Dorina Mema ka deklaruar se meshkujt “po i marrin fustanet femrave” dhe se ato po vuajnë për të pasur një burrë të vërtetë në krah.
Gjatë një interviste, modelja e fitness ngriti pikëpyetje se “nëse të gjithë meshkujt bëhen gay atëherë me kë do martohen femrat?”, duke theksuar se duhet ruajtur institucioni i familjes.
Dorina Mema doli kundër kompanive që reklamojnë meshkuj me fustane, teksa u shpreh se “brenda dhomës së tyre mund të bëjnë ç’të duan, por jo t’i promovohen fëmijëve”.
Sportistja u shpreh se “ky vend qan për dy gram burrëri dhe ka nevojë për këtë gjë”.
“Ne femrat kemi nevojë për meshkuj. Nëse të gjithë meshkujt bëhen gay atëherë me kë do të martohemi ne? Është një kërkesë normale të femrave në botë. Unë po shikoj që shumë firma nëpër botë bëjnë promovimin e një mashkulli të veshur me fustan, na kanë marrë fustanet. Po flas të drejtën, ne femrat kemi nevojë për burra, çne burri të veshi fustan. Kanë dëshira seksuale? Brenda dhomës të bëjnë ç’të duan por jo të promovojnë për fëmijët tanë këtë lloj jete. Për burrëri ka nevojë ky vend, ndaj qan ky vend, për dy gramë burrëri. Ne jemi shqiptar, ne jemi tjetër lloj gjaku. Ne e ruajmë institucionin e familjes. Ne vijmë nga prindër që na kanë mbuluar… jemi 30 vjeç dhe na vijnë ende na mbulojnë me batanije natën, kujdesen për ne.
Institucioni familjar çfarë sjell? I mban fëmijët larg veseve. I detyron dhe i kërkon llogari për tu shkolluar, të sjellë një ekonomi në familje. Familja është shtylla dhe baza e shoqërisë”, deklaroi ajo në “ABC-ja e Pasdites”.
Lidhur me këto deklarata të forta ka reaguar aktori i njohur, Alex Seitaj, i cili bën thirrje në “ka ndonjë burrë që t’i bëjë derman Dorinës”.
“Kjo zonja ka nevojë për burrë dhe po i ikën truri në televizion publik. Aman more ka nai burrë t’i bëjë derman kësaj se e mbyti qenin?”, ironizon aktori i humorit në një postim në “Instagram”.
Më pas, Seitaj i kujton Memës se është biologjikisht e pamundur që të gjithë meshkujt të “bëhen” gay.
Reagimi i plotë i Alex Seitaj:
Kjo zonja ka nevojë për burrë dhe po i ikën truri në televizion publik. Aman more ka nai burrë t’i bëjë derman kësaj se e mbyti qenin?
-Është biologjikisht e pa mundur që të gjithë meshkujt të “bëhen” gay.
-Bota që t’i po kritikon është botë që rinia shqiptare po lakmon pikërisht se ka liri dhe jo fosile të tilla.
-Burrat skocezë veshin fustan dhe s’ka lidhje as me seskualitetin as me identitetin gjinor.
-Dhe burrat e tjerë në botë që veshin fustan nuk ta kanë vjedh ty po e kanë ble me lekët e veta.
Ky po është kulmi, që neve, pa lumturinë tona ja u fajësojmë të tjerëve.
Motër nëse ti je me dietë nuk do të thotë që të gjithë nuk duhet të hanë ëmbëlsira.
Njerëz jetoni jetën, dashuroni, mos urreni. Jetoni të vërtetën tuaj edhe në dasëm të kësaj çupës ishalla.