Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken dënoi abuzimet e Rusisë për të drejtat e njeriut dhe shkeljet e ligjit ndërkombëtar humanitar gjatë sulmit daj Ukrainës.
Gjatë një fjalimi në në Këshillin e POKB-së, Blinken hodhi idenë e largimit të Rusisë nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut gjatë një fjalimi para këshillit të martën në mëngjes.
Blinken kritikoi gjithashtu vende si Kina, që vijon t’i qëndrojë në krah Rusisë dhe të mos i dënojë sulmet.
“Me arsye mund të pyetet nëse një shtet anëtar i OKB-së që përpiqet të marrë nën kontroll një shtet tjetër anëtar të OKB-së – ndërkohë që kryen abuzime të tmerrshme të të drejtave të njeriut dhe duke shkaktuar vuajtje masive humanitare – duhet të lejohet të qëndrojë në këtë këshill? Anëtarët e këshillit duhet të ndalojnë përdorimin e gjuhës që nënkupton se të gjitha palët mbajnë përgjegjësi të barabartë për sulmin e paprovokuar të njërës palë. Kjo nuk është e paanshme – është e gabuar – dhe dështon të vendosë përgjegjësinë aty ku i takon. E njëjta gjë vlen edhe për anëtarët që argumentojnë, në mënyrë të rreme, se denoncimi i shkeljeve të të drejtave të njeriut po ‘politizon’ situatën. Ajo po dështon të flasë për abuzimet e të drejtave të njeriut që e politizon situatën,”- tha Blinken.
Në këshill janë 47 shtete anëtare, të cilat zgjidhen nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, ku një prej tyre është Rusia.