• Kontakt
Sunday, July 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Politikani më i fuqishëm polak pranon se vendi bleu programin e fuqishëm të survejimit izraelit

23:40 : 07/01/2022
në BOTA

Udhëheqësi polak ka pranuar se vendi ka blerë programin e avancuar të kompanisë izraelite të survejimit NSO Group, por mohoi se po përdorej ndaj kundërshtarëve politikë. Jaroslaw Kaczynski, udhëheqësi i partisë konservatore në pushtet, Ligj dhe Drejtësi, tha në një intervistë se shërbimet sekrete në shumë vende po përdorin programin Pegasus për të luftuar krimin dhe korrupsionin.

Kaczynski tha se nevoja për një program të tillë lindi nga përdorimi në rritje i kriptimit të komunikimeve, që ishte më i fortë se teknologjitë ekzistuese të monitorimit. Duke ndërhyrë drejtpërdrejt tek telefonat, programi u mundëson autoriteteve të monitorojnë komunikimet dhe bisedat në kohë reale dhe në formë të pakriptuar.

“Do të ishte gjë e keqe nëse shërbimet polake nuk do ta kishin këtë mjet”, tha Kaczynski në një intervistë të botuar nga revista e përjavshme Sieci.

Intervista u zhvillua pas artikujve ekskluzivë të Agjencisë së Lajmeve Associated Press, se grupi Citizen Lab, që monitoron internetin në Universitetin e Torontos, kishte zbuluar se tre kritikë të qeverisë polake ishin sulmuar nga hakerat duke përdorur programin Pegasus të kompanisë NSO.

Të enjten, organizata Amnesty International verifikoi në mënyrë të pavarur konstatimet e grupit Citizen Lab, se Senatori Krzysztof Brejza ishte sulmuar disa herë nga hakerat në vitin 2019 kur drejtonte fushatën zgjedhore të opozitës.

Lexo edhe:

Pësoi dëmtim të rëndë ndaj PSG, ja sa pritet të mungojë Musiala

Nis rënia e shpejtë e popullsisë në moshë pune

Mesazhet e vjedhura nga telefoni i zotit Brejza, u përpunuan dhe u transmetuan nga televizioni shtetëror në Poloni në kuadrin e një fushate shpifjesh në kulmin e garës elektorale, e cila u fitua nga partia populiste me një diferencë të ngushtë.

Brejza i konsideron tashmë zgjedhjet të pandershme, pasi partia në pushtet ka patur qasje tek mendimi taktik dhe planet e fushatës së tij.

Zbulimi i këtyre sulmeve ka tronditur Poloninë, duke ngjallur krahasime me skandalin Ëatergate të viteve 1970-të në Shtetet e Bashkuara dhe po bëhen thirrje për një komision hetimor në parlament.

Kaczynski tha se nuk shikon asnjë arsye për të ngritur një komision të tillë, dhe mohoi se survejimi luajti ndonjë rol në zgjedhjet e 2019.

“Nuk ka asgjë këtu në fakt, përveç histerisë së opozitës. Nuk ka rast Pegasus, nuk ka survejim”, tha zoti Kaczynski. “As Pegasus, as shërbimet, as informacioni i marrë në rrugë sekrete nuk luajtën ndonjë rol në fushatën zgjedhore të 2019-tës. Ata humbën sepse humbën. Nuk duhet të jenë në kërkim të justifikimeve të tilla sot”.

Citizen Lab konfirmoi se dy personat e tjerë, që u bënë objekt të sulmit ishin Roman Giertych, një avokat që përfaqëson politikanë të opozitës në një sërë rastesh me ndjeshmëri politike, si dhe Eëa Ërzosek, një prokurore e pavarur.

Aleatët e Kaczynski kishin mohuar më parë se Polonia ka blerë dhe ka përdorur programin Pegasus.

Kryeministri polak Mateusz Moraëiecki i quajti zbulimet e grupit Citizen Lab dhe agjencisë së lajmeve Associated Press “fake neës” dhe sugjeroi se survejimi ishte bërë nga agjencia e zbulimit e ndonjë vendi tjetër, një ide kjo e hedhur poshtë nga kritikët që thonë se asnjë qeveri tjetër nuk do të kishte interes të sulmonte tre personat polakë që u bënë objektiv.

