• Kontakt
Monday, June 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Çfarë nuk thotë dhe çfarë fsheh Ilir Meta për rastin Manjani?

13:55 : 02/02/2017
në OP-ED

Nga Artur Zheji

Në konferencën më të fundit për shtyp Meta, ishte dukshëm i tërhequr, madje pati edhe nga ata, që e mbiquajtën të zbythur përpara Ramës dhe veprimeve të tija energjike administrative. Dhimbjen e shkaktuar nga shkarkimi brutal i Ylli Manjanit, Meta, si edhe ka mësuar ka ca kohë të bëjë, e kishte fshehur mjaft thellë. Ndërkohë që kupola pranë Ramës dhe vetë Rama, hapnin shampanjë për të festuar këtë zbythje dhe këtë shkarkim të bujshëm, prej burri të fortë që bëri kryeministri.

Është pra sot, kryeministri Rama shumë më i fortë se Meta dhe shumë më i fortë se nevoja për të pasur LSI në krahun e vet qeverisës?
Apo dardha e ka bishtin prapa?

Në veprimet e hapura publike duket pikërisht kështu, Meta e “braktisi” Manjanin dhe e la atë në mëshirë të Ramës, që mëshirë nuk tregoi.
Madje duhet kujtuar se emërimi i Manjanit, si Ministër Drejtësie, erdhi pikërisht në kohën tjetër më të madhe, të acarimit Meta-Rama. Dhe ardhja e Manjanit në krye të Drejtësisë, ishte një sfidë në vete, pasiqë dihej se Manjani ishte prej kohësh në Listën e Zezë të Ramës, prej përplasjeve më të vjetra Manjani-Rama.

Dhe këtë sfidë Ylli Manjani, i “Listës së Zezë” së kryeministrit, e bëri deri në fund, duke qenë një Ministër “dash” dhe jo një Ministër dele. Manjani nuk ishte për asnjë çast, një Ministër në vathën e Ramës, si shumica e ministrave, pa dallim logoje partiake, duke fituar simpatinë e thellë e shumicës së opinionit publik, që kërkon me dëshpërim ministra sa më dinjitozë.

Lexo edhe:

Horoskopi 15 qershor 2026, çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Tirana “zien” për largimin e tij/ Rama udhëton në Zvicër, Ermal Dredha i mban valixhen

Shkarkimi i Manjanit, pasoi pas një takimi paraprak, Rama-Meta, pas të cilit takim, fati i Ministrit të Drejtësisë u përcaktua dhe është e vërtetë që ishte në nderin e Manjanit ay shkarkim, si edhe ai e tha edhe vetë më pas: “Jam i nderuar që më shkarkon Rama…”

Por çfarë nuk tha Meta?

Ndoshta në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, për “çështjen Balili”, që do të jetë të premten e ardhshme me 3 Shkurt, do të thuhen gjëra që edhe shkarkimi i Manjanit, nuk do të mund të ishte më një “qetësues” apo një akt triumfal i mjaftueshëm për të ngopur, egon e pangopur të kryeministrit.

Por ajo që është më e rëndësishme për Metën, pamvarsisht sakrifikimit të dhimbshëm të Manjanit, është se përmeës ish ministrit, nga njera anë, Lefter Kokës nga ana tjetër dhe mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare për Çështje e Drogës, për moskapjen e Klement Balilit, Meta ja doli të shkarkojë, një pjesë dërmuese të llumit të derdhur mbi të personalisht, në lidhje me Eskobarin e Ballkanit.

Meta nuk e tha këtë në konferencën për shtyp, porse perceptimi i të gjithëve atyre që kanë sy, është se përtej “braktisjes” së Ylli Manjanit, qëndron adresimi i saktë, i dështimit të betejës kundër drogës. Humbja e qëllimshme e kësaj beteje apo llumi i saj, tanimë kaloi te Ps, te kryeministri dhe ministri i tij besnik, duke shliruar barrën e rëndë që Zyra Speciale e Informim-Dizinformimit, kishte bërë me goxha mjeshtëri, në adresë të “aleatit”.

