin Seskos

21:53 : 15/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com