• Kontakt
Monday, October 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Lista e re e vendeve me rrezik të lartë/ Ja ndryshimet që ka bërë Gjermania

08:56 : 05/01/2022
në BOTA

Britania e Madhe, Afrika e Jugut, Namibia, Botsvana, Mozambiku, Zimbabve, Malavi, Eswatini dhe Lesoto nuk konsiderohen më në Gjermani si zona të variantit të virusit, njoftoi Instituti Robert Koch (RKI) dhe Ministria e Jashtme në Berlin. Këto shtete renditen tani në grupin e vendeve me rrezik të lartë. Për njerëzit që vijnë nga këto vende dhe janë të vaksinuar kundër Coronës, kjo do të thotë se udhëtimi do të jetë shumë më i lehtë.

Vendet e Ballkanit Perëndimor

Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk janë për momentin në listën e vendeve të rrezikuara nga virusi Corona. Kjo do të thotë se për udhëtarët që vijnë në Gjermani nga këto vende nuk ka obligim karantinimi. Vetëm personat e pavaksinuar, që vijnë me avion, duhet të kenë një test negativ, antigjen apo PCR. Të vaksinuarit dhe të shëruarit në gjashtë muajt e fundit nuk kanë nevojë për teste dhe karantinim.

Gjermania e rrethuar nga vendet e rrezikuara

Klasifikimi si zonë me rrezik të lartë ka efekte të rëndësishme vetëm për udhëtarët e pavaksinuar: ata duhet të kenë teste negative dhe të qëndrojnë në karantinë për dhjetë ditë kur hyjnë në Gjermani. Pas pesë ditësh, ata mund të testohen, e nëse testi rezulton negativ, lirohen nga karantina. Personat e vaksinuar apo shëruar në gjashtë muajt e fundit nuk kanë nevojë për karantinë. Gjermania aktualisht i klasifikon të gjitha vendet fqinje si zona me rrezik të lartë – me përjashtim të Austrisë dhe Luksemburgut.

Lexo edhe:

Spiegel: Gjermania planifikon të porosisë 15 avionë të tjerë F-35 nga SHBA

Irani: S’jemi të detyruar të respektojmë “kufizimet” për programin bërthamor

Ndërsa kur dikush vjen nga zonat e variantit të virusit në Gjermani – ka edhe një detyrim karantine 14-ditore, e cila nuk mund të shkurtohet. Kjo vlen edhe për ata që janë vaksinuar apo shëruar. Përveç kësaj, ekziston një ndalim i përgjithshëm i ardhjes së shtetasve të këtyre vendeve. Kjo nuk vlen për shtetasit gjermanë apo të huajt që kanë vendbanimin në Republikën Federale të Gjermanisë, si dhe grupe të caktuara profesionale.

Varianti shumë ngjitës Omikron u zbulua për herë të parë në Afrikën e Jugut para më shumë se një muaj. Ndërkohë, varianti Omikron po përhapet me shpejtësi edhe në Gjermani. Sipas ekspertëve, Omikron së shpejti do të jetë varianti dominues në Gjermani.

Kërkohen rregulla të reja

Ministri i Shëndetësisë i Bavarisë, Klaus Holetschek, ka bërë thirrje për rregulla të njëjta në të gjithë vendin, në prag të konsultimeve për masat e reja që do të mbahen të premten. “Omikroni me sa duket do të zhvendosë variantin Delta brenda një kohe të shkurtër, kështu që ne duhet të vendosim kursin tani dhe të përgatitemi mirë, që të mos futemi të papërgatitur në valën e pestë”, tha politikani i CSU-së, për gazetën “Augsburger Allgemeine”. Ai pret që “Konferenca e kryeministrave me 7 janar të miratojë masa me të cilat mund t’i japim fund variantit Omikron në mbarë vendin.”

Instituti Robert Koch (RKI) tani po regjistron numra në rritje të infektimeveme virusin Corona. Të martën RKI raportoi për 30.561 infeksione të reja, që është 9.481 raste më shumë se të martën e kaluar. Incidenca shtatëditore është rritur në 239.9 nga 232.4 sa ishte një ditë më parë. Vlera tregon se sa njerëz janë infektuar për 100.000 banorë në shtatë ditët e fundit. 356 persona të tjerë vdiqën nga virusi. RKI përsëri theksoi se në kohën e festave janë bërë më pak teste, ndaj shifrat mund të jenë edhe më të larta. Ndërsa numri i pacientëve të infektuar me virusin Corona në terapi intensive në spitale ishte 3771 të hënën.

/DW/

Etiketa: gjermania

Lajme të lidhura

BOTA

Spiegel: Gjermania planifikon të porosisë 15 avionë të tjerë F-35 nga SHBA

11:09 : 20/10/2025
BOTA

Irani: S’jemi të detyruar të respektojmë “kufizimet” për programin bërthamor

17:09 : 18/10/2025
BOTA

Berlini jep miratimin, Gjermania do i shesë Turqisë 24 avionë luftarakë “Eurofighter”

15:13 : 17/10/2025
BOTA

Gjermania nis hetim ndaj “Temu”, dyshohet për manipulim çmimesh

19:03 : 12/10/2025
BOTA

Cilat janë shtetet e Europës me më shumë miliarderë?

19:45 : 09/10/2025
BOTA

Gjermania shqyrton heqjen e nënshtetësisë së përshpejtuar, shtrëngohet politika e migracionit

15:04 : 08/10/2025
Para

Atentati me 1 të vdekur dhe 4 të plagosur, zbardhet dëshmia e dy prej tyre/ Detajet

TË GJITHA

“Kontrata e Aeroportit të Vlorës është abuzive”/ Berisha: 135 mln euro ndahen mes Ballukut dhe koncesionarit

13:04 : 20/10/2025

Këlliçi denoncoi përfshirjen e 4 drejtorëve në fushatë, Komisionerja e KMSHC: Nuk jemi Shërbime Inteligjente

12:55 : 20/10/2025

Fatos Nano në gjendje të rëndë në reanimacion prej 11 ditësh

12:49 : 20/10/2025

Pastruan 1.25 mln euro, GJKKO dënon me 22 vite burg ish-drejtoreshën e Kadastrës Durrës dhe 3 të tjerët

12:43 : 20/10/2025

I shpërtheu granata teksa po punonte tokën, plagoset 49-vjeçari në Pogradec

12:21 : 20/10/2025

Gjueti e paligjshme te liqeni i Prushit, arrestohet 35-vjeçari

12:14 : 20/10/2025

“Virgjëresha e korrupsionit” i vë në kroskot të Porsche, 370 mln lekë Papulit

12:09 : 20/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com