Ndeshje e bukur mes Empolit dhe Milanit. Skuadra kuqezi e Piolit gjeti avantazhin me Franck Kessie shumë shpejt, por barazimi i toskanëve ka ardhur me fantazistin shqiptar Bajrami me një goditje super të shpejtë dhe të fortë që ka befasuar Maignan, pasi topi është përplasur në tokë njëherë dhe më pas ka përfunduar në rrjetë.
Ovacione të mëdha për shqiptarin që këtë sezon po tregon klasin e tij dhe është ndër më të besuarit e trajnerit Andreazzoli.
Ndërkohë në fundin e pjesës së parë, Milan gjen sërish golin me anë të Kessie i cili shënon golin e dytë personal dhe të skuadrës.