• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Ish-futbollisti i Chelsea-t: Broja profesionist i vërtetë, po korr frytet e punës së madhe

22:17 : 20/12/2021
në SPORT
Foto: Getty Images

Foto: Getty Images

Ish-futbollistët e Premier League, Martin Kion dhe Joe Cole, i kanë thurur lavde talentit të Kombëtares shqiptare, për nisjen fantastike të sezonit me Sauthamptonin.

Talenti i huazuar në “StMary’s” nga Çelsi, shënoi golin e gjashtë për “Shenjtorët” mbrëmjen e së mërkurës kundër Kristal Palasit dhe bëri një tjetër paraqitje që la gjurmë në skuadrën e Ralf Hazenhytelit, e cila këtë fundjavë nuk luajti si pasojë e shtyrjes së ndeshjes kundër Brentfordit.

Brojës i mjaftoi një prekje për të lëshuar një goditje nga 21 metra dhe mposhtur Xhek Batlendin dhe përmbysur momentalisht rezultatin në mesjavë. Paraqitja e tij fiton pikë të tjera edhe prej faktit se tekniku austriak i ka besuar vetëm pesë ndeshje titullar deri tani këtë sezon, pas një nisje të ngadaltë të sezonit. Sfida e ardhshme e 20-vjeçarit është të vazhdojë të shënojë duke forcuar pozitat për një rikthim të mundshëm në “Stamford Bridge” në fund të sezonit, ku do të mund të rivalizonte me Romelu Lukakun, Kai Havercin dhe Timo Vernerin, në nivelin më të lartë të mundshëm.

Dhe dy legjenda si Martin Kion dhe Joe Cole besojnë se Broja e ka talentin për t’u bërë një lojtar i klasit elitar në Premier Ligë. “Ai duket i denjë, apo jo, – tha ish-legjenda e Arsenalit duke komentuar për mikrofonat e televizionit “BT Sport”.

– Ai duket me vetëbesim dhe po e rrit staturën e tij. Por kjo është diçka e shkëlqyer për Çelsin, me lojtarët që ka huazuar të cilët po shkëlqejnë. Tani ata e dinë se mund të kthehen dhe hyjnë në skuadër, sepse trajneri do ta bëjë këtë për ta”. Sa i përket ish-mesfushorit të Çelsit, Joe Cole i cili e njeh Brojën nga afër pasi ka punuar me moshat në qendrën stërvitore të bluve “Cobham”, ka ngelur i befasuar me hapat që talenti ka bërë që kur është huazuar te Sauthemptoni.

Lexo edhe:

Burnley pëson disfatë në Premier League, Broja futet nga stoli

Broja debuton me Burnley në Premier League, por një penallti në fund i jep fitoren Liverpool-it

“Unë kam punuar me të dhe ai është një lojtar me të vërtetë i talentuar, është një superprofesionist i vërtetë”, komentoi ish-ylli i kombëtares angleze për “BT Sport”. “I mungonte pak përvoja se si sillej brenda dhe jashtë zone, por ai ka pasur një sjellje të shkëlqyer, ka punuar fort çdo ditë dhe tani po korr frytet e punës së tij. Ai është një tjetër futbollist që e prodhon akademia e Çelsit, e cila vazhdon të nxjerrë talente”, përfundoi ish-futbollisti i Çelsit Joe Cole.

Etiketa: Joe Colepremier league

Lajme të lidhura

SPORT

Burnley pëson disfatë në Premier League, Broja futet nga stoli

17:51 : 05/10/2025
SPORT

Broja debuton me Burnley në Premier League, por një penallti në fund i jep fitoren Liverpool-it

17:44 : 14/09/2025
SPORT

Premier League shpenzoi 3.5 miliardë euro në merkato, rekordi mbahet nga Liverpooli

16:24 : 02/09/2025
SPORT

Xhaka rikthehet me fitore në Premier League, Tottenham turpëron ekipin e Brojës

18:23 : 16/08/2025
SPORT

Premier League nis me rregulla të reja, portieri e pëson pas mbajtjes së topit mbi 8 sekonda

17:53 : 16/08/2025
SPORT

Nis sezoni i ri në Premier League, Liverpool dhe Bournemouth zbardhin formacionet

20:23 : 15/08/2025
Para

Shefi i OBSH-së del sërish në konferencë: Varianti Omicron po përhapet më shpejt se delta

TË GJITHA

Këlliçi: Rama në luks me charter, ndërsa shqiptarët presin biletën e largimit

18:30 : 29/10/2025

Kreu i KLSH: Institucionet po na bllokojnë proceset audituese

18:25 : 29/10/2025

Ministri belg: Nëse Moska na sulmon, do ta rrafshojmë

18:19 : 29/10/2025

VIDEO/ Momenti kur shembet pallati në Stamboll dhe zë nën rrënoja banorët

18:11 : 29/10/2025

Neglizhuan pacienten duke çuar në humbjen e foshnjës, merren të pandehura dy gjinekologet e “Hygeia-s”

18:06 : 29/10/2025

Liqeni Artificial i sëmurë, ndotje nga tetë drejtime

18:04 : 29/10/2025

I shpëtoi atentatit me tritol në Shkodër, inspektori i Tatimeve: Nuk kam konflikte

17:59 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com