• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

I vëllai këshilltar i Ballukut?/Këlliçi: Ka dhënë dorëheqjen në shkurt

20:24 : 23/12/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Belind Këlliçi ka reaguar pas akuzave se vëllai i tij është punësuar si  këshilltar i ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Në një konferencë për mediat ditën e sotme kryetari i shkarkuar i PD-së, Lulzim Basha u pyet nëse ishte në djeni se vëllai i Belind Këlliçit ishte këshilltar i ministres së Infrastrukturës. Lulzim Basha u shpreh se nuk kishte informacion për këtë gjë ndërsa Këlliçi në një reagim të gjatë në rrjetet sociale thotë se i vëllai, avokati Reshard Këlliçi, në shkurt të këtij viti ka dhanë dorëheqjen nga Albgaz, fill pas caktimit të tij si drejtues politik i PD në Tiranë. Këlliçi është shprehur se për shpifjet e bëra, do t’i drejtohet gjykatës.

“Nuk donte që asocimi i tij me një institucion shtetëror, të kthehej në konflikt interesi dhe të përdorej si mjet sulmi ndaj meje. Për shpifjet e bëra në drejtim të tim vëllai dhe për përpjekjen e shëmtuar për të denigruar fytyrën e një nënshtetasi shqiptaro-amerikan që ka vendosur të kthehet në vendin e tij për të kontribuar mbas 20 viteve në SHBA, ju siguroj se padia do të përgatitet dhe do të depozitohet së shpejti në gjykatën përkatëse,”-shkruan  Këlliçi.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit

Për të gjithë ata që janë konfuzuar në lidhje me lajmet e fundit rreth vëllait tim Reshard Këlliçit dhe për ato media që ‘rastësisht’ pyesin deputetin Basha për vëllain tim, sqaroj me përgjegjësi të plotë se: Reshard Këlliçi, vëllai im ka punuar për rreth 4 vite si avokat për financimin dhe zhvillimin e projekteve energjitike dhe infrastrukturore me studion ligjore globale Hogan Lovells, e bazuar në Ëashington DC dhe Londër. Redi shërben aktualisht si Ekspert për Shqipërinë pranë Sekretariatit të Energjisë për Bashkimin Europian me specialitet të veçantë – këshillimin e institucioneve. Vëllai shërben si Sekretar i Përgjithshëm i Bordit Drejtues të AmCham (Dhomës Amerikane të Tregtisë) dhe gjithashtu shërben si Anëtar Bordi i të njëjtës organizatë. Një nga principet kryesore të AmCham është rritja e investimeve Amerikane në Shqipëri dhe përmirësimi i klimës së biznesit në vend.

Redi nuk ka dashur asocimin me një ndërmarrje shtetërore që në fillimin e tij, pasi gjithmonë ka patur orientimin e punës në sektorin privat. Sidoqoftë, për më shumë se një arsye, bisedat paraprake në lidhje me investimet amerikane në fushën e Energjisë, përfshirë këtu projektin e gazit natyral të likuifikuar ku zhvilluesit kryesorë të projektit janë Exxon dhe Açelerate, dy kompani amerikane të njohura botërisht, ishin diçka që kërkonin njohuri dhe sofistikim komercial dhe ligjor me praktikat amerikane, gjë që vëllai im (si pak kush sot në Shqipëri) e posedon dhe ushtron përditë në praktikën e tij si partner tek Studio Ligjore Frost & Fire Consulting. Ishte si në interesin e Shqipërisë por dhe veçanërisht në atë të Amërikes që ky projekt të shkonte sa më mirë. Për këtë arsye, vëllai i la mënjanë bindjet personale dhe iu përgjigj pozitivisht kërkesës së përsëritur nga aktorë të ndryshëm, kombetarë dhe të huaj (kryesisht amerikanë) që të përfshihej për 1 vit në Albgaz në kapacitetin e tij si Këshilltar Juridik.

