• Kontakt
Saturday, July 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shpjegimi/ Çfarë do të thotë justifikimi i Putin për “de-nazifikimin e Ukrainës”

17:48 : 24/02/2022
në AKTUALITET, BOTA, KRYESORE

Kur Vladimir Putin foli pak para “operacionit ushtarak special” për “de-nazifikimin” e Ukrainës, natyrisht, nuk i referohej grupeve që iu bashkuan trupave të Hitlerit pas invazionit të ish-Bashkimit Sovjekt, në vitin 1941.

Zoti i Kremlinit i referohej atyre grupimeve të së djathtës ekstreme që kanë pasur rol aktiv në jetën politike të Ukrainës që nga koha kur u shkëput prej Bashkimit Sovjetik në vitin 1991 e më tej, gjatë revoltave të quajtura “Euromaidan”, të cilat u finalizuan me largimin e presidentit filo-rus, Viktor Janukoviç, në vitin 2014.

Për Putinin, këto formacione janë të përbëra nga njerëz të armatosur, të cilët terrorizojnë e vrasin njerëz, që mbajnë në kokë helmeta të ushtrisë naziste gjermane dhe shenjat e svastikës (kryq i thyer nazist).

Prej muajsh, thuajse të gjithë mediat në Rusi i mëshojnë kësaj teze, duke akuzuar Ukrainën dhe klasën e saj drejtuese se “janë pasues të denjë të bandave të periudhës 1941-1943”.

Mbërritja e trupave të Rajhut të Tretë, të cilat thyen linjat e mbrojtjes sovjetike në 22 qershor 1941, rizgjoi nacionalizmin ukranias, i cili më herët kishte luftuar me Armatën e Kuqe gjatë periudhës së konsolidimit të bolshevizmit.

Lexo edhe:

Ilir Alimehmeti: PD e sëmurë nga mungesa e hapjes dhe meritokracisë

Detajet e reja/ Vajza e goditi të atin në pjesët intime, i dashuri e mbante teksa ajo e mbyste me tel

Në krah të nazistëve gjermanë u vendosën formacionet “partizane” të Stepan Bandera dhe Armata e tij e Lëvizjes së Ukrainës.

Më pas, u krijua një divizion i vërtetë SS, i quajtur “Ëaffen SS Galicia”, i cili përdorte një flamur verdhë e blu, i cili sot është ai kombëtari i Ukrainës

Pas shpërbërjes së ish-Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS), grupet e ekstremit të djathtë filluan sërish të marrin frymë.

Një shembull është grupi “Una-Unso”-Asambleja Kombëtare Ukrainase-Vetë Mbrojtja Popullore.

Militantët e saj shkuan të luftonin në vitin 1993 në krah të gjeorgjianëve kundër rebelëve ruso-filë në rajonin e Abkhazisë. Më tej, u gjendën në krah të çeçenëve kundër rusëve, në vitin 1994.

Në të dy rastet, ky grupim i ekstremit të djathtë, doli i humbur. Abkhazia shpalli pavarësinë “de facto”, por ajo u njoh nga Moska vetë në vitin 2008, pas luftës me Gjeorgjinë.

Ndërsa çeçenët u vendosën në rreth nga Putin, i cili që kur ishte kryeministër, kishte premtuar se do t’i ndiqte terroristët “deri në vrimën e miut”.

Ultranacionalistët ukrainë u rishfaqën në vitin 2004, gjatë atij që u quajt “Revolucioni Portokalli”, i cili largoi nga presidenca filo-rusin Viktor Jushçenko dhe vendosi në postin e kryeministrit Julia Timoshenkon.

Ekstremi i djathtë dhe neonazistët kishin në rol protagonisti në revoltat e vitit 2014. Pjesë të së djathtës, si “Patriotët e Ukrainës” dhe “Bataljonet e Mbrojtjes Territoriale”, ishin në linjën e parë të barrikadave.

Televizionet në botë, por sidomos ato ruse, shpërndanë pamje të të rinjve me elementë të svastikës.

Ekstremi i djathtë në Ukrainë ka vijuar të ketë një peshë jo të vogël gjatë viteve të e fundit, sidomos në debatet e forta parlamentare.

Këto forca nuk kanë ndonjë fuqi të konsiderueshme në Rada (Parlamentin Ukrainas), por kushtëzon politikat nëpërmjet forcës së protestave në sheshe. Pergatiti: Boldnews.al

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ilir Alimehmeti: PD e sëmurë nga mungesa e hapjes dhe meritokracisë

19:12 : 26/07/2025
AKTUALITET

Detajet e reja/ Vajza e goditi të atin në pjesët intime, i dashuri e mbante teksa ajo e mbyste me tel

18:58 : 26/07/2025
AKTUALITET

Zjarret “pushtojnë” Bulqizën dhe Matin, vështirësohet ndërhyrja. Rrezikohen disa biznese

18:35 : 26/07/2025
AKTUALITET

15 kg drogë në frigorifer, arrestohet shqiptari në Itali

18:22 : 26/07/2025
AKTUALITET

Rolex, makina luksoze, armë dhe para/ PAMJE nga operacioni kundër grupit të trafikantëve të drogës

18:06 : 26/07/2025
AKTUALITET

Zjarret në pyje, fatura që djeg

17:45 : 26/07/2025
Para

Kandidon për president të FSHF, Starova: Futem në garë për të fituar, ia kam dalë gjithmonë

TË GJITHA

Ilir Alimehmeti: PD e sëmurë nga mungesa e hapjes dhe meritokracisë

19:12 : 26/07/2025

Detajet e reja/ Vajza e goditi të atin në pjesët intime, i dashuri e mbante teksa ajo e mbyste me tel

18:58 : 26/07/2025

Zjarret “pushtojnë” Bulqizën dhe Matin, vështirësohet ndërhyrja. Rrezikohen disa biznese

18:35 : 26/07/2025

15 kg drogë në frigorifer, arrestohet shqiptari në Itali

18:22 : 26/07/2025

Rolex, makina luksoze, armë dhe para/ PAMJE nga operacioni kundër grupit të trafikantëve të drogës

18:06 : 26/07/2025

Zjarret në pyje, fatura që djeg

17:45 : 26/07/2025

Goditja e trafikantëve të drogës/ Nga paletat me dru te kutitë e bananeve, si fshihej kokaina në portet e Evropës

17:24 : 26/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com