Egzona e pyeti mbrëmjen e djeshme Monikën “pse nuk u martove përsëri”. Këtu nisi një rrëfim i sinqertë i aktores shqiptare në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
“Nuk u martova, sepse nuk doja te rrisja vajzën time me dikë tjetër. Iu përkushtova shumë punës dhe iu përkushtova shumë vajzës time”, iu përgjigj Monika.
Në videon e postuar nga faqja zyrtare e “Big Brother VIP Albania” në Instagram, bie në sy komenti i një miku të ish-burrit të Monikës, i cili nuk jeton më.
“Po si mund të flasësh kështu për të ndjerin mikun tim Gencin??
Po ti qënke vërtet një femër e ulët, një ndyrësi!! Po ti mendon se ne nuk e dimë se ishe pikërisht ti ajo që fillove nga tradhëtitë e një pas njëshme???
Nuk dua të vazhdoj sepse përsëri dua të respektoj mikun tim të ndjerë por s’ke faj ti, ai miku ynë i ndjerë duhet të na dëgjonte kur ne i thoshim “O Genc po ç’a të lidh ty apo familjen tënde fisnike me Monikën o vlla?”……….”Ehhhhh e dua Lando” thoshte i miri i shoqërisë.
Por edhe nëse të paska tradhëtuar e ne nuk e kemi ditur………të ka bërë hakën se e ke merituar!!”- shkruhet në koment.
Kujtojmë se Monika ka treguar pak kohë më parë se ish-bashkëshorti e ka tradhtuar. Gjatë kohës që po bisedonte me Donaldin, Semin dhe me Sheilën, aktorja nuk hezitoi të rrëfente për tradhtinë e tij. Në një moment tjetër, sërish Semi e pyeti aktoren nëse e kanë tradhtuar ndonjëherë në jetë. E Monika pohoi se ajo është tradhtuar pikërisht nga ish-bashkëshorti.
“Unë prandaj thashë që për dikë që e do fort, edhe fal. Prandaj këmbëngul se e kisha eksperiencë personale…”.