Lexo edhe:

Sekuestrohen 50 mijë euro të padeklaruara në doganën e Durrësit

“Po të mos ishte Kushner, s’i rruhej kujt”, Rama i kthen protestat e Zvërnecit në sulm ndaj “armiqve” të Trump

Jam krenar që im vëlla dhe profesionistë të tjerë si ai në Shqipëri kanë ardhur nga jashtë të kontribuojnë në vendin tonë. Por për shkak të vlerave dhe standardit etik dhe moral që unë aspiroj dhe mbroj fort, Redi në Shkurt të këtij viti që po lemë pas dha dorëheqjen nga Albgaz, fill pas caktimit tim si drejtues politik i PD në Tiranë, sepse nuk donte që asocimi i tij me një institucion shtetëror, të kthehej në konflikt interesi dhe të përdorej si mjet sulmi ndaj meje.

Për këtë arsye Redi mori vendimin e tij dhe ka shkëputur çdo marrëdhënie me atë institucion në muajin shkurt, 2 muaj përpara zgjedhjeve në Prill të këtij viti. Për shipfjet e bëra në drejtim të tim vëllai dhe për përpjekjen e shëmtuar për të denigruar fytyrën e një nënshtetasi shqiptaro-amerikan që ka vendosur të kthehet në vendin e tij për të kontribuar mbas 20 viteve në SHBA, ju siguroj se padia do të përgatitet dhe do të depozitohet së shpejti në gjykatën perkatese. Ndoshta shpifja këtu është bërë rrugë, por më vjen keq t’ju them që integriteti dhe reputacioni i një avokati amerikan që ka punuar për studion nga ku ka dalë dhe ai që sot është Kryetari i Gjykatës Supreme të SHBA, nuk mund të përbaltet si kolateral i betejave politike në Shqipëri apo i atyre që i ka zënë paniku i lirimit të zyrës.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sekuestrohen 50 mijë euro të padeklaruara në doganën e Durrësit

21:05 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Po të mos ishte Kushner, s’i rruhej kujt”, Rama i kthen protestat e Zvërnecit në sulm ndaj “armiqve” të Trump

20:57 : 05/06/2026
AKTUALITET

Rama nuk tërhiqet: Investimi 4 mld dollarë në Zvërnec, bekim për gjithë ekonominë shqiptare!

20:44 : 05/06/2026
BOTA

Tension në Detin e Zi/ Ukraina godet anije dhe konfirmon shpërthim droni në Rumani

20:37 : 05/06/2026
AKTUALITET

‘Shit Zeqinenë po deshe’, pankarta pikante nga protesta qytetare

20:29 : 05/06/2026
AKTUALITET

Gardisti i sulet protestueses gjatë takimit të Ramës, tenton ti mbyllë gojën /VIDEO

20:21 : 05/06/2026
Para

Ultimatumi i Berishës për të liruar zyrën në 5 Janar, ja çfarë thotë Alibeaj

TË GJITHA

Sekuestrohen 50 mijë euro të padeklaruara në doganën e Durrësit

21:05 : 05/06/2026

“Po të mos ishte Kushner, s’i rruhej kujt”, Rama i kthen protestat e Zvërnecit në sulm ndaj “armiqve” të Trump

20:57 : 05/06/2026

Rama nuk tërhiqet: Investimi 4 mld dollarë në Zvërnec, bekim për gjithë ekonominë shqiptare!

20:44 : 05/06/2026

Tension në Detin e Zi/ Ukraina godet anije dhe konfirmon shpërthim droni në Rumani

20:37 : 05/06/2026

‘Shit Zeqinenë po deshe’, pankarta pikante nga protesta qytetare

20:29 : 05/06/2026

Gardisti i sulet protestueses gjatë takimit të Ramës, tenton ti mbyllë gojën /VIDEO

20:21 : 05/06/2026

Protestë kundër Ramës edhe në Berlin: Natyra është e jona

20:13 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet güvenilir mideneme bonusu veren siteler 2026romabetinterbahisbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibomCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobet girişjojobet