Ndërsa në Ukrainë po ndodh një masakër e tmerrshme dhe tërësisht e panevojshme, miqtë, familja, kolegët dhe mediat nga e gjithë bota kanë ngritur me të drejtë të njëjtën pyetje:Çfarë po i thotë mendja Putinit? Çfarë e ka nxitur atë të nisë luftën më të madhe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore? Çfarë po e shtyn ta kërcënojë botën me Luftën e Tretë Botërore, duke përfshirë edhe përdorimin e armëve bërthamore?
Përgjigja ime ka qenë:Është e ndërlikuar. Asnjë përgjigje e vetme nuk e shpjegon plotësisht sjelljen tejet agresive të Vladimir Putin. Shumë ekspertë rusë që e njohin mirë Putinin, kanë folur mbi mentalitetin e tij. Por unë gjykoj se janë të paktën 8 faktorë të ndryshëm, ata që po ndikojnë përbëjnë sjelljen kaotike dhe shumë të rrezikshme të presidentit rus:
1. Nostalgjia
Putini e ka pranuar shumë herë nostalgjinë e madhe që ai ndjen për të kaluarën perandorake të Rusisë, dhe tiparet nacionaliste që e shoqërojnë atë:ortodoksinë ruse, mbrojtjen e rusisht-folësve, dhe interpretimet konservatore të identitetit kombëtar rus.
Artikulimi më i qartë i kësaj nostalgjie, ishte në esenë e tij të botuar verën e vitit të kaluar mbi lidhjet sipas të pavdekshme midis Moskës dhe Kievit. Ai i bëri jehonë konceptit se rusët dhe ukrainasit janë një popull, duke injoruar opinionin e atyre që mendojnë të kundërtën.
2. Korrigjimi i gabimeve të së shkuarës
Putin e ka thënë se shembja e Bashkimit Sovjetik ishte tragjedia më e madhe e shekullit XX-të. Ai i përbuz Gorbachev dhe Yeltsin, dy liderët rusë që lejuan shkëputjen e republikave. Pushtimi i Krimesë në vitin 2014, ishte një nga përpjekjet e tij më të hershme për të korrigjuar gabimet e së kaluarës.
3. E percepton ndryshe realitetin
Putin është i rrethuar nga disa njerëz që mendojnë identikisht si ai, dhe të cilët prej kohësh kanë kontrolluar me xhelozi informacionin që mbërrin tek shefi i tyre. Ata janë ”alergjikë”ndaj pikëpamjeve që nuk i pëlqejnë Putinit.
4. Përbuzja për udhëheqjen dhe sistemin e Ukrainës
Ukraina ka evoluar në një demokraci disi të rrëmujshme por gjithsesi dinamike, të cilën Putin nuk mund ta kuptojë. Sistemi i saj zgjedhor është i pakontrollueshëm prej tij, dhe qeveria ukrainase po e çon vendin gjithnjë e më larg orbitës ruse.
5. Një bullist global
Në vitin 2007, Putin mori me vete qenin e tij të madh në një takim që do të zhvillonte meAngela Merkel, pasi e dinte që kjo e fundit i kishte tmerr qentë. Në atë takim kancelarja gjermane ishte vërtet e frikësuar, ndaj ai e forcoi reputacionin e tij si një bullist.
Merkel do të deklaronte në atë kohë:“Unë e kuptoj pse ai ka nevojë të sillet kështu, për të provuar se është burrë…Putin ka frikë nga dobësia e tij”. Ky tingëllon si përkufizimi klasik i një bullisti. Tani ai po luan rolin e bullisti global, duke e frikësuar botën me ushtrinë ruse dhe me kërcënime për luftë bërthamore. Është ajo që ai di të bëjë më së miri, dhe që i sjell përfitime.
6. Kërkon patjetër vëmendjen e botës
Kina është ngjitur shumë lart në skenën botërore, duke krijuar pasurinë e saj të madhe, ushtrinë e saj, dhe duke pretenduar se do të dominojë në këtë shekull. Kjo sjellje e ka alarmuar superfuqinë e shekullit XX–të, SHBA-në, e cila e ka kthyer vëmendjen nga Azia.
Përpara krizës aktuale, presidenti Joe Biden dhe administrata e tij mezi e përmendnin fjalën “Rusi” në bisedat e tyre mbi prioritetet e politikës së jashtme. Por Putinit nuk i pëlqen të zhduket nga skena. Ndaj ai e ka nisur këtë luftë, që e gjithë bota t’i ketë sytë tek ai.
7. Synon të ruajë ekuilibrat e brendshëm
Putin mbush 70 vjeç këtë vjeshtë. Ai ka arritur në fazën e vonë të autokracisë, kur i duhet vazhdimisht të ruajë balancat, dhe të bëjë kompromise midis pushtetarëve që kanë nevojë për të, që të ruajnë pushtetin e tyre, por që tashmë po bëjnë plane për ta pasuar atë në detyrë. Po ashtu Putin ka një publik që ka gjithnjë e më pak besim tek qeveria e tij. Ai duhet që t’i mbajë të nën kontroll këto ekuilibra, dhe pretendimi për një kërcënim të jashtëm ekzistencial, është një mënyrë efikase për ta bërë këtë.
8. Një zhgënjim i madh me Perëndimin
Kur Putin u informua për herë të parë mbi natyrën e Traktatit të Forcave të Armatosura Konvencionale në Evropë (CFE), thuhet se u zemërua shumë për faktin se kufizimet në traktat nënkuptonin se ai nuk mund t’i lëvizte dot forcat e tij as në territorin rus.
Edhe vendet e NATO-s u penguan t’i përqendronin forcat në kufi kundër Rusisë. Por kjo nuk e ndaloi Putinin që në vitin 2007 të deklaronte se Rusia nuk do t’i përmbahej më CFE-së. Në krizën aktuale, ai ka thënë shpesh se duhet të ketë të drejtën të lëvizë sa herë të dojë trupat eveta në territorin rus.
Duke pasur parasysh izolimin e tij të madh, përpjekja për ta sprapsur nga gremina ku po tenton të na hedhë të gjithëve, do të kërkojë shumë energji. Asnjë homolog i huaj nuk ka gjetur deri tani mjetet për ta bërë këtë, megjithëse shumë janë përpjekur. Presidenti francez Macron po përpiqet akoma. Ndoshta tani që Kina është interesuar të ndërmjetësojë negociatat midis Ukrainës dhe Rusisë, presidenti Xi Xingping mund të jetë edhe heroi i kësaj historie. Kjo do të ishte shumë interesante.
Shënim: Rose Gottemoeller, lektore në Qendrën për Siguri dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar në Universitetin e Stenfordit. Në vitet 2016-2019, ka qenë Zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s./ Bota.al