Kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj është kapur sot në krim që dënohet deri me dy vjet burg, duke gënjyer në dëshminë e tij para komisionit hetimor. Në debatin e tij me kryetaren e komisionit Jorida Tabaku, ai është munduar të dredhojë gjatë duke përmendur proceset që ka fituar ndaj Tabakut, duke nxjerrë kontratat e Lulzim Bashës kur drejtonte Tiranën, duke u fshehur për dy standartet e drejtuesve lokalë demokratë në qytete të tjera, por duke refuzuar më shumë se gjysëm ore ti përgjigjet një pyetje të thjeshtë: “Pse ka tejkaluar kompetencat e këshillit Bashkiak, për ti hapur rrugë ndërtimit të inceneratorit të Tiranës dhe duke firmosur vetë ersonalisht për një gjë që nuk i takonte”.
Dhe i gozhduar pasi kjo pyetje iu përsërit mbi 20 herë ai u detyrua të nxirrte një dokument tjetër, në vend të atij që i kërkoohej për të thënë që si kruebashkiak kishte vepruar me miratimin e këshillit.
Kur mbaroi debati i zjarrtë Jorida Tabaku tha: “Veliaj genjeu ne betim. Gjatë përgjigjeve ai iu refererua një vendimi te Keshilli Bashkiak të muajit shtator 2017, nderkohe qe me nënshkrimin e tij i ka hapur rruge Inceneratorit që në mars 2017 (shiko poshtë dokumentin origjinal)”.
Nisur nga ky debat i nxehtë, Lapsi.al është përpjekur të spjegojë se pse kjo shkresë dhe ky nënshkrim u kthyen në mollë sherri?
Për të kuptuar këtë duhet njohur pak historia e kësaj afere. Kompania ‘Integrated Energy BV u angazhua që do të ndërtonte djegësin e Tiranës i cili do të financohej nëpërmjet një tarife për incenerimin e mbetjeve nga njësitë e qeverisjes vendore të qarkut Tiranë.
Sipas të dhënave të mëvonshme që nxori Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe i bëri publike opozita, kjo qe një ndërmarrje korruptive që do ti kushtonte publikut shqiptar tre fish më shtrenjtë. Po cili qe roli i Veliajt në këtë ‘grup të strukturuar” që dyshohet se ka ndyer duart në një grabitje?
Me qëllim përshpejtimin e ndërtimit të kësaj vepre, që i jepte më shumë para të arrestuarve që sot janë në kërkim, Stela Gugalla dhe Klodian Zoto Erion Veliaj ka tejkaluar kompetencat e tij duke marrë edhe ato të këshillit bashkiak. Sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, që ka lexuar Lapsi.al, Veliaj nuk e ka tagrin për ta miratuar projektin, pasi ai vetëm e propozon buxhetin e bashkisë, i cili miratohet nga Këshilli Bashkiak. “Angazhimi për dakordësinë duhet të përfshijë marrjen e vendimit nga Këshilli Bashkiak përkatës, si autoriteti kompetent për miratimin e buxhetit, ndërkohë që aprovimi është dhënë nga autoriteti i kryetarit të Bashkisë që ka për kompetencë vetëm propozimin e buxhetit në këshill,” thekson KLSH.
Pra për akuzën se ka firmosur në një shkresë pa marrë miratimin e këshillit bashkiak Veliaj del krejtësisht zbuluar dhe kky ekspozim i tij bëhet edhe më i rëndë, kur ai mundohet që për të mbrojtur këtë shkelje gënjen në dëshminë para komisionit hetimor parlamentar.
Kaq do të mjaftonte që po të kishim një SPAK të pavarur dhe një një drejtësi që kryebashkiaku e përdor si pas nevojave të tij, prokurorët të trokisnin në zyrën një derën njeriu që është bërë pjesë në një mega aferë që do ti kushtojë publikut diçka më pak se 500 milionë euro. Këtij nënshkrimi Erion Veliaj i shtoi këtë të martë edhe një gënjeshtër nën dëshmi. /Lapsi/