Iva Tiço, e ftuar në “Goca dhe Gra”, ka folur për eksperiencën si opinioniste në “Fun Club BBV” dhe jetën e saj private.
Duke diskutuar për temën “Kur do të bësh fëmijë”, Iva Tiço tha se kjo është një pyetje që e lëndon duke shtuar dhe se i bëhet shumë shpesh madje edhe para se të kishte një lidhje. E pyetur nëse e ndan me partnerin këtë shqetësim, ajo tha se që në fillimet e lidhjes me të ka shpresuar që ai të kishte një fëmijë, megjithatë ajo rrëfeu se ky nuk konsiderohet një shqetësim në marrëdhënien e tyre.
Pjesë nga intervista:
Kur do të bësh fëmijë?
“Ma kanë thënë përpara se të isha në çift dhe më pas u shtua pasi dhashë lajmin se jam çift. Vjen një moment që të thonë “shko gjej një burrë dhe pastaj hajde fol”. Por e di që ju që jeni mama ju thonë që kur do të bëni një djalë, ose të thonë pas fëmijës së parë mos e lër vetëm. Është një gjë që pritet dhe të lëndon dhe të mërzit sa herë që e sheh. Herën e fundit që kisha postuar një foto në palestër ku ishte edhe ai paragjykimi, sa merrësh me trupin, lëre trupin. Është ok por kur të pyesin pse nuk ke është… Gjatë verës e kam pasur shumë këtë pyetje sepse kisha vënë një 6 kilogramsh që nuk e kam pasur kurrë në jetë dhe u përballa shumë herë me këtë pyetje. Aty mësova të ndaj këto që ishin dashamirëse”
E ndan këtë shqetësim me partnerin?
“Nuk është shqetësim, këtë bisedë.. është një nga bisedat e para që kam bërë sepse unë krijova këtë lidhje në një moshë, jo 20-vjeçare, kur u lidha me partnerin tim në një lidhje serioze që mendonim që do kemi familje. Duke qenë që jemi moshatarë të dy, e dimë që nuk jemi në maksimunin e pjellorisë.
Po shpresoja që kur unë e kam njohur ai të kishte një fëmijë. I thashë: Ke fëmijë? Kur më tha jo, mos thashë. Thashë të paktën të kishte fëmijë… dhe pastaj thashë pas disa javësh shiko se kur të pyeta po shpresoja të kishe se ndoshta në një të ardhme… dhe më tha që dua të rri me ty, të kam zgjedhur ty, bëjmë apo nuk bëjmë fëmijë. Kështu që ky nuk është një shqetësim. E vetmja gjë që mund të kthehej në një problem është me familjen e tij por fjalia e parë dhe e dytë që kam mësuar në gjermanisht është që “nuk jam shtatzënë”.”
Ndër të tjera ajo foli edhe për eksperiencën e saj si opinionste në “Big Brother Fun Club” ku tha se pas përfundimi të reality-showt mendonte se do të kishte pakënaqësi nga banorët për komentet e saj, po një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Gjithashtu ajo shprehu se gjatë formatit ka qenë “Team Ilir”, madje në natën finale ka dërguar 5 vota në favor të balerinit.
“Nuk e kisha thënë kurrë… unë pasi u bë shfaqja në Teatrin e Operas, unë vura 5 vota për Ilirin”, u shpreh ajo.