Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili i ka propozuar qeverisë heqjen e dy taksave, atë të qarkullimit dhe të karbonit, në mënyrë që çmimi i naftës të jetë më i ulët.
Nëpërmjet një postimi në FB, Vasili shkruan se prej 2 ditësh e ka çuar në Kuvend propozimin dhe shkruan se Rama ka miratuar dhjetëra akte normative në kohë rekord kur ka ndalë miliona euro për tendera.
Vasili shton se duhet të mblidhet urgjentisht Kuvendi dhe të miratohen këto propozime. Ai shton se qytetarët duan zgjidhje.
Rama nga ana tjetër, tha sot se taksat mbi naftën, nuk do të preken.
Postimi i plotë i Vasilit:
Edi Rama mirato propozimin per heqjen e dy taksave, boll u qurravite ne FB me regji te oligarkeve!(DOKUMENTI)
Propozimi yne per heqjen e dy taksave, Takses se qarkullimit dhe te Takses se karbonit nga nafta dhe benzina, eshte prej dy ditesh ne Kuvendin e Shqiperise.
Propozimi eshte aty ne institucionin vendimarres ne Kuvendin e Shqiperise.
Edi Rama ka miratuar ne Kuvend dhjetra Akte Normative ne kohe rekord kur ka qene puna per te ndare qindra milione euro per tendera dhe koncesione grabitqare dhe korruptive.
Edi Rama leri pazar muhabetet me Borde me oligarket brenda, se keto pazar muhabete e cuan cmimin e naftes ne stratosfere.
Edi Rama boll bere pazarin e oligarkeve te naftes!!
U ke dhene oligarkeve monopolin e naftes, aeroportet, koncesionet dhe tenderat, praktikisht ndan me ta gjithe Shqiperine dhe ben si hipokrit sikur nuk te zëka gjumi per popullin.
Boll u qurravite ne Facebook me regji te oligarkeve sikur tu dogj barku per shqiptaret.
Mblidh Kuvendin urgjentisht dhe mirato propozimin per heqjen e dy taksave dhe leri fjalet boshe.
Qytetaret duan zgjidhje dhe ti ju ve oligarket ne tavoline tamam ju ve ujkun per bari.
Ja ku e ke propozimin dhe qe sot pasdite ta mbledhim Kuvendin dhe ti miratojme.
Lere FB dhe denglat dhe hajde voto propozimet, se sa per llaxore mashtruese te ka dale boja dhe te njohin te gjithe!
Ja ku e ke propozimin!!