Jehona e filmit-muzikal “La La Land”, i cili së fundmi ka marrë plot 14 nominime për çmimet “Oscar”, vijon të prodhojë lajme.Por kolona zanore e këtij filmi ngjason me këngën “Me fjalë të vogla” të kantautorit shqiptar Flori Mumajesi.
Për këtë arsye, Blitz.al ka kontaktuar me studion e “Threedots Production” për të kuptuar nëse do të ketë ndonjë lëvizje nga ana e tyre kundrejt kompozitorit Justin Hurwitz dhe produksionit të filmit “La La Land”, për melodinë “e huazuar”.
Nga “Threedots” shprehen se është e vërtetë që kanë konstatuar ngjashmëri shumë të madhe në melodinë e kolonës zanore të filmit më të përfolur për momentin e për këtë arsye kanë nisur procedurat ligjore për të mbrojtur të drejtat e autorit.
Një histori e ngjashme me këtë u përfol edhe pak muaj më parë, kur u konstatua se kënga “Six fit under” (e cila u bllokua më pas) e këngëtarit The Weeknd ishte një kopje e këngës “Nallane” të Florit dhe DJ Vicky-t.
https://www.youtube.com/watch?v=aUCf0beBJxM













