• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kursimi i parave/ Këshillat e Ibrahimajt të Financave si spiralja e vdekjes për ekonominë

17:26 : 16/03/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Shqipëria ndodhet në krizë, në një krizë që ndoshta e ndjen shumë më shumë se çdo vend tjetër, pasi renditet mes shteteve më të varfëra, me pagat më të ulëta, dhe ndoshta është i vetmi vend që minimum jetik nuk është i përcaktuar.

Një krizë, e cila është thelluar për shkak të luftës në Ukrainë, por jo se lindi prej saj. Kriza ka kohë që është ulur këmbëkryq dhe sot, nesër, apo javë më pas, sipas parashikimeve më të zymta, mund të thellojë edhe më tej gropën.

Aq më tepër kur flitet për një vend ku prej 8 vitesh rritja e pagave dhe pensioneve është kthyer në një fjalë të huaj, ku paratë publike shpërdorohen, ku miliardat drejtohen në xhepat e 4, 5 apo 10 biznesemenëve, që herë quhen oligarkë dhe herë si miqtë e qeveritarëve.

Përpos këtyre, qytetarëve iu jepet këshillë të kursejnë, pra të ulin shpenzimet, që do të thotë të shtrëngojnë rripin e dhëmbët.

Lexo edhe:

Maliqi falenderon kandidatët e listës së hapur: Ju bëtë maksimumin, por drejtimi la për të dëshiruar

Dështon për të 29-n herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Këshillat vijnë në unison nga Kryeministri, ministrat dhe çdokush tjetër që i përket tarafit qeveriitar, por jo vetëm. Këtij kori i bashkohen edhe opinionistë dhe analistë që sërisht këshillojnë e bëjnë moral, por asnjë prej tyre nuk heq dorë nga veset, dhe jo më të mendosh se do shtrëngojnë dorën, rripin apo dhëmbët.

Këtë gjë duhet ta bëjnë të varfërit dhe shtresa e mesme, më të prekurit nga rritja e deritanishme e çmimeve.
Më pas hidhet ideja e solidaritetit, pra ai ose ata që kanë më shumë duhet të ndihmojnë ata që kanë më pak. Me pak fjalë këtyre të fundit, që përbëjnë shumicën e popullsisë në një vend si Shqipëria, i duhet dhënë lëmoshë, i duhen çuar pako me ushqime, i duhet gjetur një mënyrë për ti mbajtur frymën gjallë, sepse kështu bëhen edhe më të nënshtruar.

Kur u pyet Kryeministri Edi Rama sepse nuk ndal investimet apo pagesat e koncensioneve, dha shpjegimin se kjo do të ndikonte në stopimin e projekteve, ndërkohë që papunësia do të rritej. Pra Rama e ka të qartë se të tentosh të shtrëngosh rripin, duke mos qarkulluar paranë në treg, ka pasoja ekonomike dhe sociale.

Përtej politikës dhe anës sociale, sot iu kërkua qytetarëve të kursejnë, pra të ulin shpenzimet, pasi vendi është në krizë. Këtë këshilla e dha ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj.

Këshilla e saj ishte që qytetarët të mbajnë dorën, të mundohen të përballojnë të njëjtën jetesë duke pasur të njëjtat të ardhura, por me çmime të rritura. Kjo do të thotë se ata duhet të blejnë më pak, duhet të përdorin më me kursim ato produktet e shportës, dhe si rezultat duhet të shfaqen sa më pak në dyert e marketeve apo dyqaneve të lagjes.

Dhe kjo bëhet për dy arsye: e para sepse qeveria nuk indekson dot rrogat dhe pensionet në raport me inflacionin (rritjen e çmimeve) dhe e dyta se nuk mund ti vërë dot fre spekulimeve në tregun shqiptar, që s´ka lidhje as me bursat, dhe as me çdo lloj ekonomie tregu të vendeve që tentohet të krahasohet qoftë nga Kryeministri, ministrat apo zëdhënësit e tyre në studio televizive.

Po sa do e zgjidhë krizën, mënyra që këshillohet nga ministrja e Financave?

