• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi EKONOMI

“Nis fushata” me fondet buxhetore, në një ditë tenderohen 8 mln euro investime

09:51 : 03/02/2017
në EKONOMI

Në vite të zakonshme në muajin janar shpenzimet buxhetore përqendrohen vetëm në pagesat e emergjencës për spitalet dhe qendrat sociale, rrogat dhe pensionet, teksa fondet e investimeve  zakonisht s’postohen në gjashtëmujorin e dytë.

Por 2017 duket se do të bëjë përjashtimin nga kjo rutinë si çdo vit tjetër buxhetor qe ka zgjedhje. Vetëm në një buletin të prokurimit publik u nxorën për tenderime punë publike me vlerë 1,06 miliardë lekë (8 milionë euro). Kjo praktikë nuk ishte e zakonte për prokurimet e janarit referuar historikut të viteve të shkuara.

Nga fondi 1 miliardësh që u hodh që u hodh për tenderim vetëm ne buletinin numër 4 të prokurimeve publike 336 milionë lekë janë investime të OSHHE për linjën e re 20 kilovolt në Bashkinë e Fushë-Krujës.

Fondi tjetër shpërndahet për ndërtimin e rrugëve dhe ujësjellësve dhe sistemeve të ujitjes në qytete të tilla si Skrapari, Puka, Shijaku, Gramshi, Ura Vajgurore etj.

Ajo që bie në sy është se në 18 tenderët e investimeve kane afat kryesor për përfundimin e punimeve vetëm 3-4 muaj. Tenderët janë planifikuar të finalizohen në javën e parë të shkurtit, ndërsa punimet sipas afateve të vëna në secilin nga tenderët pritet të përfundojnë në fillim të qershorit.

Lexo edhe:

Reforma, Mali i Zi së shpejti me ditë pune 7-orëshe

Autoritetet kufitare akuzojnë policinë e Los Angelesit: Iu dëshën më shumë se 2 orë për t’u përgjigjur

Gjithsesi qeveria vitin e kaluar ka miratuar një ligj të “Për menaxhimin e sistemit buxhetor” i cili i kufizon përdorimin  e buxhetit për qëllime elektorale.

Ligji përcakton se, në vitet buxhetore, gjatë të cilave mbahen zgjedhjet e përgjithshme, ekzekutimi i deficitit buxhetor të qeverisjes së përgjithshme, përveç rasteve të jashtëzakonshme, të parashikuara, bëhet me përcaktim të posaçme.

Sipas këtyre përcaktimeve ekzekutimi i deficitit deri në fund të tremujorit të parë të vitit buxhetor elektoral nuk mund të jetë më i lartë se 30 për qind e deficitit vjetor të përcaktuar në ligjin e buxhetit vjetor;

Ekzekutimi i deficitit deri në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit buxhetor elektoral nuk mund të jetë më i lartë se 55 për qind e deficitit vjetor të përcaktuar në ligjin e buxhetit vjetor.

Ekzekutimi i deficitit deri në fund të nëntëmujorit të parë të vitit buxhetor nuk mund të jetë më i lartë se 80 për qind e deficitit vjetor të përcaktuar në ligjin e buxhetit vjetor. Monitor

Tenderat e investimeve ne buletinin e prokurimrve nr 4  
Objektet Shumat ne leke
1-Linja 20 kilovolt ne Fushe-Kruje 336,201,646
2-Rrugë në Vlorë 95,889,850
3-Linjë kabllore energjie ne Shkodër 40,565,799
4-Rrugë bashkia Divjakë 15,007,025
5-Rrugë në Gramsh 71,756,881
6- Rruge në Shijak 80,889,962
7-Kanal Ujitës Poliçan 21,938,960
8-Sistemi i ujitjes ne Mirdite 15,040,580
9-Rrugë në Urën Vajgurore 59,116,230
10-Rrugë në Skrapar 25,679,034
11-Ujësjellës Gramsh 18,889,139
12-Rrugë Vau i Dejës 25,833,333
13-Ujësjellës, Pukë 25,828,429
14-Rrugë, Pukë 34,594,481
15-Ujësjellës, Rrogozhinë 54,678,194
16-Rrugë, Shijak 80,889,962
17-Kanal ujitës, Skrapar 12,078,754
18 Skemë Ujitje në Korçë 53,916,420
Totali 1,068,794,679

Lajme të lidhura

RAJONI

Reforma, Mali i Zi së shpejti me ditë pune 7-orëshe

22:52 : 08/06/2025
BOTA

Autoritetet kufitare akuzojnë policinë e Los Angelesit: Iu dëshën më shumë se 2 orë për t’u përgjigjur

22:52 : 08/06/2025
AKTUALITET

Avokati: Ilir Meta do të lirohet shumë shpejt, është ezauruar çdo afat

22:42 : 08/06/2025
BOTA

Klima e Antarktidës varet nga jashtëqitjet e pinguinëve, thonë shkencëtarët

22:38 : 08/06/2025
BOTA

Mesazhi në një shishe, amaneti që preku zemrat në bregun britanik dhe u bë virale

22:29 : 08/06/2025
SPORT

VIDEO/ Shqipëria U-21 humbet në miqësoren përballë Turqisë

22:27 : 08/06/2025
Para

Zbulohet raporti sekret i Muho Asllanit pas vdekjes së Mehmet Shehut

TË GJITHA

Reforma, Mali i Zi së shpejti me ditë pune 7-orëshe

22:52 : 08/06/2025

Autoritetet kufitare akuzojnë policinë e Los Angelesit: Iu dëshën më shumë se 2 orë për t’u përgjigjur

22:52 : 08/06/2025

Avokati: Ilir Meta do të lirohet shumë shpejt, është ezauruar çdo afat

22:42 : 08/06/2025

Klima e Antarktidës varet nga jashtëqitjet e pinguinëve, thonë shkencëtarët

22:38 : 08/06/2025

Mesazhi në një shishe, amaneti që preku zemrat në bregun britanik dhe u bë virale

22:29 : 08/06/2025

VIDEO/ Shqipëria U-21 humbet në miqësoren përballë Turqisë

22:27 : 08/06/2025

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Nëse dhuna vazhdon mund të dërgohen marinsat në Los Angeles

22:12 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com