Ish-Kryeministri Sali Berisha, gjatë një takimi me intelektualët shkodranë, në kuadrin e fushatës për zgjedhjet e 6 marsit, tha se banorët e Shkodrës meritojnë të kenë një jetesë shumë më të mirë se sa ajo që kanë sot.
Berisha tha se jemi në një moment i rëndësie kritike për vendin, pasi pas 8 vitesh qeverisjeje, Shqipëria u ndodh me një narko-shtet dhe me një pseudo-opozitë, e cila faktohet si e tillë për mbarë qytetarët. Berisha tha se pseudo-opozita është edhe më tragjike se narko-shteti, pasi një Qeveri mund të marrë vendimet e gabuara, por përballet me një opozitë, e cila duhet të ngjallë shpresën.
“Këto 8 vite provuan se opozitë më shumë ishin idealet e qytetarëve, se sa ata që ishin në drejtimin e saj. Ne nuk mund të pranojmë një pseudo-parlamentarizëm, nuk mund të pranojmë një pseudo-opozitë”, tha Berisha.
A u shpreh se intelektualët ka thelbin dhe thelbi i tij nuk është profesioni, por interesi publik. “Intelektualët janë gardianë të interesit publik”, tha ai.