Zëvendës Ministri i Mbrojtjes, Ëojciech Skurkieëicz tha në fund të dhjetorit se “sistemi Pegasus nuk disponohet nga shërbimet polake. Nuk përdoret për të gjurmuar apo survejuar ndonjë person në vendin tonë”.

Mediat polake raportojnë se Polonia e bleu programin Pegasus në vitin 2017, duke përdorur paratë nga i ashtuquajturi Fondi për Drejtësinë, që synon të ndihmojë viktimat e krimeve dhe të rehabilitojë të dënuarit. Sipas investigimit të kanalit TVN dhe gazetës së përditshme Gazeta Ëyborcza, programi përdoret nga Byroja Qendrore Kundër Korrupsionit, një shërbim i posaçëm i krijuar për të luftuar korrupsionin në jetën publike dhe që gjendet nën kontrollin politik të partisë në pushtet.

“Fondet publike u shpenzuan për një qëllim të rëndësishëm publik, që lidhet me luftën kundër krimit dhe mbrojtjen e qytetarëve”, tha Kaczynski.

Dhjetëra raste të rëndësishme të abuzimit me programin Pegasus janë zbuluar që nga viti 2015, shumë prej të cilave nga një konsorcium i mediave vitin e kaluar, që konstatuan se programi keqdashës i NSO Group ishte përdorur për të përgjuar gazetarët, politikanët, diplomatët, avokatët dhe aktivistët e të drejtave të njeriut, që nga Lindja e Mesme dhe deri në Meksikë.

Ndërhyrjet piraterike në Poloni konsiderohen veçanërisht revoltuese pasi nuk ndodhën në ndonjë sistem shtypës autokratik, por në një vend anëtar të Bashkimit Evropian.

Drejtorja e Amnesty International për Poloninë, Anna Blaszczak, akuzoi në një deklaratë të premten se survejimi i opozitës përputhet me sjelljen e qeverisë polake të Partisë Ligj dhe Drejtësi. BE’ja e ka kritikuar Poloninë në mënyrë të përsëritur për ndërhyrje tek sistemi i drejtësisë dhe veprime të tjera që perceptohen si anti-demokratike.

“Këto zbulime janë tronditëse, por jo të papritura. Ato ngrenë shqetësime serioze jo vetëm për politikanët, por për të gjithë shoqërinë civile të Polonisë, në veçanti për shkak të kontekstit të historikut të qeverisë kundër të drejtave të njeriut dhe sundimit të shtetit ligjor”, tha Blaszczak.

Lajme të lidhura

SPORT

Pësoi dëmtim të rëndë ndaj PSG, ja sa pritet të mungojë Musiala

08:47 : 06/07/2025
AKTUALITET

Nis rënia e shpejtë e popullsisë në moshë pune

08:36 : 06/07/2025
RAJONI

Tragjedi në Kosovë, vajza 2-vjeçare mbytet në pishinën e familjes

08:30 : 06/07/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 6 korrik 2025/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja?

08:17 : 06/07/2025
AKTUALITET

Shqipëria po bashatiset/ Të rinjtë përgjysmohen nga emigracioni, ikja e tyre dyfishohet

08:10 : 06/07/2025
AKTUALITET

Temperaturat shkojnë në 40 gradë, ja parashikimi i motit për sot

08:03 : 06/07/2025
Para

Çfarë po ndodh? Trafik i rënduar prej 5 orësh në kufirin Kosovë-Serbi

TË GJITHA

Pësoi dëmtim të rëndë ndaj PSG, ja sa pritet të mungojë Musiala

08:47 : 06/07/2025

Nis rënia e shpejtë e popullsisë në moshë pune

08:36 : 06/07/2025

Tragjedi në Kosovë, vajza 2-vjeçare mbytet në pishinën e familjes

08:30 : 06/07/2025

Këmbimi valutor 6 korrik 2025/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja?

08:17 : 06/07/2025

Shqipëria po bashatiset/ Të rinjtë përgjysmohen nga emigracioni, ikja e tyre dyfishohet

08:10 : 06/07/2025

Temperaturat shkojnë në 40 gradë, ja parashikimi i motit për sot

08:03 : 06/07/2025

Horoskopi, 6 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 05/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com