Një 19-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Shkodër, pasi dyshohet se ka përdhunuar një 15-vjeçare. Mësohet se i arrestuari është shtetasi Denis Marinaj.
Ka qenë e mitura e cila ka denoncuar ngjarjen e rëndë në polici duke shtuar se 19 vjeçari e kishte kërcënuar se do i vriste prindërit nëse tregonte gjë mbi abuzimin që po i bënte.
‘Do të vras prindërit nëse nuk shkon me mua’, mësohet të ketë thënë adoleshentja në polici.