Vendi pritet që në fundjavë të zhvillojë zgjedhjet e pjesshme lokale.
Basha ka zgjedhur që fushatën e tij ta përmbyllë në Dibër.
Teksa deklaroi mbështetjen e tij për kandidatin Luan Haka, Basha shprehu se Partia Demokratike është parti proamerikane dhe do vazhdojë të mbesë e tillë.
Basha nuk harron të përmendë edhe aferën e inceneratorëve duke vlerësuar edhe punën e Komisionit me në krye Jorida Tabakun.
”Partia Demokratike është lindur, forcuar, rritur mbi bazëne vlerave. Mund ta dëmtojnë por nuk e ndalin dot, se kemi shpresën dhe të vërtetën. Kemi lindur nga rinia dhe jemi krijuar si nje parti e lirë, evropiane, amerikane dhe do mbesin si të tillë. E pate sesi u zbulua afera e shekullit për inceneratorët, ky eshte modeli ynë larg sharjeve dhe fyerjeve, shpifjeve. E vërteta vonon por nuk harron”,- tha ai.