Ditët në vijim do ta bëjnë më të ndjeshme faktin nëse, humbi apo fitoi Rama, me rastin Manjani dhe nëse Meta, duke “lëshuar” Manjanin, po luan tangon, një hap pas dhe dy hapa prapa.

Gjithësesi, viktizimi i Ministrit të Drejtësisë, si një “dëshmor” politik që kërkoi vendosjen e ushtrisë në betejën e humbur kundër drogës, që akuzoi drejtëpërdrejtë kryeminstrin për moskapjen apo fshehjen e Klement Balilit, i shërbeu Lsi dhe Ilir Metës, shumë më tepër se i shërbeu shkarkimi i Ministrit të revoltuar të Drejtësisë, vetë Edi Ramës.

Meta nuk tha në konferencën për shtyp, që ishte edhe i gëzuar nga gafa publike dhe shpalosja e arrogancës së kryeministrit, që shkarkoi Ministrin e Drejtësisë, një qëndrestar real të luftës frontale, që shteti duhet ti shpallte kultivimit dhe trafikimit të drogës në Shqipëri. është shumë e qartë, që në takimet dhe në raportimet që do të vijojnë me ndërkombëtarët, Meta e ka të demostrueshme, rreshtimin e tij në frontin anti drogë në Shqipëri dhe meritën kryesore për këtë e ka sakrifica, disa pak muaj para zgjedhjeve të ish ministrit Manjani, si edhe mbledhja që pritet të zgjojë interes ndërkombëtar, në 3 shkurtin e ardhshëm.

360 grade.al

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi 15 qershor 2026, çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:59 : 14/06/2026
AKTUALITET

Tirana “zien” për largimin e tij/ Rama udhëton në Zvicër, Ermal Dredha i mban valixhen

22:50 : 14/06/2026
AKTUALITET

I quajti protestuesit “hajvanë”, Lapaj-Ramës: O delenxhi burrë, pasi i vjedh edhe i ofendon!

22:31 : 14/06/2026
AKTUALITET

Nga Lapraka dhe gjithë rruga e Durrësit, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës: Poshtë patronazhistët!

22:15 : 14/06/2026
AKTUALITET

“Ju erdhi fundi”/ Vijon marshimi, mijëra qytetarë dynden në rrugët e Tiranës

21:59 : 14/06/2026
AKTUALITET

Matematika e Ballës: 4 mld në Zvërnec përkthehen në 12 se do blihen tulla e pemë (Video)

21:43 : 14/06/2026
Para

Qeveria "bllokon" kompensimin për ish-pronarët, jep vetëm 41 % të fondit të planifikuar për 2016

TË GJITHA

Horoskopi 15 qershor 2026, çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:59 : 14/06/2026

Tirana “zien” për largimin e tij/ Rama udhëton në Zvicër, Ermal Dredha i mban valixhen

22:50 : 14/06/2026

I quajti protestuesit “hajvanë”, Lapaj-Ramës: O delenxhi burrë, pasi i vjedh edhe i ofendon!

22:31 : 14/06/2026

Nga Lapraka dhe gjithë rruga e Durrësit, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës: Poshtë patronazhistët!

22:15 : 14/06/2026

“Ju erdhi fundi”/ Vijon marshimi, mijëra qytetarë dynden në rrugët e Tiranës

21:59 : 14/06/2026

Matematika e Ballës: 4 mld në Zvërnec përkthehen në 12 se do blihen tulla e pemë (Video)

21:43 : 14/06/2026

Neni 20 për Zonat e Mbrojtura/ Pse u justifikua tani Rama për ndryshimin e ligjit?

21:25 : 14/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casino siteleriDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibomjojobetbetpark girişbetparkbetpark girişbetpark girişGrandpashabet destekgrandpashabet girişGrandpashabetjojobethttps://www.letmejizz.co/tag/xnxx/GrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetjojobetcasibomgrandpashabetholiganbetgrandpashabet