• Kontakt
Wednesday, September 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Droga nuk është liri, sjell sundim”, apeli i Manjanit

10:10 : 17/01/2022
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRONIKE, POLITIKE

Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë, përmes një postimi në rrjetet sociale bën një apel të fortë për atë që e quan si të keqen e madhe që ka kapluar shoqërinë, drogën.

Manjani shkruan se droga nuk është liri, as ekonomi, por sjell sundimin. Thirrja e ish-ministrit vjen në një kohë kur në Shqipëri janë kapur kontenierë me kokainë apo heroinë që vijnë nga vendet e Amerikës Qendrore, sikundër në vendet fqinje janë kapur kontenierë me kanabis që kalojnë përmes Shqipërisë. Dhe në kushte të tilla, përballë heshtjes së qeverisë dhe ambasadorëve, që duket se kanë fshirë nga fjalori “drogën”, Manjani ka zgjedhur ti drejtohet me një thirrje të fortë qytetarëve.

“Kudo ku lulzon droga shteti dhe ligji nuk vlejnë. Kjo e bën shoqërinë vulnerabël ndaj çdo akti dhune. Për pasojë shoqëria hesht. Shet lirinë për të blerë sigurinë. Ligji e shteti i shërbejnë drogës”, shkruan Manjani.

Nga Ylli Manjani

Droga more drogaaaaaaa!

Lexo edhe:

Horoskopi, e mërkurë, 17 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Telefonatë mes Von der Leyen dhe Trump, SHBA dhe BE planifikojnë sanksione ndaj Rusisë

E keqja më e madhe që na ka kapluar të gjithëve si shoqëri është droga.

Tashmë droga është çështje e shoqërisë. Jo thjesht e disa trafikantëve apo përdoruesve të saj. E gjithë shoqëria shqiptare është e prekur nga kjo e keqe.

Droga vret!

Vret përdoruesin e trafikantin, por vret edhe një shoqëri të tërë që bashkjeton me ngjarje të rënda vrasjesh të rinjsh e të rejash. Dhe shoqëria që varros rininë dhe pjesën tjetër të saj e çon jashtë për ta shpëtuar, quhet e vdekur.

Droga është iluzion!

Iluzion për përdoruesit, iluzion për ata që bëjnë para me këtë gjë por është iluzion për gjithë shoqërinë që bashkjeton me këtë fenomen. Një shoqëri që gëzon se po ndërtohen kulla dhe ndërkohë jeton në informalitet, dmth pasiguri, është e gjitha në iluzionin se vendi po zhvillohet.
Është një iluzion i patrajtuar që çon shumë kollaj në depresion.

Droga nuk është liri!

Përkundrazi është varësi. Përdoruesit në rritje janë të varur, por e gjithë shoqëria informale varet nga droga. Duhen para që të furnizohen kanalet informale. Kjo para informale vret çdo liri, por edhe çdo nismë të lirë për bisnes.

Droga nuk bën ekonomi!

Në shoqërinë informale konkurrenca është thellësisht e pandershme. Mund të kesh ide bisnesi dhe pak para për ta filluar atë, por të thy n’mes një anonim që sdi ku të çojë paratë. Ky i fundit paguan më shumë, vajos më mirë korrupsionin dhe ecën.

Droga nuk të bën të pasur!

Të varfëron. Të rrënon. Le të kesh sa të duash pasuri. Ato skanë asnjë vlerë. Në shoqërinë e drogës i varfri nuk dallohet kollaj. Sepse vilë ka pasaniku, por vilë me një kat më shumë ka edhe i varfëri që merr dge asistencë papunësie!!!

Droga nuk lejon as ligj e as shtet!

Kudo ku lulzon droga shteti dhe ligji nuk vlejnë. Kjo e bën shoqërinë vulnerabël ndaj çdo akti dhune. Për pasojë shoqëria hesht. Shet lirinë për të blerë sigurinë.
Ligji e shteti i shërbejnë drogës.

Droga sjell vetëm pushtet/sundim!

Aty ku droga është bisnes kombëtar, pushteti është ekstremisht i fortë. Politika shitet e blihet. Opozitat janë fiktive. Pushteti lejon shtinin e drogës që të shtojë iluzionin bollëkut dhe të qënit mirë.

Shoqëria nën këtë iluzion voton pushtetin. Dhe kështu mbyllet rrethi vicioz. A nuk jemi dhe ne në këtë derxhe?!

Droga është fatkeqsia jonë më e madhe. Vrasësja e heshtur e një shoqërie.
Kam keqardhje ulëritëse sa herë shoh që shoqëria shqiptare e sotme nuk e sheh këtë fenomen si të keqen më të madhe që e ka kapluar.

Padyshim qeveria dhe politika që e bën këtë gjë është më e keqja e mundshme. Por disi shoqëria duhet të reagojë që të ndahet pushteti e politika (përfshi opozitën) e keqe nga shoqëria. Nëse nuk e bën këtë ndarje shoqëria bashkjeton me të.

Bashkjetesa me këtë të keqe të madhe është mbytëse e çdo fije shprese.

Nuk është asgjë tjetër më e keqe se droga dhe bashkjetesa me të!!!

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e mërkurë, 17 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 16/09/2025
BOTA

Telefonatë mes Von der Leyen dhe Trump, SHBA dhe BE planifikojnë sanksione ndaj Rusisë

22:56 : 16/09/2025
AKTUALITET

Juristi Daci: Ministrja virtuale nuk është ligjore, s’jemi Matrix-i!

22:51 : 16/09/2025
BOTA

Trupat izraelite pushtojnë Gazën, mbi 106 persona humbën jetën ditën e sotme

22:46 : 16/09/2025
AKTUALITET

Përballja me zjarret/ Zjarrfikëset e viteve ’60-’70, në 2025 asnjë investim në flotën ajrore e tokësore

22:41 : 16/09/2025
AKTUALITET

Lubonja: Integrimi në BE po përdoret si një iluzion për të mashtruar qytetarët

22:24 : 16/09/2025
Para

Vendimi i KPK, gjyqtarja e Beratit konfirmohet në detyrë

TË GJITHA

Horoskopi, e mërkurë, 17 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 16/09/2025

Telefonatë mes Von der Leyen dhe Trump, SHBA dhe BE planifikojnë sanksione ndaj Rusisë

22:56 : 16/09/2025

Juristi Daci: Ministrja virtuale nuk është ligjore, s’jemi Matrix-i!

22:51 : 16/09/2025

Trupat izraelite pushtojnë Gazën, mbi 106 persona humbën jetën ditën e sotme

22:46 : 16/09/2025

Përballja me zjarret/ Zjarrfikëset e viteve ’60-’70, në 2025 asnjë investim në flotën ajrore e tokësore

22:41 : 16/09/2025

Lubonja: Integrimi në BE po përdoret si një iluzion për të mashtruar qytetarët

22:24 : 16/09/2025

Ra në humnerë, ky është turisti holandez që humbi jetën tragjikisht në Valbonë

22:24 : 16/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com