• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Importuesit qetësojnë shqiptarët: Furnizimet me ushqime dhe miell nuk do të mungojnë

09:39 : 04/03/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Importuesit kryesorë të miellit dhe të ushqimeve garantuan se, vendi nuk do të vuajë nga furnizimet, pavarësisht situatave dhe vështirësive që ka krijuar fillimisht pandemia e Covid-19 dhe tani lufta Rusi -Ukrainë.

Eleni Babameto që ka në pronësi kompaninë “Teuta” një nga importuesit më të mëdhenj të artikujve ushqimorë në vend (Vaj, sheqer miell, oriz, fasule etj) tha se, tregu ndërkombëtar po vuan disa problematika që krijoi pandemia në zinxhirët e furnizimit, por ajo tha se kompanitë importuese në Shqipëri me përvojë të gjatë i kanë të garantuara furnizimet.

“Qytetarët duhet të jenë të qetë se ushqimet nuk do të mungojnë” tha ajo. Zonja Babameto tha se tashmë kompania e saj ka furnitorë që nga Peruja, Kina dhe vende të largëta të botës dhe ka mundësitë të sigurojë sasitë e nevojshme për sasitë që i duhen Shqipërisë.

Të njëjtën siguri dha edhe Adi Haxhiymeri i cili është një nga operatorët më të mëdhenj të te importit të grurit në vend dhe me produktet dhe nënproduktet e burimit “Prima”. Ai pohoi se, tashmë kompanitë shqiptare të importit të grurit kanë arritur të gjejnë furnitorë nga vende të tjera duke hequr varësinë nga tregjet Ruse. Ai tha se vendi do të vazhdojë të furnizohet normalisht me grurë dhe garantoi qytetarët të mos bëjnë blerje paniku nga frika se nuk do të ketë produkt në treg.

Ditët e fundit që kur nisi lufta qytetarët në të gjithë vendin po bëjnë blerje jo të zakonta nga frika se do të ketë mangësi në furnizime dhe çmimet do të rriten nga lufta Rusi-Ukrainë duke qenë së vendet janë një nga eksportuesit të mëdhenj global të grurit.

Lexo edhe:

Importuesit nuk pranuan të shesin sheqerin nën kosto, Bordi vendos rritjen e çmimit

“Njerëzit po marrin kredi dhe borxhe për të kryer furnizime jo të zakonta me ushqime” tha Samiu një tregtar me pakicë në zonën e “5-majit” në Kryeqytet. Kjo kërkesë e lartë e çon më tej rritjen e çmimeve në tregun vendas pohoi ai.

Në të gjithë vendin, por sidomos në rrethe, njerëzit po kryejnë furnizime të mëdha nga frika që ka ngjallur lufta. Blerjet janë përqendruar kryesisht në miell. Edhe para sulmeve ruse në Ukrainë, tregjet po vuajnë nga kërkesa e lartë që u shfaq gjatë pandemisë në produktet ushqimore.

Paratë e kursyera nga mungesa e udhëtimeve u kanalizuan në një konsum më të lartë në ushqime dhe artikuj të furniturës për shtëpi. Kërkesa e lartë e kombinuar me probleme në zinxhirët e furnizimit, të tilla si kostot e larta të transportit dhe mungesat e punonjësve çuan në një valë të re çmimesh në të gjithë artikujt pa përjashtim. Lufta e ka vështirësuar situatën edhe më tej.

Ukraina si një nga furnitorët kryesor me drithëra i ka kryer mbjelljet e grurit në vjeshtë, korrjet e të cilit do të kryhen në korrik. Por eksportet nga ky vend do të varen nga ecuria e luftës, ndërkohë ngjarjet po pengojnë mbjelljet e pranverës në kulturat e tjera të drithërave si misri, lule dielli etj.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Ushqimit (FAO) konusmi global i drithërave më 2022 vlerësohet në 2.8 miliardë tonë, ndërsa rezervat globale janë 824 milionë tonë, të afta për të mbuluar 29 për qind të konsumit total global. /Monitor.al/

Etiketa: ImportuesitImportuesit qetësojnë shqiptarët: Furnizimet me ushqime dhe miell nuk do të mungojnë

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Importuesit nuk pranuan të shesin sheqerin nën kosto, Bordi vendos rritjen e çmimit

23:17 : 27/06/2022
Para
Foto ilustruese

Zgjedhjet e pjesshme/ Ministria e Brendshme: Qytetarët që kanë aplikuar për ID, i marrin të shtunën

TË GJITHA

Qytetari i Zvërnecit i kthehet Ramës: 25 vite luftoi im atë për tokën, derisa vdiq

18:09 : 05/06/2026

“Ballkani Perëndimor i përket BE-së!”, Von der Leyen: Shqipëria të ndjekë shpejt Malin e Zi

18:00 : 05/06/2026

Çfarë humbasim? Pishë Poro-Narta përpara protestës së Flamingove

17:53 : 05/06/2026

Zvërneci në fokus, siguri e shtuar për vizitën e Ramës në Vlorë

17:45 : 05/06/2026

Aksion në Ksamil, hiqen 14 mole detare

17:38 : 05/06/2026

Gjyqi ndaj Metës e Kryemadhit, GJKKO cakton seancën e radhës

17:35 : 05/06/2026

PAMJE nga aksidenti në Tiranë/ Sa të plagosur shkaktoi autobusi “Green Line” i Nadir Çaushollit

17:23 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibomCasibomJojobet Girişcasibom giriş