Një banesë në Vlorë është përfshirë nga flakët në orët e para të ditës së sotme.
Nga raportimet mësohet se zjarri në banesë ra nga ora 05.00 e mëngjesit dhe shkak dyshohet të jetë bërë një qiri i ndezur.
Banesa ka qenë e lëshuar me qira, ndërsa për fat të mirë nuk ka pasur dëme në njerëz.











