Nëse jeni një njeri që i do shumë çokollatat, nuk keni pse ndiheni në faj sa herë i konsumoni. Ndoshta nuk e keni ditur, por çokollata ka përfitime të pamohueshme për shëndetin dhe mirëqenien.
Megjithatë kini kujdes, sepse po flasim për çokollatën e zezë, e cila ka një përmbajtje të shtuar të kakaos, si dhe më pak sheqer dhe qumësht në përbërjen e saj sesa alternativat e tjera si çokollata e bardhë. Duke promovuar hormonet e lumturisë, vetitë kundër plakjes dhe një ilaç kundër lodhjes, L’officiel rendit pesë përfitimet e çokollatës së zezë.
Vitamina D
Është vërtetuar shkencërisht se çokollata e zezë është një “armë” kundër mërzitjes, veçanërisht në dimër, kur ekspozohemi më pak në diell, duke shkaktuar një ulje të sintezës së vitaminës D në trupin tuaj. Studiuesit nga Universiteti Martin Luther (MLU) Halle-Ëittenberg dhe Max Rubner-Institut publikuan gjetjet e tyre dhe zbuluan se çokollata përmbante një sasi të konsiderueshme të vitaminës D2. Përveçse rrit humorin tonë, vitamina D është e rëndësishme për forcimin e kockave dhe reduktimin e rrezikut të sëmundjeve të frymëmarrjes.
Kundër plakjes
Çokollata e zezë është më e pasura në antioksidantë, të cilët luftojnë radikalet e lira në trup.
Forcimi i kujtesës
E pasur me flavonoide, çokollata luan me kapacitetet e trurit tonë. Në të vërtetë, flavonolet theksojnë rrjedhën e gjakut në pjesën e trurit të lidhura me aftësitë e memorizimit, duke ju lejuar kështu të keni një kujtesë më të fortë.
Gjumë më i mirë
Çokollata e zezë ka një përmbajtje interesante të magnezit, përkatësisht 84 gramë për 100 gramë çokollatë të zezë me një minimum prej 40% kakao. Shpesh, mungesa e magnezit mund të jetë shkaku i gjumit të shqetësuar, prandaj, një katror me çokollatë të zezë para se të bini në gjumë mund të jetë ilaçi i mrekullueshëm për një gjumë të qetë.
Endorfina
Midis mungesës së diellit dhe pandemisë që ndikon në dietën tonë, është e rëndësishme të hamë ushqim që është sa i shëndetshëm, edhe i shijshëm. Çokollata ka një përbërje të pasuruar me magnez dhe teobrominë – dy substanca që rregullojnë sistemin tonë nervor duke rritur efektet e neurotransmetuesve si serotonina, e cila njihet për ndikimin e saj në stres, ankth e depresion dhe ofron një ndjenjë lumturie.