Një 51-vjeçar u arrestua nga policia e Sarandës për dhunv në familje. Mësohet se ai ka ushtruar dhunë ndaj djalit dhe bashkëshortes së tij.
“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”,shtetasin Th.V.,51 vjeç, banues në lagjen Nr.3 Sarandë, sepse ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit dhe bashkëshortes së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.