• Kontakt
Wednesday, October 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tahiri/ Nga Zyra Ovale në burg, zigzaget e “Rrugës së Elbasanit” për “ministrin kampion”

11:02 : 05/02/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Nëse ka një çështje ku Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndryshuar qëndrim plot 180 gradë, rasti i Saimir Tahirit është më domethënësi.

Ish-ministri kampion i Brendshëm në qeverinë “Rama 1” u dënua këtë të premte me vendm të formës së prerë me 3 vjet e 4 muaj burgim për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, pasi është gjetur përgjegjës për mos-reagimin me dashje ndaj bandës së narkotrafikut të drejtuar nga kushërinjtë e tij, Habilajt e Vlorës.

Ky zhvillim natyrisht që përbën një lajm të rëndësishëm dhe media e pranishme në seancë nxitoi për ta raportuar në lidhje live, menjëherë sapo gjykata dha vendimin.

Por, ndërkohë që kolegët gazetarë po përgatisnin pajisjet teknike për t’i përcjellë informacionin e minutës së fundit, ata u konkurruan në shpejtësi nga Ambasada Amerikane.

Lexo edhe:

Karma është Veliaj, fundi politik i kryebashkiakut të Tiranës

U arrestua dje në Francë, ekstradohet ish-truproja i Saimir Tahirit

Ambasadorja Yuri Kim lëshoi një mesazh në “Twitter, ku shprehej se “Nuk ka më pandëshkueshmëri”.

Në këtë mënyrë, selia e Rrugës së Elbasanit shprehur qëndrimin e saj në favor të vendimit të Gjykatës dhe kundër Saimir Tahirit.

Por, nuk ka qenë gjithnjë kështu.

Ambasada Amerikane, e cila tani e përdori Tahirin si “trofe të Reformës në Drejtësi”, më herët e ka ngritur atë në piedestalin e Shteteve të Bashkuara.

Në vitin 2014, ish-Shefi i Antidrogës së Fierit, Dritan Zagani, ishte i pari që deklaroi publikisht se vëllezërit Habilajt përdornin automjetin e kushëririt të tyre, Saimir Tahiri, në atë kohë Ministër i Brendshëm, për të kryer trafik narkotikësh.

Zagani guxoi shumë dhe ai u arrestua për “Shpërdorim detyre” në një çështje që dukej më shumë e stisur nga vartësit e Tahirit.

Ndërkohë, ambasadori amerikan në Tiranë në atë kohë, Donald Lu, i doli në krah Tahirit, në sallat ku propagandohej lufta kundër narkotikëve.

Në Shkurt të vitit 2015, diplomati Lu ishte “kumbar” i një vizite historike të Saimir Tahirit në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, ku ishte pjesë e një takimi zyrtar me Presidentin Barak Obama.

Në foto: Presidenti Barak Obama në takim në Zyrën Ovale me Kryeministrin Edi Rama dhe Ministrin e Brendshëm të asaj kohe, Saimir Tahiri

Ishte koha kur media, opozita dhe institucioni i “qytetarit dixhital” raportonin fakte konkrete për kanabizimin e vendit dhe akuzat kryesore binin mbi Saimir Tahirin.

Por Tahiri, së bashku me shefin dhe mentorin e tij, Edi Rama, kapërdiseshin në qendrën e botës, në godinën më të fuqishme në Uashington dhe në të gjithë globin.

Në fund të vitit 2017, kur ish-Prokuroria për Krime të Rënda nisi hetimet ndaj Saimir Tahirit, në vijim të të dhënave të siguruara nga autoritetet italiane, ambasadori Donald Lu doli sërish në krah të “ministrit kampion”.

Lu foli për nevojën që kishte shoqëria shqiptare që të shkëputej nga mentaliteti i kohës së komunizmit, ku njerëzit dënoheshin pa prova.

Reagimi i kryediplomatit të Rrugës së Elbasanit ishte pikërisht për hetimet e nisura ndaj Tahirit.

Më pas, Donald Lu iku dhe vendin e tij e zuri Yuri Kim. Ambasadorja nuk e ka përmendur thuajse fare publikisht rastin “Tahiri”, megjithëse përfaqësues të zyrës së saj kanë ndjekur seancat në Gjykatën e Posaçme.

Tani që Saimir Tahiri u dënua për episode të viteve 2014-2016, pikërisht në kohën kur Ambasada Amerikane e pomponte si një ministër të suksesshëm në luftën kundër trafikut, selia e Rrugës së Elbasanit e cilëson vendimin kundër tij si një rast që dëshmon se nuk ka më pandëshkueshmëri në Shqipëri.

Pra, kush mendon që Ambasada Amerikane në Tiranë ka sens vijimësie dhe nuk e ndryshon qëndrimin pavarësisht ndryshimit të administratave, më së paku e ka gabim.

Mjafton të shohësh se si u trajtua Saimir Tahiri nga Donald Lu tek Yuri Kim, për të kuptuar se në këtë botë vetëm vdekja është e sigurt-gjithçka tjetër, sidomos në politikë e diplomaci, është e ndryshueshme.

Etiketa: saimir tahiri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Karma është Veliaj, fundi politik i kryebashkiakut të Tiranës

09:09 : 25/09/2025
AKTUALITET

U arrestua dje në Francë, ekstradohet ish-truproja i Saimir Tahirit

13:32 : 02/07/2025
AKTUALITET

Rama si Saimir Tahiri: S’ka bir nëne dhe bir k*rve

18:29 : 20/02/2025
AKTUALITET

Operacioni “Shpirti”/ Denoncimi: Pushtetarët i liruan, ne të varfrit na dënuan dhe na “vranë” në burg

21:38 : 30/01/2025
AKTUALITET

Lefter Maliqi thirrje Ervin Salianjit: Ruhu në burg! Mund të të helmojnë si Saimir Tahirin

14:43 : 24/12/2024
AKTUALITET

VIDEO/ Saimir Tahiri del nga SPAK: U pyeta edhe për kallëzimin e bërë ndaj Bashës

11:39 : 01/11/2024
Para

"Luftoj për të drejtat e femrave", Donaldi-Einxhelit: Ti që i rreh rrugëve të Tiranës për lesh koke

TË GJITHA

Arrestohen në Gjermani tre persona të lidhur me Hamas-in

20:06 : 01/10/2025

Një president lolo

19:54 : 01/10/2025

Aksident i frikshëm në një kënd lojrash në Los Angeles, kabina shkëputet dhe përplaset me tjetrën

19:46 : 01/10/2025

Rregulla të reja për hyrje-daljet në zonën Shengen, çfarë ndryshon pas 12 tetorit

19:35 : 01/10/2025

Vetëm 57 psikiatër dhe spitale të mbipopulluara/ Gjendja alarmante e shërbimeve të shëndetit mendor

19:24 : 01/10/2025

Begaj dekretoi zgjedhjet, Gjekmarkaj: Vendimi një faqe e zezë në kronikën e kapjes së shtetit

19:13 : 01/10/2025

Tragjike në Tiranë, 16-vjeçarja hidhet nga lartësia e pallatit dhe humb jetën

19:08 : 01/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com