Duket që skandali i peshëngritjes në Shkodër nuk ka përfunduar. Qerimaj ende vazhdon të publikojë akuza ndaj Presidentit të Klubit të Peshëngritjes Elez Gjoza.
Zotëri Elez Gjoza duke mos marrë asnjë përgjigje nga ju si njeri publik në detyra me status si Kryetar të njësisë për LSI-në Tirane, Kryetar Mini Bashkie, President i Federatës së Peshëngritjes ndjej obligim të ju pyes sërish!
Si arrini me të ardhurat tuaja të jetoni në mes të luksit përfshirë vila,makina dhe prona?! Nuk është aspak e drejtë të merreni në intervista dhe TV me trajtimet ushqimore që unë i fitoj me shumë mund dhe sakrificë dhe janë lekë qe vijnë nga taksa paguesit shqiptar edhe jo nga xhepi juaj !
Ju keni detyrim si President të jepni të ardhura për Federatën që drejtoni , ndërkohe ju abuzoni me lekët e taksave të shqiptarëve duke shkelur shumë rëndë ligjin. E gjithsesi vitin që kaloi unë kam marrë vetëm 6 muaj trajtim ushqimor nga Federata.
Si fitues dhe Kampion i shumë Kupave dhe Medaljeve si askush tjetër në Shqipëri gjithsesi më duhet të paguaj kredi shtepie personale edhe 25 vite të tjera sepse unë ndryshe nga ti nuk jetoj në luksin tënd Zotëri .
E keni mbyllur 4-vjecarin e parë të drejtimit me shumë shkelje e abuzime dhe vitin 2017 e keni nisur me shkelje ku do të bëhen publike të tjera fakte e prova. Po mirë more Zotëri kesaj i thoni ju revulucion ?!
Tranjera pa shkolle të larte dhe pa merita që të jenë tranjere të Kombetares të cilët edhe këto i paguani me taksat e popullit shqiptar.Është një person i cili bën punën e Anëtarit të Kryesisë të Federatës, Tranjerit dhe Sportistit edhe ky përkrahës i juaji. Sërish gjejmë shkelje të Statutit dhe ligjit,hapur konflikt interesi.
Në cdo garë jeni të pranishëm me lekët e sportistëve që janë për trajtimin ushqimor e ju i trajtoni garat si turizëm për veten dhe rrethin tuaj miqësor.
Keni paguar sportistë që nuk kapin as normat e kampionatit të peshëngritjes dhe kjo është shkelje e ligjit.
Jeni ju ai që keni futur në Ambasade Amerikane njerëz si fotoreporter për të marrë vizë.
Populli e ka treguar qartë se është në krahun e së drejtës dhe i bëj thirrje për mbeshtetje Kryeministrit Edi Rama dhe Kryetarit të Parlamentit Ilir Meta.