Beatrix Ramosaj është kthyer nga pushimet në Madrid dhe ka takuar Monika Lubonjën. Ka qenë këngëtarja që ka ndarë një foto me aktoren dhe nënën e saj, Antigonën duke drekuar.
“U ribashkova me të bukurën time, Monikën dhe nënën time”, ka shkruar Beatrix krahas fotos.
Monika dhe Beatrix kanë patur një lidhje të ngushtë kur ishin pjesë e “Big Brother VIP”. Pak javë më parë, kur Monika u pyet për ndarjen e Trixës me Donaldin, me të cilët ka një raport të afërt, tha se beson se ka një dritë jeshile për ribashkim.“Janë të dy të mrekullueshëm, Trixa ndjehej që e dashuronte apo e donte. Unë them që do ketë një dritë jeshile sepse është situata, nuk duhet të paragjykojmë është i tronditur edhe Donaldi”, tha mes të tjerash Monika.
	    	











