Raportohet se një njësi elitare luftarake çeçene e dërguar në Ukrainë për të vrarë presidentin Volodymyr Zelenskyy është neutralizuar.
Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Kievit, Oleksiy Danilov, tha se njësia “e cila erdhi për të vrarë Presidentin tonë, u eliminua”, gjatë një fjalimi televiziv.
Danilov deklaroi se njësia u ndoq nga afër që kur erdhi në Ukrainë dhe se u neutralizua.
Grupi elitar u dërgua në Ukrainë nga Ramzan Kadyrov, udhëheqës i rajonit rus të Çeçenisë dhe një aleat i presidentit rus Vladimir Putin.
Duke folur në kanalin televiziv “Ukraina 24”, Danilov u shpreh si më poshtë.
“Ne tashmë jemi në dijeni të operacionit special që do të kryhej nga njësia e forcave të Kadyrov.
Ne e morëm informacionin nga përfaqësues të Shërbimit Federal të Sigurisë të Rusisë, të cilët nuk duan të marrin pjesë në këtë luftë të përgjakshme.
Njësia e forcave Kadyrov, e cila erdhi për të vrarë Presidentin tonë, u eliminua.” – u shpreh Danilov, përkthen Lapsi.al.
Sipas tij, një grup është vënë nën zjarr në Hostomel, ndërsa një grup tjetër aktualisht po mbahet nën kërcënimin e armëve.
Danilov shtoi: “Ne nuk do t’ia japim askujt presidentin dhe vendin tonë. Kjo është toka jonë, largohuni nga këtu.”
Në orët pasi Rusia pushtoi të enjten në mëngjes, Zelensky u fsheh dhe tha se kishte frikë për jetën e tij dhe të familjes së tij.
Ai tha në një VIDEO nga vendndodhja e tij sekrete, se ishte shënuar “objektivi numër një” nga forcat ruse në një mision për ta ‘rrëmbyer’ atë dhe për të marrë kontrollin e kryeqytetit.
Ai pohoi se jeta e familjes së tij është në rrezik nga “grupet sabotuese” ruse që ishin zhvendosur në kryeqytet.
Gjatë fundjavës, më pas u raportua se rreth 400 mercenarë po vepronin në Kiev nën urdhrat e Kremlinit për të vrarë Zelensky.
Ndërkohë, pretendohet se milicia e frikshme e armatosur nga Grupi ëagner u dërgua në kryeqytet nga Afrika pesë javë më parë.
Per @KyivIndependent Telegram channel:
Team of elite Chechen forces sent to assassinate President Zelensky has been eliminated.
Oleksiy Danilov, Head of the National Security and Defense Council, said Ukraine had been tipped off by members of Russia’s Federal Security Bureau.
— Cristina Maza (@CrisLeeMaza) March 1, 2022