• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Belaja rrugore

19:20 : 24/01/2017
në OP-ED

Nga Artan Hoxha
Në shpalljen e bilancit vjetor të policisë për vitin 2016, rilindësi Tahiri u rimburr me sukseset e gjithanshme, përfshirë sigurinë rrugore.

Një vit më parë, në fillim të janarit 2016, ndërsa aksidentet 2015 dhe pasojat prej tyre ishin shtuar krahasuar me 2014-tën, ai e gjeti shpëtimin tek rritja e numrit të automjeteve apo të popullsisë. Numrin e automjeteve 2015 e deklaroi rreth 440 mijë nga 290 mijë për 2014 dhe 2013. Popullsinë 2015 e deklaroi 5,2 milionë banorë nga 4,9 milionë në 2014 dhe 4,5 milionë në 2013. Me këto artifica uli, si në asnjë vend tjetër e kurrë më parë, brenda një viti, treguesit e numrit të aksidenteve, vdekjeve e plagosjeve, për çdo 10 mijë mjete dhe çdo 100 mijë banorë.

Ndërsa të dhënat e 2016-tës janë edhe më keq se të 2015-tës e, ku e ku më keq se të 2014-tës, ai vijon të mburret. Ne 4 janar 2017 Tahiri tha se për vitin 2016 “kishin ndodhur 64 aksidente më shumë se në 2015 por 5 vdekje më pak, falë masave ndëshkuese për rripin e sigurimit dhe celularin”

Sipas buletinit mujor të vetë ministrisë së rilindësit Tahiri, në vitin 2016 kanë ndodhur 2036 aksidente me 269 vdekje, 449 plagosje të renda dhe 2053 plagosje jo të renda. Nga i njëjti burim, për vitin 2015 këta tregues janë respektivisht 1967; 270; 398; 2022 dhe për vitin 2014 janë respektivisht 1891; 261; 359; 1978.

Çdokush që vë trurin në punë e kupton që të dhënat zyrtare tregojnë edhe rritje të numrit të aksidenteve edhe të numrit dhe rendimit të pasojave prej tyre në dy vitet e fundit. Metoda rilindëse, e shtimit të kontrolleve, gjobave e ndëshkimeve të ndryshme parandaluese, administrative e penale, pas një efekti të lehtë pozitiv në 2014-tën, nuk dha më rezultat në dy vitet pasuese.

Shenjat e padobisë së kësaj metode u dukën shpejt por rilindja nuk hoqi dorë. Vijoi me këmbëngulje. Rezultati: jo vetëm që nuk ka ulje të rrezikut në rrugë por na është shtuar shumëfish kosto financiare dhe jo financiare, e drejtpërdrejtë dhe e tërthortë, e qarkullimit rrugor.

Lexo edhe:

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

Vetëm numri i gjobave rrugore me kosto të drejtpërdrejtë financiare ka arritur në afro 2 milionë raste në tre vite e ca muaj rilindëse ndërsa shifra në lekë është marramendëse. Shumica dërrmuese e gjobave janë ndëshkime parandaluese d.m.th. ndaj shkeljeve të rregullave që nuk kanë sjellë pasojë.

Numri i mjeteve të bllokuara për qëllime parandaluese, i ditëve të bllokimit dhe i kostos së ç’bllokimit është shumëfishuar e po kështu numri i rasteve dhe ditëve të bllokimit të lejeve të qarkullimit duke shumëfishuar kostot direkte dhe indirekte.

Numri i ditëve e netëve të kaluara në (para)burgim, përsëri për qëllime parandaluese, pra për shkelje pa pasoja, është shumëfishuar bashkë me kostot publike e private që shkaktojnë. Kostot për ndjekjen e procedurave të ankimit administrativ e gjyqësor, për pasojë, janë shumëfishuar gjithashtu.

Rritja e taksës mbi karburantet (që fatmirësisht u amortizua, në një farë mase, nga pergjysmimi i çmimit të karburanteve në tregjet botërore) pa asnjë përmirësim të cilësisë së tyre si dhe rritja e taksave dhe tarifave të detyrueshme mbi automjetet rritën ndjeshëm koston direkte dhe indirekte të qarkullimit rrugor.

Mosshtimi i rrugëve të reja (pak kilometra aty-ketu janë praktikisht asgjë në tre vite); bllokimi apo ngadalësimi i punimeve në disa akse a unaza si në Fier, Vlore, Tiranë; keqmbajtja e rrugëve ekzistuese deri në braktisje, veçanërisht ato të vjetra kombëtare dhe rurale – fondet lumë e punë hiç rilindësit – kanë shkaktuar kosto të ndjeshme shtesë, direkte dhe indirekte, mbi qarkullimin rrugor.

Si të mos mjaftonin të gjitha këto, shpesh e më shpesh janë bllokuar, me urdhër administrativ, vend e pa vend, me orë të tëra, në shkallë të gjerë, për festa e shfaqe qeveritare, vizita, ndeshje a projekte të pakuptimta, akse e nyje të rëndësishme rrugore në Tiranë, Vlorë e gjetkë.

Ndaj, s’kam ç’them tjetër veçse: të gjorët ata që, në këto kushte, i ka zënë belaja të vozisin.

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:55 : 16/05/2025
SHOW BIZ

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

22:52 : 16/05/2025
BOTA

Alarm në Çikago! 11 të burgosur arratisen nga burgu, policia: Janë të armatosur dhe të rrezikshëm

22:51 : 16/05/2025
SPORT

Gattuso drejt lamtumirës me Hajdukun: Ndeshja ndaj Rijekës mund të jetë e fundit

22:45 : 16/05/2025
RAJONI

MPJ Gjermane për DW: Procesi i Berlinit dhe mbështetja për anëtarësimin në BE mbeten prioritete të qarta.

22:40 : 16/05/2025
SHOW BIZ

Largimi i papritur nga Ferma VIP, Lim Hoti zbulon prapaskenat: A ishte Alba arsyeja

22:32 : 16/05/2025
Para

Barcelona i ofron Mesit kontratën që ëndërron, 40 mln euro në vit

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:55 : 16/05/2025

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

22:52 : 16/05/2025

Alarm në Çikago! 11 të burgosur arratisen nga burgu, policia: Janë të armatosur dhe të rrezikshëm

22:51 : 16/05/2025

Gattuso drejt lamtumirës me Hajdukun: Ndeshja ndaj Rijekës mund të jetë e fundit

22:45 : 16/05/2025

MPJ Gjermane për DW: Procesi i Berlinit dhe mbështetja për anëtarësimin në BE mbeten prioritete të qarta.

22:40 : 16/05/2025

Largimi i papritur nga Ferma VIP, Lim Hoti zbulon prapaskenat: A ishte Alba arsyeja

22:32 : 16/05/2025

100 ditët e para të Trump ishin një dështim ekonomik

22:30 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com