Djali i Robert Aliajt, Kristi dhe Lili kanë patur një debat të fortë pasi fronisti iu drejtua me fjalën “neurotike” konkurrentes. Zënka mes të dyve ka zgjatur edhe pas programit në rrjete sociale. Ata kanë thumbuar njëri-tjetrin, ndërsa Lili ka bërë publike disa prej mesazheve me Kristin.
Ditën tjetër Lili nuk është paraqitur në “Talk Love Story” dhe nuk është përgjigjur as në telefon për t’u bërë pjesë e programit.
Eni Shehu: Meqenëse kjo është një marrëdhënie e nisur këtu në program do doja shumë që edhe këto sqarime t’i bënim këtu në sy të publikut. Megjithatë Lili prej ditës së djeshme pas transmetimit të programit nuk është përgjigjur më në telefon. Ne e kemi pritur, ajo mungon sot dhe nuk e dimë nëse ky largim është definitiv i saj.
Kristi: Filmi i Lilit si është biseda vazhdon dhe këtu. Termi neurotik është term psikologjik. Nuk është sharje, është konstatim situate dhe sjelljeje që ka Lili drejt meje dhe drejt njerëzve këtu në përgjithësi. Ajo nuk kupton ca është neurotizmi. Ajo e di shumë mirë vetë që ka qenë gabim. Dhe për këtë gjë që ka bërë sot mund të shkonte shumë më larg, por unë do përmbahem se ashtu lloj tipi jam.
Lili vendosi të publikojë në profilin e saj në Instagram disa mesazhe që kishte shkëmbyer me Kristin. Ajo pretendonte se këto mesazhe nuk e tregojnë neurotike, etiketim që shkaktoi edhe debatin mes të dyve.
“Nuk je vetëm, nëse ke nevojë për mua, e di që jam këtu”, i ka shkruar Lili. Ndërkohë Kristi e ka ftuar në hotel. E gjithë biseda ka ndodhur në Dhjetor, në prag të Krishtlindjeve.