Kur njerëzit kursejnë para, bizneset nuk do të jenë në gjendje të mbledhin aq të ardhura dhe nuk do të kenë aq shumë klientë. Kjo nga ana tjetër do të thotë se ata do të ngadalësojnë punësimin e tyre, gjë që do të shkaktojë një shkallë më të lartë të papunësisë.

Disa biznese nuk do të jenë në gjendje të mbijetojnë si rezultat, gjë që do të çojë në një shkallë edhe më të lartë të papunësisë. Më shumë njerëz më pas do të konkurrojnë për të njëjtat punë që do të ulin pagat. Dhe ndërsa frika përhapet dhe papunësia rritet, njerëzit do të kursejnë edhe më shumë para.

Pra do të krijohet një rreth vicioz, i cili ndërtohet me kalimin e kohës dhe mund të jetë i dëmshëm për një ekonomi.

Kjo do jetë e ngjashme me spiralen e vdekjes.

Kursimi si metodë u aplikua në SHBA. U provua jo shumë vite më parë, por pikërisht në kohën e krizës së pandemisë 2020-2021, ku norma e kursimeve u rrit nga 8% në 13%, brenda një muaji, duke arritur nivelin e saj më të lartë që nga viti 1981.

Madje amerikanët shkuan deri aty sa po brenda 1 muaji vëllimet e pagesave me karta krediti u tkurrën me 31%. Dhe përfundimi ishte se ekonomia amerikane nuk u arrit të kthehej në nivelin e para krizës së shkaktoi Covid.

Këshillat për të kursyer, kur është e mundur, mund të ndihmojnë deri diku individin, por jo ekonominë në tërësi.

Aq më shumë në një vend si Shqipëria, ku ekonomia në pjesën më të madhe bazohet te shërbimi, pasi sot nuk jemi në gjendje as të sigurojmë nevojat e brendshme me grurë, megjithëse ka pafundësisht fusha, të lëna djerrë, ose të keqmenaxhuara, për shkak se mungojnë subvencionet dhe politikat stimuluese.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Maliqi falenderon kandidatët e listës së hapur: Ju bëtë maksimumin, por drejtimi la për të dëshiruar

13:42 : 09/06/2025
BOTA

Dështon për të 29-n herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

13:35 : 09/06/2025
AKTUALITET

NRG e ‘mushkonjave’ nën hetim për kontrabandë, fiton tendera me “ndihmë” nga Jonaid Myzyri i KPP

13:23 : 09/06/2025
AKTUALITET

Ekstazi, kokainë e kanabis në festivalin “Unum” në Shëngjin, në hetim 2 shqiptarë e 4 të huaj

13:22 : 09/06/2025
AKTUALITET

Pas Tiranës, KAS vendos për rinumërimin e plotë të votave në Qarkun e Fierit

13:04 : 09/06/2025
AKTUALITET

“Për t’ia pa hajrin, fillova të çoj edhe këmbët”/ Berisha nxjerr meme me Spiropalin: Metamorfoza!

12:54 : 09/06/2025
Para

“Do bëhet më keq nëse…”/ NATO ‘refuzon’ të krijojë zonën e ndalim-fluturimit në Ukrainë

TË GJITHA

Maliqi falenderon kandidatët e listës së hapur: Ju bëtë maksimumin, por drejtimi la për të dëshiruar

13:42 : 09/06/2025

Dështon për të 29-n herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

13:35 : 09/06/2025

NRG e ‘mushkonjave’ nën hetim për kontrabandë, fiton tendera me “ndihmë” nga Jonaid Myzyri i KPP

13:23 : 09/06/2025

Ekstazi, kokainë e kanabis në festivalin “Unum” në Shëngjin, në hetim 2 shqiptarë e 4 të huaj

13:22 : 09/06/2025

Pas Tiranës, KAS vendos për rinumërimin e plotë të votave në Qarkun e Fierit

13:04 : 09/06/2025

“Për t’ia pa hajrin, fillova të çoj edhe këmbët”/ Berisha nxjerr meme me Spiropalin: Metamorfoza!

12:54 : 09/06/2025

‘AlbaScan’ që dështoi në burgun e Peqinit, fiton tenderin e Gardës

12:48 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com