• Kontakt
Tuesday, July 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rrezikon 7 vjet burg, Policia mbron Gaz Bardhin nga SPAK-u

12:05 : 11/01/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Policia e Shtetit ka përdorur metoda “fine” për të shmangur fillimisht arrestimin në flagrancë të deputetit të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, dhe më tej për ta mbajtur larg hetimeve nga Struktura e Posaçme Kundër Anti-Korrupsionit (SPAK), pas episodeve të ndodhura paraditen e së shtunës së kaluar në selinë e subjektit politik opozitar.

Burime nga Policia e Tiranës konfirmuan për “Boldnews.al” se, pas veprimeve të kryera në vijim të protestës së demokratëve, ka referuar të gjithë materialin në Prokurorinë e Tiranës, përfshirë edhe rastin e deputetit Bardhi, i cili dyshohet për “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse” dhe “Stërvitja për përdorimin e paligjshëm të lëndëve të rrezikshme”.

Vepra e parë parashikon dënimin me burgim nga 1 deri në 5 vjet. Ndërsa vepra e dytë parashikon burgosjen nga 2 deri në 7 vjet.

Gazmend Bardhi ka cilësi të veçanta si deputet dhe kompetent për hetimet ndaj tij është Prokuroria Speciale. Për këtë arsye, Policia e Shtetit duhet të referonte materialet pranë SPAK-ut.

Lexo edhe:

Abuzoi seksualisht me vajzën e tij të mitur, arrestohet babai mostër në Patos

Iu gjet në qelinë e burgut, telefoni i Laert Haxhiut sillet për t’u “zbërthyer” në laboratorin e SPAK-ut

Por, Policia Gjyqësore ka gjetur një rrugë të butë për trajtimin e rastit “Bardhi”, duke e përcjellë në Prokurorinë e juridiksionit të përgjithshëm të kryeqytetit.

Tashmë, rasti është në dorë të prokurorëve të Tiranës, të cilët kanë dy rrugë proceduriale-të vendosin mosfillimin, nëse nuk konstatojnë përfshirje të deputetit Gazmend Bardhi në veprat penale, të cilat i atribuohen; ose të përcjellë çështjen për hetime të mëtejshme pranë SPAK-ut, si struktura kompetente që trajton procedimet penale ndaj zyrtarëve me funksion deputet.

Në çdo rast, Policia e Shtetit arriti të sfumojë dyshimet ndaj ligjvënësit Bardhi, për të cilin kishte dyshime për kryerjen e veprave penale, në bazë të të cilave duhet të vepronte menjëherë me arrestin në flagrancë.

Deri më tani, janë të pakta të dhënat e publikuara nga Policia lidhur me veprimet e mundshme aktive të Gazmend Bardhit për shkelje të rregullave mbi lëndët plasëse dhe stërvitjen për përdorimin e lëndëve të paligjshme.

Megjithatë, në rast se Policia ka arritur të mbledhë prova për konsumimin e veprave penale nga Bardhi, çdo vonesë e sjellë prej veprimeve të saj mund të ndihmojë deputetin të zhdukë apo të fsheh fakte.

Të shtunën e 8 Janarit të vitit 2021, disa persona të gjendur brenda godinës së Partisë Demokratike përdorën një lëndë, ende të paidentifikuar shkencërisht, kundër një grupi të madh demokratësh që kërkojnë largimin e Lulzim Bashës nga godina e subjektit politik.

Shumë protestues pretenduan se lënda e përdorur kundër tyre ishte gaz lotsjellës, duke paraqitur publikisht edhe disa bombola, të cilat, sipas tyre, janë hedhur nga brenda godinës nëpërmjet armëve të posaçme.

Ndërkohë, Lulzim Basha, Gazmend Bardhi dhe të tjerë deputetë të Partisë Demokratike, të cilët atë ditë gjendeshin brenda ambjenteve të selisë, pretendojnë se nuk është përdorur gaz lotsjellës, por protestuesit janë stopuar me bombolat fikëse të zjarrit.

Deputetë, pjesë e Komisionit të Rithemelemit të Partisë Demokratike, me formim mjekësor, por edhe mjekë të ndryshëm, janë cituar në media të shprehen se edhe gazi i fikëseve të zjarrit është shumë i dëmshëm për shëndetin e njerëzve dhe, me raste, edhe fatale për individët që kanë sëmundje polmonare apo të zemrës.

Gjithësesi, ekspertizat pritet të përcaktojnë llojin e lëndës së përdorur kundër protestuesve dhe më tej edhe dëmet që shkaktojnë në shëndetin e personave.

Në rast se konstatohet se ato përfshihen në llojin e “armëve” të ndaluara nga persona civilë, atëherë pozita ligjore e përdoruesve të tyre dhe organizatorëve apo “stërvitësve” do të vështirësohet ndjeshëm.

Lexo edhe:

Policia “toleron” Gaz Bardhin. Nuk a arrestoi në flagrancë, megjithëse rrezikon 7 vjet burg

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Abuzoi seksualisht me vajzën e tij të mitur, arrestohet babai mostër në Patos

10:18 : 01/07/2025
AKTUALITET

Iu gjet në qelinë e burgut, telefoni i Laert Haxhiut sillet për t’u “zbërthyer” në laboratorin e SPAK-ut

10:08 : 01/07/2025
HOROSKOPI

Katër shenja të horoskopit lënë pas fatin e keq! Korriku nis me shumë surpriza

10:03 : 01/07/2025
AKTUALITET

BE konfirmon mbështetjen për Ballkanin Perëndimor

09:45 : 01/07/2025
AKTUALITET

Arrestohen dy furnitorët e drogës në Tiranë, sekuestrohen 1.2 kg kokainë

09:45 : 01/07/2025
AKTUALITET

Me peshk mbi tavolinë, Rama vijon fotomontazhet me Farage: Britania po bën “kurban” shqiptarët

09:40 : 01/07/2025
Para

Noka: Shoqata nuk përfaqëson demokratët e as Partinë Demokratike

TË GJITHA

Abuzoi seksualisht me vajzën e tij të mitur, arrestohet babai mostër në Patos

10:18 : 01/07/2025

Iu gjet në qelinë e burgut, telefoni i Laert Haxhiut sillet për t’u “zbërthyer” në laboratorin e SPAK-ut

10:08 : 01/07/2025

Katër shenja të horoskopit lënë pas fatin e keq! Korriku nis me shumë surpriza

10:03 : 01/07/2025

BE konfirmon mbështetjen për Ballkanin Perëndimor

09:45 : 01/07/2025

Arrestohen dy furnitorët e drogës në Tiranë, sekuestrohen 1.2 kg kokainë

09:45 : 01/07/2025

Me peshk mbi tavolinë, Rama vijon fotomontazhet me Farage: Britania po bën “kurban” shqiptarët

09:40 : 01/07/2025

Kush janë të akuzuarit për sulmin në Banjskë që u panë pranë Presidencës së Serbisë?

09:36 : 01/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com