Nga Boldnews.al
Kishte kohë që nuk dilte me deklarata të forta publike, por duket se kjo ka qenë një strategji e mirëmënduar e kryeministrit Edi Rama dhe veçanërisht e Ministres së Jashtme Olta Xhaçka. Pikërisht ne momentin kur e gjithë bota i ka kthyer sytë në konfliktin e mundshëm ushtarak mes Rusisë dhe Ukrainës mbajti qëndrim Olta Xhaçka.
“Në këtë situatë të vështirë dëshirojmë të rikofirmojmë edhe një herë mbështetjen e Shqipërisë ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës. Ne ripërtërijmë thirrjen tonë për Rusinë që të ulë tensionet dhe të zgjidhë situatën në mënyrë diplomatike”, shkruan Ministria e Jashtme e Shqipërisë.
Gishti ishte gati në këmbëzën e armëve që do ndiznin një konflikt të frikshëm, por tashmë në Kremil po mendohen gjatë. Pas qëndrimeve të Shqipërisë, zyrtarët e lartë rus, përfshi Presidentin Vladimit Putin dhe gjeneralët e ushtrisë, pritet të mbajnë një “mbledhje të jashtëzakonshme” për të diskutuar pasojat që mund ti vijnë Rusisë nga Tirana zyrtare.
Disa ekspertë të sigurisë në Rusi dhe këshilltar të nivelit të lartë ushtark mund ti propozojnë presidentit rus Putin që për arsye sigurie të bëjë gati edhe tunelet nëntokësore nëse vertetë nuk e merr në konsideratë qëndrimin zyrtar të Shqipërisë. Ultimatumi i Xhaçkës ishte i qartë. Po ashtu edhe ushtria jonë bashkë me mjetet e mëdha të saj ushtarake nga çasti në çast do kalojnë në gatishmëri.
Avionët, helikopterët ushtarakë, tanket moderne të prodhimit kinez të viteve 60’, nëndetëset dhe luftëanijet tona ndodhen të gatshme për çdo rast agresioni. Taktikisht Shqipëria po luan mjaft fuqishëm, që në artin e luftës njihet si kërcënim me luftë për të siguruar paqen. Nga njëra anë kryeministri Edi Rama që ndodhet në SHBA do të bëjë betejën e tij diplomatike, por nga ana tjetër njëkohësisht nga Tirana zyrtare vjen reagimi i Xhaçkës, që pa doza diplomacie e “paralajmëroi ashpër” Rusinë.
Ka edhe një “as nën mëngë” i cili është Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, që ende nuk e ka thënë fjalën e tij, por po pret çastin e duhur për të mbajtur qëndrim në momentin final të një tentative lufte Rusi-Ukrainë. Strategët tanë ushtarak, por edhe një numër i madh këshilltarësh politikë, përfshi edhe ata 17 të Lali Erit, do i sugjerojnë Peleshit që brenda pak orësh të dalë vetë i veshur me uniformë ushtarake dhe të viztojë repartet tona elitë dhe në mënyrë indirekte Rusia do e marrë përgjigjen që nuk është aq e lehtë që të hapë luftë në Ukrainë.
Për fat të keq edhe ekipet televizive shqiptare të dërguara në Ukrainë u larguan, pikërisht nga frika e ndonjë konflikti të mundshëm, por ikja e tyre ishte parakohëshme. Me reagimin e ministres Xhaçka tensioni jo vetëm që do të ulet, por në ditët në vijim nuk është çudi që të nisë tëheqja e butë e trupave ushtarake ruse që ndodhen në kufi me Ukrainën.
As vizitat e krerëve të shteteve të tjera të fuqsishme, as biseda mes Putin dhe Bajden nuk e ulën klimën e tensionit, por tashmë me reagimin e Xhaçkës pritet të ketë një “kthesë të madhe”. Nuk është rastësi qëndrimi i saj. Kujtojmë se edhe kur ishte Ministre e Mbrojtjes kritikoi ashpër vendet anëtare të NATO-s që nuk po merrnin masa për të pritur emigrantët që vinin nga Afganistani për shkak të Talebanëve.
Për një ditë të tillë si kjo i duhen vendit ministra dhe një kryeministër i tillë si Edi Rama, duke e shënjuar emrin e tyre në librat e historisë, ku me qëndrimet e tyre, duke përdorur diplomacinë dhe presionin arritën të parandalojnë një konflikt të madh botëror. Faleminderit që ju kemi, Ju paçim gjithnjë!